Për një kohë shumë të gjatë, Karmina kishte vendosur që në jetë të mos lexonte asnjë libër tjetër, veç atij të Merlin Monros. Meqë atë e quante librin e jetës, nuk kishte kuptim ta tradhëtonte dhe të lexonte dhe libër tjetër. Eshtë njësoj sikur të tradhëtosh burrin e jetës e të shkosh me një tjetër.
Por analisti Qim Peka ja ndryshoi mendjen. Ai i rekomandoi të lexojë librin e Gimit të Puros.
-Kush është ky,- pyeti Karmina.
-Ky është njeriu ynë në Uashington,- i tha Qimi. Kur ky ka qenë ambasadë, ka pasur një komshi që i pat gjetur një herë një hidraulik për të rregulluar çezmën në ambasadë. Ai hidrauliku kishte shok një shofer të një kongresmeni. Ai Kongresmeni ishte pjesë e Komisionit të Politikës Jashtme në Kongres. Për çdo mesazh që duhet t’i çonte politikës amerikane, ky i thoshte komshiut, ai i thoshte hidraulikut, ai i thoshte shoferit të kongresmenit, Kongresmeni e ngrinte çështjen në Kongres.
Në këtë libër Gimi i Puros tregon se si i çoi fjalë Kongresmenit përmes komshiut, që i tha hidraulikut, ai i tha shoferit të Kongresmenit dhe ky e fundit e çoi fjalën në Kongres, se Trumpi me Boltonin duan të ndajnë Kosovën.
Kongresi u ngrit i tëri në këmbë. Kërkuan të arrestonin Boltonin por kishte ikur nga puna.
-Ku është,- pyeti Kongresmeni?
-Po shkruan një libër,- i thanë.
I dëshpëruar, i tha shoferit, ti thoshte hidrualikut, që ti thoshte shokut të Gimit Puros, që ai t’i thoshte Gimit, se nuk ndodh gjë se e kanë hequr nga puna, por po shkruan një libër.
Ndaj duhet përgjigje.
Dhe Gimi i Puros ju fut punës .
Tani të dy librat janë në treg. Libri i Boltonit dhe ai i Gimit të Puros. Të Boltonit mos e lexo se është i gjatë rreth 400 faqe dhe Presidenti Trump ka dashur ta ndalojë. Ti themi kësaj spikeres së Tv ta lexojë e ta rregjistrojë me zë, këtë librin e Gimes, se ky ka më pak faqe dhe të shpjegon Bejtja po nuk e kuptove.
Dhe Karmina vendosi ta pranojë sfidën që ta dëgjojë me zë në kufje librin sa herë është në plazh. Kështu nuk e thyen dhe betimin që vetëm librin e jetës së saj ka lexuar. Të tjerët me të dëgjuar.
Mos vdeksh kurre, Mero