Nis regjistrimi i pemëve në hipotekë, ja çfarë duhet të dini për procedurat

9 Gusht 2020, 14:08Sociale TEMA

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur procesin e regjistrimit të pemëve në regjistrat e pasurive të paluajtshme dhe pasurive natyrore. Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe procedurat që do ndiqen për regjistrimin e tyre.

Në kategorinë e pemëve që regjistrohen në regjistrin e pasurive të paluajtshme hyjnë të gjithë drurët që ndodhen brenda kufirit të pasurisë (tokës), pavarësisht llojit dhe pronësisë së pasurisë (nëse është private apo shtetërore).

Kërkesa për regjistrimin e pemëve nga subjekti i interesuar duhet të shoqërohet me dokumentacionin e mëposhtëm: a) listën e detajuar të inventarit të pemëve; b) planin e rilevimit (paraqitja grafike e pronës dhe pemëve), sipas modelit të miratuar; c) aktin e fitimit të pronësisë, nëse nuk është regjistruar më parë.

Ndërkaq, për regjistrimin e pemëve në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme, drejtoria vendore e ASHK-së verifikon këto elemente: a) legjitimimin e subjektit, nëse ai është është pronari/bashkëpronari i pasurisë së paluajtshme mbi të cilën do të regjistrohen pemët apo përfaqësuesi i autorizuar i tij; b) nëse dokumentacioni i depozituar për regjistrimin e pemëve është i plotë.

Kur pas kryerjes së verifikimeve, kërkesa për regjistrimin e pemëve i përmbush kushtet e përcaktura në lidhje me dokumentacionin dhe

legjitimimin e subjektit, vijohet me regjistrimin në kartelën e pasurisë së paluajtshme, sipas të dhënave të paraqitura në dokumentacionin tekniko-ligjor të depozituar për regjistrim, në përputhje me përcaktimet e nenit 29, të ligjit nr. 111/2018, “Për kadastrën”.

Pas regjistrimit të pemëve në regjistrat kadastralë, drejtoria vendore e ASHK-së pajis pronarin me kartelën e pasurisë, si dhe me sasinë e nevojshme të matrikujve për çdo pemë të regjistruar.

2 komente në “Nis regjistrimi i pemëve në hipotekë, ja çfarë duhet të dini për procedurat”

  1. Tullaci says:

    Lart me lart o shoke flamuajt e kongresit dhe pemt duheshin rregjistruar se duhet taxsa per vete shteti bradh me Renxh rovera harxhime pa Kofi, un mondo qe cdo gje domate spece she vezt e pules Duhen rregjistiar te paguajn taks te gjith ,kurse Ramuti Sali serbi like floriri te mbajn pa deklaruar pasurin e tyre r**t ku ti ken legenat

  2. Mal Cori says:

    Kur ne vitin 1880 u ndertua bulevardi i Berlinit, ai qe eshte dhe sot, nga porta e Brandenburgut, ne drejtim perendim, dhe kancelarit te atehershem Otto Bismark i vune perpara projektin, ai e kundershtoi.
    – E dini perse?
    Sepse, nga ndertimi i tij duhej te priteshin disa pema, ndermjet te cilave edhe pisha.
    – Te ndertohet aty ku nuk pritet asnje peme, tha Bismarku. – Kush pret nje pishe, ka vrare nje njeri. Dhe si i tille duhet pushkatuar.
    Dhe bulevardi u ndertua aty ku eshte edhe sot, ne nje zone mocalore, e cile u mbush me gure dhe dhe.
    Ndersa kryetari i bashkise Fier, mburret se per betonizimin e sheshit ne qender te Fierit, preu 50 pisha dhe bredha mbi 70-80 vjecare dhe askush nuk e pushkatoi.
    Mbase nje dite do ta varin ne litar, ne mes te Fierit.
    Nese nje dite do te behet shteti dhe drejtesia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje