Karmina, turizëm në tokat e Zenit në bregdet

6 Gusht 2020, 19:34Antena TEMA

Udhëtimi me jaht i Karminës sot nisi nga bregdeti jugor në Ksamil në drejtim të Vlorës. Karmina ndau për fansat e saj fotot nga ky udhëtim dhe bëri këtë postim për t’i sqaruar domethënien e udhëtimit me sfond bregun.

Të dashur fansa! 

Sot e kuptova se gjërat në Shqipëri nuk po shkojnë mirë. Investimet në bregdet janë bllokuar nga çështja e pronave.

Sapo u nisa me jaht nga Ksamili me Zenin, ai më tregoi një faqe të kodrës që bie mbi det. 

-Ja aty kemi 30 hektarë në emër të Çimit dhe 30 hektarë në emër të Rafit,- më tha. Po na i ka bllokuar ky Edi Rama dhe po merremi me gjykatë. Po të ishin të lira mund të kishim resortin tonë tani.

U mërzita shumë. Kjo qeveri duket që është kundër investimeve në bregdet.

Pastaj po kalonim para Sarandës.

Zeni më tregoi gjithë tokat bosh në rrugën nga hotel Turizmi tek Kanali i Çukës.

-Ja i shikon ato,- tha. I kam kthyer që më 2008 në emër të një mikut tim, dhe akoma nuk na japin leje ndërtimi. Babi nuk më la atëhere se u ngrit gjithë Saranda në këmbë. Po tani nuk e kuptoj pse më pengojnë, se nuk është më babi në pushtet.

U mërzërita përsëri.

Mu kujtua Merlin Monro që ka thënë, se ajo është rritur dhe është bërë divë sepse ka kaluar pengesa, jo se ka qenë shtrirë në krevat.

Pastaj vazhduam në drejtim të Dhërmiut. Aty ndali jahtin në det dhe më tregoi sërisht ca projekte të vjetra me Rafin. 

-Aty kemi ecur pak,- tha. Por nuk ja vlen janë gjëra të vogla.

Do të tregoj pak tokat e Vlorës,- tha, nga Apollonia në Orikum. Bëra një punë kolosale që binda një familje që është pronare dhe ta merrte duke më kthyer pjesën që më takonte. S’kisha parë familje më kokëfortë. Nuk pranonin që nuk pranonin që ishte e tyre. Mu desh të merresha kokë më kokë me të gjithë, me lek në dorë që ta pranonim. Dhe ajo më ka mbetur kot.

Pastaj mu kthye në formë betimi.

-Më ke pyetur disa herë pse merrem me politikë dhe pse nuk jetojmë të qetë e të lumtur. E kupton tani se po nuk u mora me politikë, ato toka s’do më lënë t’i prek kurrë?

-Ke të drejtë i thashë. Më fal që të kam bezdisur. Nuk të shqetësoj më. Jam gati të duroj dhe e vetme në pushime.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje