Debati i hapur dje nga Karmina mbi dyshimet që ajo ka se Niko është tradhtar i opozitës, u shtuan shumë dhe sot.
Menjeherë pas publikimit të Karminës, analisti Qim Peka ju vërsul me një postim privat Nikos, duke e akuzuar atë se mbron Blushin dhe sulmon Bejten, që Qim Pek ia blen ilaçet.
Ky debat agravoi më tej, pasi Niko ju kundërpërgjigj duke qëndruar stoik në qëndrimet e tij.
Pas kësaj, analisti Qim Peka bëri këtë shpjegim për fansat e Karminës:
“Përpjekja e Nikos për të mbrojtur Blushin është shenjë e qartë e një aleance fluide mes dy kampeve.
Niko ka hyrë në aleancë me Blushin, pasi ai kërkon të bëjë xheloze Vjollca Hoxhën dhe ajo ta heqë Blushin, e pastaj ta marrë Niko në punë.
Kështu Niko mendon se mund të rikthejë perandorinë e gazetës ‘Koha Jonë’, nëse rikthen Blushin aty.
Nga ana tjetër, duke ditur sensibilitetet e Blushit kundër Bejtes si poet, Niko ngre lart rolin e prozatorëve dhe kërkon të sfumojë poetët.
Këtë e bën ngaqë dhe Havzi Nela ka qenë poet, jo prozator.
Në këtë rast ai kërkon të poshtërojë Bejten, që e ka vlerësuar dhe Rama si një nga poetët me të mirë të tridhjetë viteve të fundit.
Duke kërkuar të marrë Blushin në krye të gazetës, Niko synon që kur të vijë Luli në pushtet, ta shantazhojë atë me Blushin dhe të kapë ndonjë pjesë të pushtetit.
Duke e specializuar Blushin si një gazetar anti- Zeni, Niko shpreson që duke shantazhuar Lulin me Zenin, të marrë një pjesë nga inceneratorët, që ai mendon se i takon nga pushteti.
Kjo skemë është e qartë, dhe është e dëmshme për opozitën, pasi i lidh duart asaj pa marrë ende pushtetin.
Pres që mendimin final për këtë çështje ta japë Jul Deda, por dhe pa fol ai, unë e kam parasysh se çfarë mendon, se sa fola me Zenin.”
Kjo pune eshte bere KAÇURREL nuk ka zot NONE ti jape DUM.