Karmina shpjegon pse Zeni bleu prona në Gërdec

24 Korrik 2020, 18:31Antena TEMA

Publikimi i dokumenteve që Zeni ka blerë një pronë rreth 2 milionë euro në Gërdec, ka shkaktuar shumë zhurmë dhe hamendje të ndryshme.

Karmina ka qetësuar fansat e saj, duke shpjeguar sipas Qim Pekës, pse Zeni bleu pronë në Gërdec:

“Lajmi për blerjen e pronës së Zenit në Gërdec, vjen në një kohë kur qeveria kërkon të bëjë ndryshime kushtetuese që lidhen me zgjedhjet.

Ndaj në këtë prizëm kanë më shumë rëndësi ndryshimet kushtetuese, se sa prona e re e Zenit.

Por e vërteta ështës se Zeni e ka blerë me vetëdije atë pronë.

Kur ndodhi Gërdeci në vitin 2008, ai u prek thellë nga tragjedia, por dhe nga akuzat se ai ishte fajtor.

Ai ju betua babait të tij se do ta shlyejë këtë gabim, duke ju gjendeur pranë atyre njerëzve gjithë jetën, me kusht që të mos e dorëzonte në Prokurori.

Dhe e ka mbajtur fjalën.

Nga ai moment, ai shkonte natën në varreza në Gërdec dhe betohej para varreve se do ta shlyente gabimin që kishte bërë.

I hyri punës menjeherë, të bënte lekët e duhura për investimet e ardhshme.

Dhe më në fund ja ka arritur.

Tani është rikthyer në Gërdec, ka blerë prona, toka, ndërtesë, dhe objekte të tjera, duke ju gjendur afër njerëzve në atë zonë.

Më tej akoma, ai do të paketojë aty boronicat e Tropojës, duke futur në punë fëmijët e atyre që janë vrarë në Gërdec.

Tani diferenca është se boronicat nuk shpërthejnë.

Ata biles mund të hanë dhe falas boronica.

E gjithë kjo, është guxim i vërtetë i një njeriu që nuk u ikën përgjegjësive, por ballafaoqet me to gjithë jetën.

Kjo është pika që Gërdeci do t’i jetë mirënjohës atij gjithë jetën dhe skenat kur godinat hidheshin në erë do të jenë një kujtim i larget.

Nga ana tjetër, kjo tregon dhe një lidhje magjike që ai ka me Gërdecin, pasi ai edhe pse ka vila e pallate në Tiranë, gjithë idetë e biznesit i lidhen me Gërdecin.”

2 komente në “Karmina shpjegon pse Zeni bleu prona në Gërdec”

  1. Juristi says:

    Eshte ligj.Krimineli kthehet gjithmone ne vendin e krimit.

  2. Me nje gur vret disa zogj , e para Tropoja , do punesohen me qindra mijra puntore per mbledhjen e frutave te pyllit , e dyta shoqerite e transportit do punesojne qindra shofere , puntore ngarkim shkarkimi , e treta do punesohen qindra puntore per perpunimin e frutave ne Gerdeci duke zbutur ndjeshem varferine ku e ka zhytur narkoshteti , dhe sheruar ndonje plage te Marsit 2008 , po kjo ska aq rendesi se koha ben te veten , dhe e katerta e me kryesorja rit punesimin duke ndihmuar dhe qeverine per zbutjen e pa punesise !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje