Jari falenderon Ramën që më në fund e vlerësoi si duhet

27 Korrik 2020, 19:29Antena TEMA

Pas fjalimit të sotëm në Parlament, ku Edi Rama tha se Jari para Ilir Metës, ngjan si Xhorxh Uashingtoni, Jari vendosi t’u bëjë një mesazh demokratëve, që të mos keqkuptohen.

Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Sot ju patë fundin e Edi Ramës. Ai njeri që nuk ka lënë gjë pa bërë kundër meje, ai që më ka zënë dhe shezlongun në plazh në Dhërmi, ai që më ka zgjatur kolonën e dushit që të mos e arrija, ai që më ka shkurtuar fondet për masazhatoren dhe parukieren, ai sot u detyrua të më quajë “Xhorxh Uashington”.

Pse ndodhi kjo?

Kjo ndodh se Edi Rama ka frikë të dalë hapur kundër Presidentit Trump. Ilir Meta për ne sot është Presidenti Trump. Ai ka sloganin “Bëje PD të madhe përsëri”, dhe po lufton me mish e shpirt për këtë kauzë. 

Duke tentuar të më kundërvëjë mua me Ilir Metën dhe të përçajë PD, ai më quan mua Xhorxh Uashington, që njerëzit të pyesin, “Po Meta kush është”?

Meta është Donald Trump i Shqipërisë dhe kjo e tmerron Edi Ramën.

Por ndryshe nga Donald Trump që ka pak aleatë nga ish Presidentët, Ilir Meta më ka mua gjallë që e mbështes dhe jam në krah të tij.

Përpjekja e Edi Ramës për të na përçarë nuk ka për të funksionuar. 

Edi Rama tani është i vdekur. Frika se Presidenti Trump në mandatin e dytë nuk do mbështesë më Edi Ramën, por Ilir Metën është e qartë. Ne qysh tani kemi nisur përpjekjet për të filluar ndryshimin.

Deputeti Ruli që do të merret me ringritjen e PD, sapo e dëgjoi sloganin e Metës, “Bëje PD të madhe përsëri” e pranoi me kënaqësi por sugjeroi vetëm një ndryshim të vogël. Ai tha se është më mirë ta bëjmë sloganin “Bëje PD serioze përsëri”. Edhe kjo më pëlqeu. Një fjalë është nuk u bë qameti.

E falenderoj Edi Ramën për vlerësimin që më bëri dhe e siguroj se me Ilir Metën PD do bëhet serioze përsëri.

1 komente në “Jari falenderon Ramën që më në fund e vlerësoi si duhet”

  1. Lasgushi says:

    O Mero! A ke konstatuar qe Edi Rama ka nje ngjashmeri,cehre dhe qendrim si te Bujar Nishanit President.Kjo sidomos kur mban qendrim ndaj atij shokut te.Cimit dhe Bes….
    Duhet te jete fenomen i udheheqesave,qe ne nuk e kuptojme..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje