Karmina shpjegon çelësin e suksesit të Lulit në Kosovë

20 Korrik 2020, 19:08Antena TEMA

Shumë fansa kanë pyetur sot Karminën për qëllimin e viztës së Lulit në Kosovë.

Për këtë, Karmina u shpërndau analizën e Qim Pekës rreth kësaj situate:

“PD duke qenë parti kombëtare dhe me ideale të larta patriotike, e ka gjetur çelësin e suksesit të saj në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe, Lulzim Basha është menduar gjatë dhe ka analizuar gjithë jetën e tij politike.

Ai ka arritur në përfundimin se suksesi më i madh i tij ka qenë më 2005, pasi hyri në politikë duke ardhur nga Kosova.

Për këtë arsye, pasi u konsultua dhe me faktorin ndërkombëtar, vendosi të bëjë udhëtimin e tij të jetës në Kosovë dhe të rikthehet për të nisur jetën e tij të dytë politike.

Udhëtimi i tij bëhet pasi kryeministri Hoti u takua me Vuçiq dhe ja bëri të qartë se marrëveshja me Kosovën është e vështirë, ndërkohë që Hashim Thaçi u kthye nga Haga.

Në këto kushte udhëtimi i Lulit në Kosovë, ishte një triumf i vizionit të tij për Kosovën, pasi duke qenë se është hartues i dosjeve të UÇK, ai e ka të qartë se askush nuk mund të dënohet prej tyre, pasi aty ka vetëm rrena.

Dhe më mire, se Luli që i ka bë vetë ato dosje se di askush.

Para se Thaçi të nisej për në Hagë, shkoi në selinë e PD dhe e pyeti Lulin se çfarë ka gatuar në ato dosje për Shtëpinë e Verdhë dhe për Kukësin.

Luli ju betua se ka vetëm gënjeshtra, se ashtu ja kishin kërkuar ndërkombëtarët, ‘ndaj ik pa frikë, se nuk kanë çfarë të bëjnë’.

Dhe doli siç tha Luli.

Ky është suksesi i tij i madh në aspektin kombëtar, pasi ka sabotuar dosjet e krimeve të luftës kundër udhëheqësve të UÇK.

Dhe disa nga ata që e kanë sharrë si hartues dosjesh, tani po ja shikojnë leverdinë gënjeshtrave të Lulit.

Ky është rasti që tregon se gënjeshtari ndonjëherë është më i dobishëm se njeriu i sinqertë.

Përfytyroni t’i kishte bë dosjet Doktori, që është njeri i sinqertë.

Thaçi nuk dilte kurrë nga burgu.

Ndaj Bashkia e Prishtinës e shpalli “Qytetar nderi”, se i ka bë nder Kosovës duke fabrikuar dosje.

Një tjetër sukses i vizitës së Lulit është dhe eklipsimi i vizitës s Pandi Majkos në Kosovë, i cili shkoi për vizitë tek prindërit e Thaçit.

Ai mendonte se Kosova do ta priste si Lulin, por dështoi.

Luli  e eklipsoi me sharmin e tij patriotik dhe me kontributin që ka dhënë për të mbushur dosjet me gënjeshtra, që të dështonin gjyqet.

Por ajo që ka më shumë rëndësi, nuk është shkuarja e Lulit në Kosovë, por kthimi nga Kosova.

Nesër do dalim ta presim të gjithë në Morinë, si njeriu që vjen të shpëtojë mëmëdhenë, njësoj si Skënderbeu, ndërsa ka lënë gaz Bardhin të luftojë si Vrana Konti në kështjellë me mikun e Erdoganit.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje