Çfarë po ndodh me patrullimet e përbashkëta të KFOR-it dhe forcave serbe përgjatë kufirit Kosovë – Serbi?

9 Gusht 2020, 09:17Rajoni TEMA

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, thanë se të premten më 7 gusht, kanë zhvilluar një patrullim “të sinkronizuar” me forcat e armatosura serbe, përgjatë vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Njoftimi i KFOR-it, pasoi raportimet e medieve vendase se të premten “forcat serbe kishin hyrë në fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës”. Njoftimi nxiti reagime dhe kritika në adresë të qeverisë së Kosovës.

Forcat paqeruajtëse shpjeguan të shtunën se bëhej fjalë për një patrullim të përbashkët me Forcat e Armatosura të Serbisë në vijën kufitare.

“Që nga viti 2008, patrullimet e sinkronizuara zhvillohen në mënyrë rutinore së bashku nga KFOR-i dhe Forcat e Armatosura serbe përgjatë vijës kufitare administrative për të ofruar siguri dhe për tu siguruar që nuk ka incidente. Në këtë drejtim, KFOR-i gjithashtu zhvillon patrulla të përbashkëta me organizatat e sigurisë së Kosovës në afërsi të vijës kufitare administrative”, thuhet në një komunikatë të forcave paqeruajtëse.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se ministri i tij i Brendshëm, Agim Veliu është takuar me komandantin e KFOR-it.

„Siguria në Kosovë nuk mund të rrezikohet nga askush. Nuk ka vend për panik, dhe as nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje, pa pasur idenë se si ka ndodhur ngjarja. Kufijtë e Republikës së Kosovës janë të sigurt dhe të njohur ndërkombëtarisht nga pjesa më e fuqishme dhe demokratike e botës“, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.

Komentet e kryeministrit Hoti pasuan një vizitë të ish kryeministrit Ramush Haradinaj në fshatin Karaçevë, „për të biseduar me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe. Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla“, shkroi zoti Haradinaj.

Partia Demokratike e Kosovës i bëri thirrje qeverisë dhe bashkësisë ndërkombëtare “që të reagojnë me shpejtësi dhe veprime të drejtpërdrejta për t’i ndalur këto provokime të drejtpërdrejta ndaj sovranitetit të vendit dhe shmangin çfarëdo konflikti të mundshëm që mund t’i cënoj të arriturat e deritanishme”.

Ministri i Brendshëm, Agim Veliu, tha pas takimit me komandantin e KFOR-it, Michele Risi, se bëhej fjalë për patrullim të përbashkët dhe se „aktivitete të tilla të sinkronizuara mbahen si me Forcat Serbe ashtu edhe ato të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të evitohet çfarëdo përplasje ndërmjet pjesëtareve të dy forcave“.

Forcat e NATO-s thanë se vija kufitare Kosovë – Serbia, “shtrihet në rreth 350 kilometra dhe nuk është e shënjuar qartë apo e përcaktuar nga elemente të terrenit natyror dhe të identifikueshëm, siç janë lumenjtë ose vargmalet, por është shënuar vetëm në harta”. Sipas tyre, „patrullimet e sinkronizuara duhet t’i përshtasin lëvizjet e tyre me terrenin“, ndërsa në asnjë moment pjesëtarët e forcave serbe „të një patrulle të sinkronizuar nuk ndahen nga pjesëtarët e KFOR-it“ dhe njësoj ka ndodhur edhe të premten.

11 komente në “Çfarë po ndodh me patrullimet e përbashkëta të KFOR-it dhe forcave serbe përgjatë kufirit Kosovë – Serbi?”

  1. Bbb says:

    Po pse nuk i fusin nje patrullim te sinkronizuar edhe ne Prishtine meqe jane…po edhe ne Tirane pse jo
    A ju q

    1. Cen Durim´modhi says:

      Per ne Kosove nuk e di, ama ne ketej kemi Gjigandin qe ja thyen turinjte te gjitheve me batuta. Nuk kemi nevoje te tregojme armet.

  2. kufitari says:

    Nje pyetje kisha per partneret tane ne NATO:Po forcat ushtarake te Kosoves a kane patrulluar ndonjehere teritorin e Serbise naten per ndonje incident?
    Uroj qe pergjigjia te mos jete shaka e radhes !

  3. Mal Cori says:

    Ne Tirane i ke forcat serbe tash sa vjet.
    Edhe demokracia ne Shqiperi erdhi me ndihmen e forcave serbe.

  4. Viola says:

    Ky nuk eshte provokim por shkelje e integritetit te Kosoves me aprovimin e NATOS.Kurse ky rambo i Kosoves ben patrullime si Kreshnik Sahiu njere vakti. Kam marre pjese ne shpalljen e pavarsise se Kosoves dhe jam penduar.Nuk ishte kjo Kosova qe kremtuam.

  5. shqiptari says:

    Dakort ju te kforit qe beni patrullim te perbashket , por mud te na shpiegoni pse me forcat Serbe beni patrullim brenda teritorit te kosoves , kurse me forcat kosovare beni patrullim ne afersi te kufirit serb , pse ky diferencim , mos jeni gje pak si bythqima ju te kforit. se rrug tjeter ska .

  6. apolonacademy says:

    toka e dardanise mbrohet nga vet bijte e saj e jo nga mercenaret brekdhjere e lgbt ?️‍? e NATO , ndaj ti rambo pordha e ti hamdullah ca palaco emer te quajne ty , ne ke bithe dili zot folese kreshnike , nese jo , hapni krahun se ka plot bije te ??? qe vec kushtrim presin e ta shikoj candarmeria e serbise kurve , qe do vej cdo gje ne vend te vet , deri tek molla e kuqe !!!

    1. Fatos says:

      I keni teknologjitë GPS që mos të kaloni tjetërkund ndaj mos na cani trapin me fjalime dhe justifikime si të ishim në mesjetë.

      1. Fatosi-kosove says:

        E çfar eshte mesjete per ty fatos sepse kam pershtypjen se gabimisht i paske dy kambe !

  7. Fatosi-kosove says:

    Ky nuk eshte rasti i vetem o shqiptar,urij se tmos perseritet por per ata qe erdhen ne pushtet duke akuzuar Thaqin se ka marreveshje te fshehte me vuqiqin per fakjen e veriut,si psh vjosa osmanka qe ka disa vite qe vazhdon ta shaje e fyeje presidentin JO me pak se serbia,se vuqiqi, shesheli e deri te millosheviqi,mjafton ti kujtoni vetem dy fakte sa ishte presidenti Thaqi duke biseduar me vuqiqin bisedimet beheshin ne uashington,tash kur kemi osmanken me hotin bisedimet behen me gjuriqin qe eshte naqellnik per kosmetin i emeruar nga serbia dhe me referin e europes lajqakun e sllovakise, situata ka ndryshuar dhe po ndryshon çdo dite ne disfavor te kosoves, rasti me i fundit futja e ushtrise serbe ne kosove dhe marrja nen mbrojtje nga KFOR se eshte ber ne kordim me ushtrine serbe ne zonen kufitare!
    Ku qenka kufiri ateher mu ne mes te fshatit,po deklarata e KFOR-IT se bejme patrullime te sinkronizuara me ushtrine dhe policine serbe e poashtu edhe me organizatat e Kosoves. Anuk Jane shqetesuese te dashur shqiptar,pra policia e kosoves qenka organizate prandaj nuk pranohet ne interpol, po FSK çfar eshte!
    E dhimshme por e vertet, me plateforme qubrilloviqjane serbia ja arrin per te saten her ta shtrije kontrollin ne kosove duke perdorur njerez te vet si çdo her,edhe kur millosheviqi hoqi autonomine gjeti disa eksperta shiftari si syrja pupovci, rrahman morina, pllana,kllokoqi e disa te tjer mjerisht dhe bindi shqiptaret e kosoves se nuk humbim asgje perkundrazi fitojme, dhe fituam shtypjen,gjenocidin deri ne zhdukje, sot kemi situate te njejt,ata qe ne kohen e pupovcave ishin ne burg dhe te denuar nga serbia si kunderrevilucionar e binden popullin por edhe europén se ska zgjidhje me serbine pa lufte, edhe Europa e kuptoj dhe priti disa vite qe ti izolon ata qe luftuan kunder serbise dukebi akuzuar per krime lufte e te njeten kohe ngriti ne pushtet tbijt e tbijat e pupovcave si osmanka dhe tash xhandarmeri serbe futet ne karaqeve, kurse osmanka ne kuvend kercenon deputetet se respektin kushtetuten,eshte e vertet po cilen kushtetute se ate serbise apo te ishjugosllavise,mjer kosova e sidomos ata qe kane humbur familjaret per nje liri te plote,lum Rugova e Agani qe Kane vdekur me burreri dhe nuk Jane sot ta shofin se si ne LDK kemi vetem tbijt e tbijat e ish UDB-s dhe kane marre edhe pushtetin me bekimin e europes qe n’a deshi aq shume (ne serbi), e kete e ndihmoj pa pushim edhe dhandrri i serbise sali berisha dhe edhe sot ka mender njerez qe mendojne se eshte patriot, e patrioti dhe atdhetari nuk k kshilltar spécial per siguri kombetare serbin fazlliq, pra lum tradhetaret qe ju erdhi dita dhe Haram ju qofte po nuk realizuan andrren e serbise deri ne Durres, qe pastaj edhe femijet e tyre te binden se paskan qene pjelle e ndyre.
    PS, keto fjale po i shkruaj ngase po me dhem shpirti.

    1. Ja dhe une says:

      Te gjithe qe komentojne ne kete lajm, ngaterrojne “dashurine” per Kosoven me detyrat qe kemi per ta merituar dashurine. Dashuria e komentuesve, fatkeqesish eshte kethyer ne populizem. Te gjithe brohorasin per Kosoven si shtet i pavarur dhe te drejtat e ketij shteti. Bile ndonjeri kerkon qe KFOR, ne bashkepunim me FA te Kosoves te patrulloje brenda Serbise…
      Te gjitha keto jane endra ne diell. KFOR dhe EULEKS ay jane me nje qellim te caktuar dhe tregojne nivelin “shteteror” te Kosoves. Ata funksionojne ne baze te marreveshjeve dhe tregojne “kufizimet” qe kemi ne si shtet dhe kufizimet qe ka Serbia ndaj Kosves…
      Te tera keto duhet te na vene gishtin ne koke dhe te mendojme se cfare idjote jemi ne qe sabotojme marreveshjen me Serbine. Vetem kur te na njohe Serbia, veten dhe vetem ahere, KFOR apo EULEKS do ikin nga Kosova dhe marreveshjet kufitare do mbahen nga forcat tona dhe ato Serbe pa ndihme nga jashte….
      Pra ajo qe dua te them eshte mungesa e trurit per te arritur mareveshjet. Ketu e kam fjalen per Ramushin qe si kaposh cpiku taksen. Ketu e kam fjalen per Kurtin qe cpiku reciprocitetin. Ketu e kam fjalen per Osmanlline qe kreh floket e saj kacurela kur “fshati digjet”
      Ca nga injoraca dhe ca nga puna e agjentures serbe, problem yne ka ecur mbrapa. Populistet bertasin per te drejtat qe duhet te kemi dhe harrojne per detyrat. Te gjithe e kane kethyer Kosoven ne nje lope qe duhet ta mjelin por dhe jo ta ushqejne…
      Qe te mos zgjatem bej thirrje qe te heqim dore nga “patriotizmi bosh”. Marreveshja me Serbine eshte eminente. Serbia nuk do iki ndonjehere prej Ballkani dhe gjithmone ajo do luftoje te na fusi thiken ne zemer. Bashkimi yne kombetar duhet te jete platforma jone dhe jo platforma e fshatareve qe u bene udheheqes. Kjo eshte fatkeqesia jone. Kaposhat shqirak prej Kosove i kane hipur ne qafe Amerikes dhe Evropes dhe bejne glasa ne qafen e shpetimtareve. Bashkepunimi me ta dhe jo “te drejtat” maksimale te fantazuara nga populizmi jane shpetimi yne. Qe te arrihet qe te realizojme ate qe kerkojme duhet pune dhe jo “trimeri”. Aq me teper jo “trimeri” fshatareske qe shitet si patriotizem i kulluar…Duhet te perdoret truri te dashur bashkeatdhetare. Larg nga mbjellja e urrejtjes per KFOR dhe Perendimin. Etj Etj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje