Pas lajmit se Luli ka shitur shtëpinë në Qerret dhe ka blerë vilë në Hamallaj në Gjirin e Lalëzit, afër Ilir Metës shumë demokratë e uruan Karminën që ju shtua kryetari si komshi.
Por Karmina duket që nuk është aq e gëzuar.
Të dashur fansat e mij!
Interesi juaj për komshiun tim të ri nuk është dhe interesi im. Vila jonë në Lalëz është më shumë një rezidencë familjare për prindërit e moshuar të Zenit ku ne mund t’i takojmë. Personalisht nuk i pëlqej vilat familjare në bregdet, pasi ato të lidhin me të njëjtin vend dhe të njëjtët njerëz.
Merlin Monro ka thënë se të burgosesh në një shtëpi është sikur të vdesësh përditë me dëshirën tënde.
Në këtë aspekt ndaj nuk jam dhe shumë entuziaste pse Luli ka ardhur komshi me ne dhe Metën.
Unë preferoj të shijoj gjithë Shqipërinë, jo të kaloj pushimet në një vilë. Këtë wikend shijova Sarandën, Keep Merlin, Hotel Buzë, jahtin e një mikut tonë dhe jam shumë e lumtur. Nuk më shijon qëndrimi në një vilë.
Zeni më tregoi tokat që kemi në Ksamil, perspektivën e tyre, por unë i thashë që nuk më pëlqen të kemi një vilë tonën. Më mirë t’i bëjmë lekë dhe pushojmë ku të duam.
Ndaj nuk e kam shumë zili Lulin që ka blerë vilë afër nesh në Lalz.
Problemi është që PD ka premtuar se do luftojë oligarkët kur të vijë në pushtet. Këto vila janë prona të oligarkëve. Unë nuk besoj që Luli ndihmon oligarkët të forcohen duke u blerë vilat e tyre të shtrenjta. Shpresoj që ai t’ua ketë marrë pa lekë, që t’i dëmtojë ata.
Kjo do të ishte gjëja e duhur që duhet të bëjë. Nëse e ka paguar me lek ka bërë gabim të madh, pasi ka forcuar të keqen. Nëse ua ka marrë pa lek ta gëzojë se e ka hallall, pasi ata kështu e meritojnë.
Merlon Monroja ka thënë: Kush gjunjëzohet para parasë i priten gjunjët në rrugën e pushtetit. Dhe shpresoj që Luli nuk është gjunjëzuar, por ka gjunjëzuar oligarkun duke ja marrë vilën pa lekë.