‘Tubimi i shpresës’ ndiqet live nga 100 milionë njerëz, pjesë e panelit botëror edhe ish-presidenti Alfred Moisiu

9 Gusht 2020, 18:47Sociale TEMA

Covid-19, i është vendosur si kurorë sfidave dhe vështirësive të njerzimit. Pas konflikteve politike, territoriale, etnike, racore, religjoze, ekonomike dhe ndryshimet klimatike, sot bota vuan edhe nga armiku i ashtuquajtur i padukshëm, por që të gjithë ja shohim dhimbjen.

Pas kësaj tabloje, Federata e Paqes Universale thirri Tubimin e Shpresës. “Really of hope”, ku bëri bashkë në gjithë botën ku në kohë reale mbi 100 milionë njerëz, anë e mbanë globit ndoqën live Tubimin, për të përcjellë mesazhin se bota ka shpresë, dhe kjo është mundësia që të reflektojnë të gjithë, me në qendër dashurinë mund të zgjidhen të gjitha llojet e konflikteve.

Tubimi i shpresës u thirr nga Dr. Hak Ja Han Moon, bashkëthemeluese e Federatës së Paqes Universale. Së bashku me të në panel morën pjesë lider nga e mbarë bota, kryetarë shtetesh dhe ekspertë të fushave te ndryshme.

Dr. Hak Ja Han Moon dhe i ndjeri Reverend San Mjang Moon,bashkëshorti i saj, për dekada të tëra kanë mbrojtur filozofinë e ndërvarësisë, prosperitetit të ndërsjellë dhe vlerave universale, si mënyra më e sigurt për të sjellë paqen e qëndrueshme.

Në panelin botëror morri pjesë edhe ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Mosiu, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Paqes për Europën.

Mesazhet e Paqes dhe rekomandimet u përcollën nga Ban Ki-Moon, ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB, znj. Pulina White, këshilltarja e Presidentit Donald Trump, SH.T. Hun Sen, Kryeministër i Kamboxhias; H.E. Macky Sall, Presidenti i Senegalit; Hon. Brigi Rafini, Kryeministri i Nigerit, Jimmy Morales dhe ish-kryeministri i Kanadasë Stephan Harper.

Ky tubim ishte kurorëzimi i përmbylljes së Samiteve të Paqes të mbajtura nëpër botë, por për shkak të pandemisë së koronavirusit u zhvillua online.

1 komente në “‘Tubimi i shpresës’ ndiqet live nga 100 milionë njerëz, pjesë e panelit botëror edhe ish-presidenti Alfred Moisiu”

  1. Te paeskopzuarit says:

    Federata e paqes universale eshte nje sekt fetar. Nqs do te martohesh ne kete sekt duhet ti cosh foton drejtuesit boteror dhe ai ta zgjedh bashkeshorten si e mendon ai.
    Flasim per vlerat e familjes por ish drejtuesi i tyre ka nderruar tre gra.
    Maskohen shume pas paqes dhe fjaleve te medha por jane si ujq te veshur me lekure deleje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje