Karmina ka publikuar sot për fansat e saj, dialogun mes Isa Boletinit dhe Marigosë në dhjetor të vitit 1912 në Vlorë, si dhe amanetin e tij.
Postimi është një zbulim i bërë nga analisti Qim Peka:
“Ndërsa qeveria e Vlorës do bënte mbledhjen e saj të parë, Marigoja po qëndiste flamurin që do zbukuronte sallën e mbledhjes.
Isa me shokët e vet mbërriti me vonesë në Vlorë dhe kërkoi të shikonte flamurin e Shqipërisë.
E çuan tek Marigoja.
-Unë jam Isa Boletini, i tha. Kam ardh me pa si është flamuri ynë.
Marigoja u çua në këmbë, hapi flamurin që e kishte përfunduar së qëndisuri dhe ja tregoi.
-Qenka i bukur, i tha. Më bë dhe mua një cop, se më duhet në Kosovë.
-Sa të gjej basmën e ta bën motra, i tha Marigoja. Se kaq basmë kishim.
Mos ki merak, do ta bëj unë. Kur të ikësh do ta kesh gati.
-Unë do rri 15 ditë, i tha Isa. Shiko mos më bën dy copë.
-Po çfarë të duhen dy copë zotrote, i tha Marigoja.
-Një më duhet të udhëheq trimat, një më duhet se dua të lë një amanet.
-Për ke e keni amanetin, zotrote, i tha Marigoja?
-Kosovën e lanë jashtë Shqipërisë, Marigo, i tha Isa. Por do vijë një ditë që do të bashkohet.
Do dalë një djalë i Kosovës, që do ta bashkojë. E kam në mendje imazhin e tij.
Gjyshja e tij do iki nga Peja në Vuthaj, e nga Vuthaj në Tiranë. Aty do lindë djem e vajza.
Një nipi i saj, do bëhet i madh dhe do riktheht në Kosovë për ta çliruar atë dhe për ta bashkuar me Shqipërinë.
Lulzim Basha do ta quajnë.
-U bëftë dëshirë e Zotit, tha Marigoja. Nuk kam shumë penj, por po ja bëj pak më të vogël shqiponjën.
S’besoj se ka problem.
-Bëje si të duash, se pas 100 vjetësh do t’ua lë amanet nipave të mi, ta thërrasin në Mitrovicë dhe t’i japin flamurin që do bashkojë Shqipërinë me Kosovën.
Ashtu siç kam ardhur sot me këta trima në Vlorë, ai do shkojë me trimat e tij në Mitrovicë, do marrë flamurin në gji dhe do nisë lufën për bashkimin e trojeve shqiptare.
-Kë do ketë me vete, pyeti Marigoja?
-Do ketë një djalë trim të Mirditës, Edi Paloka, një djalë të Tropojës, Besnik Mustafaj, dhe një djalë të Matit, nga Çollakët.
-Po të merrte dhe një djalë nga Vlora, zotrote, se nuk do ishte keq.
-Ai nga Vlora do paguajë lekët, i tha Isa.
-Epo mirë, të ketë dhe Vlora një kontribut, tha Marigoja, dhe i hyri punës.
Pas dhjetë ditësh ja dorëzoi flamurin Isës.
Isa e mori në gji, shkoi në Boletin, e futi në sepete dhe la amanetin në të cilin shkruhet:
“Ky flamur t’i jepet djalit të Kosovës që do ta bashkojë atë me Shqipërinë.
Mos u nxitoni t’ia jepni Adem Jasharit, se ai do vritet dhe do na humbasë flamuri.
Mos ja jepni as Ibrahim Rugovës, se ai do të ketë flamur tjetër, jo këtë.
Mos ja jepni as Hashim Thaçit, se ai do ketë një flamur blu me 6 yje.
Këtë flamur do t’ia dorëzoni vetëm Lulzim Bashës. Do prisni ditën kur ai të jetë i dërguar i zotit për Kosovën.
Dhe t’ia dorëzoni. Vetëm atëhere shpirit im dotë prehet i qetë.”
Dhe kështu u bë. Nipat e Isës e mbajtën flamurin në sepete për vite me radhë.
Siç e tregojnë në Boletin, kur serbët sulmuan shtëpinë dhe gjetën flamurin, deshën ta djegin, por një nga nipat e Isës ua shpjegoi se ishte amanet për Lulzim Bashën.
Atëhere serbët u tërhoqen.
-Dakord, thanë, atij jepjani, se është djalë i mirë.”
?????
Nga me te bukurat dhe nga me te vecantat. Nje humor i rralle!
Vetem me nje rresht ja futi Lul Bashes!
Po Merilin Monro si kishte thënë gjë këtë rradhë kësaj fyçkës. Ndonjë fjalë magjike për lulyshin. Kam qesh me lot Mero.??????
Hahaha nenkuptimi super i qarte! Perle!