Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut, Ministrja e Informacionit jep dorëheqjen: Kërkoj falje nga libanezët që nuk i kam përmbushur pritshmëritë e tyre

9 Gusht 2020, 15:01Bota TEMA

Ministrja libaneze e Informacionit, Manal Abdul Samad, njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga detyra e saj pas shpërthimit të fuqishëm në Portin e Bejrutit që shkaktoi vdekjen e 158 personave dhe plagosjen e mbi 6 mijë të tjerëve.

“Kërkoj falje nga libanezët që nuk i kemi përmbushur pritshmëritë e tyre. Nuk ka ndryshim në afat të shkurtër. Nuk ka mbetur më asnjë situatë për të përmbushur pritshmëritë e popullit pas katastrofës në Portin e Bejrutit,

Kështu që unë jap dorëheqjen nga detyra ime në qeveri“, tha Abdul Samad.

Pas shpërthimit të fuqishëm që ndodh të martën e 4 gushtit deri më tani kanë dhënë dorëheqjen 5 deputetë.

Më 4 gusht, në Portin e Bejrutit shpërtheu një zjarr në një depo ku gjendeshin lëndë shpërthyese, pas së cilës ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm që tronditi tërë qytetin.

Në shpërthim kanë humbur jetën 158 persona dhe rreth 6 mijë të tjerë janë plagosur. Presidenti libanez Michel Aoun ka deklaruar se shpërthimi është shkaktuar nga plasja e 2.750 tonëve nitrat amoniumi që ishte ruajtur në Portin e Bejruti për gjashtë vitet e fundit.

Pas kësaj deklarate, krahas medias sociale, në shtypin libian dhe atë botëror u ngritën shumë pyetje dhe pretendime.

Ndërkohë, ende mbetet e panjohur se përse është mbajtur për 6 vite në port 2.750 tonë nitrat amoniumi i cili ka veti shpërthyese.

1 komente në “Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut, Ministrja e Informacionit jep dorëheqjen: Kërkoj falje nga libanezët që nuk i kam përmbushur pritshmëritë e tyre”

  1. lindja says:

    libanez jo libian eshte liban jo libi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje