Pas zhurmës që po bëhet për reformimin e PD-së, shumë fansa i shkruajnë Karminës për të mësuar me padurim kush do jenë të rinjtë që do reformojnë PD-në.
Për këtë, Karmina u ka shpërndarë analizën e Qim Pekës, rreth të ardhmes së PD-së:
“PD është para një procesi të madh të hapjes dhe reformimit të saj.
Vendosmëria e Lulit për t’u shkëputur nga e vjetra dhe për të ngritur të renë mbi gërmadha të saj, është i pandalshëm.
Strategjia e tij është që të reformojë PD-në, por të ruajë dhe identitetin e saj.
Kështu, ka rënë dakord që reformimi do ketë të bëjë vetëm me emra, por jo me mbiemrat.
Mbiemrat do të mbeten njësoj.
Për t’u shmangur ky keqkuptim nga opinioni publik, të rinjtë që do ofrohen nuk do përdorin mbiemrin e tyre, por emrin e babit, ose nënës, sipas rastit.
Kështu, tani e tutje emrat e rinj që do të drejtojnë opozitën do thirren ndryshe.
Fjala vjen, tani e tutje do thuhet që Kryesia e PD është e përbërë nga këta emra:
Djali i Fahriut,
Kunati i Pollos
Kunata e Gencit
Djali i Saliut
Kunati i Shkëlzenit
Vëllai i Çimit
Djali i Besnikut
Gruaja e Ilirit
Nipi i Vilit
Vëllai i Aurelës
E kështu me radhë….
Në këtë mënyrë, edhe PD reformohet, edhe nuk kuptohet strategjia e reformimit nga kundërshtari.
Në të njëjtën kohë ruhet identiteti dhe sigurohet vazhdimësia.
Kjo frymë reformuese tani mbizotëron në gjithë PD-në dhe siguron njëkohësisht edhe hapjen e PD-sq, edhe sigurinë e atyre që hyjnë në PD.
Me këtë strategji, kundërshtari ka për t’u gjetur i papërgatitur dhe do befasohet në përballjen finale.
Po t’i shtosh kësaj dhe faktin që tani në selinë e PD do kemi dhe flamurin e Isa Boletinit, fitorja është e pashmangshme.”
Haha familja???