Karmina tregon Lulin e panjohur për shqiptarët

26 Korrik 2020, 19:14Antena TEMA

Tani që debati për listat e hapura është në kulmin e vet shumë fansa pyesin Karminën se çfarë shikon ajo tek Luli që duhet ta votojnë njerëzit. Dhe Karmina u përgjigjet me portretin e Qim Pekës.

“Luli është ai që nuk shikoni.

Mbyllni një moment sytë dhe përfytyroni një njeri që nuk e njihni, një palë sy që nuk i keni ndeshur, një buzëqeshje që nuk e keni parë, një zë që nuk e keni dëgjuar, një ecje që se keni ndeshur në rrugë, një përqafim që se keni prekur, një mendim që se keni ndeshur askund….Ai është Luli.

Luli nuk është ai që keni njohur. Mbyllni sytë një moment dhe mendoni sikur ai është ministër rrugësh, por nuk bën rrugën më të shtrenjtë në botë, por një rrugë të lirë dhe të mirë.

Kur ai është ministër i Brendëshëm, nuk është ai që vret katër vetë në bulevard, por ai që shpëton 2 milionë e 900 mijë e 996 vetë.

Kur ai është Ministër i Jashtëm, nuk është që fal detin, por ai që shpëton 28 mijë kilometra katror tokë.

Kur ai është kryetar bashkie, nuk është ai që fle gjumë dhe ja drejton bashkinë Kunati, por ai që ëndërron dhe krijon vizionin se si duhet të jetë Tirana dhe pastaj ja lë këtë pasardhësit të vet.

Kur ai është kryetar partie, nuk është ai që heq njerëz nga lista, apo eleminon kundërshtarë, por ai që i vë në provë kundërshtarët të bëhen politikanë të pavarur e t’i dalin zot vetes.

Lul Basha nuk është si të tjerët.

Mbyllni sytë një moment, dhe mendoni Sali Berishën dhe gjithë vlerat e tij. Lul Basha ka 100 për qind të kundërtën.

Mbyllni sytë dhe mendoni për një moment Edi Ramën. Lul Basha ka 100 për qind të kundërtën e vlerave të tij.

Mbyllni sytë dhe mendoni një moment Ilir Metën. Lul Basha ka 100 për 100 të kundërtën e aftësive të “buldozerit”.

Mbyllni sytë e mendoni Nard Ndokën. Lul Basha ka 100 për qind shaka të ndryshme nga ai.

Dhe nëse i mbledh këto cilësi dhe i rendit, ai është mbinjeriu që na duhet.

Ndaj mos u lodhni kot të më pyesni kush është Lul Basha. Arma e tij më e fort është që ka mundur të fshehë veten, e të tregojë kush është, që popullit t’ia bëj surprizë vitin që vjen. Prisni se do ta njihni”!

 

1 komente në “Karmina tregon Lulin e panjohur për shqiptarët”

  1. arvanitasi says:

    o mero mos vdeksh kurre, sarkazem nanografike, po tja lexosh lulit, do thot po eshte e vertet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje