“Biliotekat janë të varfëra”, Albin Kurti kritika prindërve: Nuk lexojnë mjaftueshëm. Nxënësit shpenzojnë 7 orë në ditë para telefonit

9 Gusht 2020, 15:32Rajoni TEMA

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kritikuar prindërit për mungesën e leximit, duke shtuar se bibliotekat e komunave ose nëpër familje janë të varfëra.

Kreu  VV-së teksa ka cituar një studim që është bërë në Kosovë se sa po lexohet, në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se sipas studimit rezulton se prindërit nuk lexojnë mjaftueshëm.

Gjithashtu Kurti në postimin e tij nuk lë pa porositur, se duhet të rikthehet dija si vlerë dhe i dituri si autoritet, nëse vendi dëshiron të shkojë përpara.

Postimi i plotë i Kurtit:

Prindërit nuk lexojnë mjaftueshëm. Bibliotekat publike nëpër komuna dhe ato private nëpër familje janë të varfëra. Mungon kultura dhe shprehia e leximit.

Nxënësit i kalojnë mesatarisht afër shtatë orë në ditë para ekraneve të ndryshme, prej të cilave vetëm dy orë për mësim (lexim e kërkime).

Shumica e nxënësve nuk arrijnë t’i kujtojnë tre librat e fundit që kanë lexuar. 2/3 e tyre e praktikojnë kopjimin e detyrave dhe referateve nga interneti.

Sa më të rritur nxënësit, aq më pak lexojnë e aq më shumë kopjojnë. Këto janë disa prej të gjeturave nga studimet që trajtojnë lexueshmërinë dhe mësimin në Kosovë.

Nuk jemi të vetëdijshëm sa shumë probleme sot janë pasojë direkte e arsimimit të dobët. Nga keqqeverisja lart deri te mjerimi poshtë. 

Duhet ta rikthejmë dijen si vlerë dhe të diturin si autoritet. Nëse duam të kemi shtet dhe përparim.

5 komente në ““Biliotekat janë të varfëra”, Albin Kurti kritika prindërve: Nuk lexojnë mjaftueshëm. Nxënësit shpenzojnë 7 orë në ditë para telefonit”

  1. Baliu says:

    Prej se ngelaqat e rrembyen pushtetin me vjedhje e vrasje dhe instaluan “Shtetin e D(h)ijes”, tash ngelaqat “me shkolle” jan autoritet, dhe ata jan “e keqja me e vogel”. Siq thoshte Slloba dikur “vetem shiptari pa shkolle, eshte shiptar i ndershem”.

  2. Bledi says:

    biliotekat?
    dhe këtë me gugël e përgatitët?

  3. Bledi says:

    biliotekat?
    dhe këtë me gugël e përgatitët?
    apo vari lesht se kurti është

  4. Baliu says:

    Ngelaqi: Ata qe “munden”-bejne, ata qe “s’munden”-lexojne.

  5. ?????? says:

    Ha mute ha legen i qelbur njeri i pa afte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje