Denoncohet edhe një lëvizje tjetër e xhandarëve serbë të armatosur në thellësi të territorit të Kosovës

8 Gusht 2020, 08:50Rajoni TEMA

Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebbook, ka reaguar pas raportimeve për hyrjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, saktësisht në Karaçevë të Kamenicës.

Surdulli tha se veprime të tilla të xhandarmërisë serbe po vazhdojnë tash e 20 vjet pas çlirimit të Kosovës.

Ish-kryetari apeloi të KFOR’i dhe institucionet tjera të Kosovës që të reagojnë në mënyrë që veprime të tilla të mos përsëriten përsëri nga forcat serbe

Gjithashtu, edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka reaguar me këtë çështje ku ka thënë se paramilitarët serbë terrorizuan qytetarët e Kamenicës.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të ish-kryetarit Surdulli:

Informatë

Për KFOR-in,

Institucionet qendrore të Republikës së Kosovës,

Mediat dhe opinionin publik

Sot, më 07.08.2020, rreth ores 18,05 një kolonë e ushtrisë së Serbisë të shoqëruar me disa qenë përsëri erdhën nga mali e anës së Serbisë kaluan nëpër rrugën e lagjës tonë të Bernjashëve dhe ranë teposht ende më fellë të territorit të Republikës së Kosovës.

Ky veprim i hyrjes së ushtrisë serbe ne këtë pjesë të territorit të Kosovës me keqardhje po vazhdon edhe pas 20 viteve të çlirimit jo të plotë të Kosovës.

Apelojmë te KFOR-i si dhe institucionet e Kosovës të marrin masa adekuate që mos të përsëriten këto veprime të ushtrisë serbe, sepse ka ndikuar dhe po ndikon përveç në shqetësimin po ashtu edhe në shpërnguljen e qytetarëve të zonës kufitare të Karaçevës.

5 komente në “Denoncohet edhe një lëvizje tjetër e xhandarëve serbë të armatosur në thellësi të territorit të Kosovës”

  1. Tironci says:

    Po forcat e sigurise se Kosoves ku jane. Po ju nuk merrni dot armet dhe i bini qe ta marri vesh gjithe bota qe serbi po nderhyn ne Kosove ushtarakisht?.

  2. Epiriiiii says:

    Armatosuni vet. Veteranet e UÇK Duhet te jene ne Gadishmeri te Plote. Vendosni 1 Nr Telefoni ku menjeher ne Koh Reale te Denancohet Shkelja e Tetitorit dhe te kapet, te Ndalohet, te Arrestohet ne Flagrance Xhandarmeria Serbe. Po nuk veptoi UNIMIKU Veteranet e UÇK duhet ta marin ne Dor Situaten. Po nuk ja Treguat Serbit se ai vend ka Zot gjithmone kane per te vepruar keshtu.

  3. Tuk Tuk says:

    Dale te mbaroje berxollat Ramush xhepisti ne Vlore dhe do tu a rregulloj ai serbeve.

  4. Vlonjati says:

    Kur sërbet kaluan kufirin me trupat speciale në shqiperi gjatë luftës së kosovës i pritën fshatarët dhe gratë me pushkë Kur erdhi ushtria u ranë brekët duke ikur me vrap. Cfare po beni ju ??? Levizni se do ju zërë barku de do ju marri purtha shalët.

  5. Toni says:

    Qeveria juaj deklaroi se nuk ka pasur dhe nuk ka ushtare apo shkelje
    Hani pak suxhuk me spec se ju ban ma trima

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje