Pas vizitës së Lulit në Kosovë dhe deklaratës së tij se ai ka ndalur ndarjen e Ksoovës, Karmina shpërndau për fansat e saj analizën e Qim Pekës, që shpjegon suksesin e Lulit:
“Vizita e Lulit në Kosovë është paksa e vonuar, por është e justifikuar.
Të gjithë e kanë kritikuar Lulin për rolin e tij si përkthyes pranë njësisë së hetimit të krimeve të luftës në UNMIK, nga 2001 deri më 2004.
Por në fund të fundit ajo punë ka qenë vendimtare për të ndalur ndarjen e Kosovës.
Siç dihet, e ashtuquajtur dosja e Dick Martin është hartuar nga ajo njësi.
Kjo dosje u bë shkak që për Kosovën të niste procesi i gjykimit të krimeve të UÇK-së dhe të krijohej në fund Gjykata Speciale.
Sic po shkonin punët mes Thaçit e Vuçiqit, Kosova dhe Serbia po shkonin drejt një marrëveshje që donin ta shfuqizonin këtë Gjykatë dhe të njihnin dy vendet duke shkëmbyer kufijtë.
Kjo do të ishte një gjëmë e madhe.
Falë punës së Lulzim Bashës, që çoi në ngritjen e Gjykatës Speciale, ky proces u ndal.
Gjykata njoftoi se ka një urdhër ndalimi për Hashim Thaçin, dhe një ftesë për të për në Hagë.
Kaq u desh që bisedimet të ndërpriteshin dhe Kosova të shpëtonte nga ndarja.
Po të mos ishte Lul Basha, kjo do të ishte e pamundur, pasi nuk do kishim as Gjykatë Speciale.
Tani e ardhmja e Kosovës është në dorë të Lulzim Bashës.
Nëse ai bëhet kryeministër në qershorin e vitit që vjen, Kosova shpëton përfundimisht nga ndarja.
Në rast të kundërt, Kosova ndahet dhe amaneti i gjyshes së Lulit, që ka udhëtuar nga Peja në Vuthaj e pastaj në Tiranë, do ngelet i parealizuar dhe nuk do ta tresë as dheu.”