Jari shpjegon procedurat e Komisionit të Kunatit

3 Gusht 2020, 19:11Antena TEMA

Pas shpalljes zyrtare të Komisionit që do të përzgjedh kandidatët për deputetë të PD, Jari ka marrë shumë mesazhe urimi nga demokratët dhe shumë pyetje për qëllimin e këtij Komisioni.

Pas kësaj, ai vendosi t’i sqarojë publikisht.

Të dashur demokratë!

Jari ju sqaron.

Vendosëm të ngremë një Komision kolegjial për t’i ardhur në ndihmë Kunatit të cilit më 2017 i lamë gjithë barrën e punës dhe në mënyrë të papërgjegjshme e detyruam atë të vonojë dhe listën e kandidatëve duke çuar pas orës 12 të natës në KQZ.

Këtë radhë e vendosëm t’ia lehtësojmë punën.

Ne si komision do ti bëjmë gjithë punët parapërgatitore. Do të marrim CV e 2000 kandidatëve. Do t’i seleksionojmë sipas vlerave që kanë derisa t’i lëmë 140 kandidatë.

Në kriteret e seleksionimit do të mbështetemi fort tek e kaluara e tyre në raport me PD. 

Një anëtar komisioni do hetojë Facebookun dhe rrjetet sociale të secilit për të parë si kanë reaguar më 2013,  a kanë qarë kur humbi PD, a kanë qenë me Olldashin apo Lulin, a kanë qenë pro dhe kundra çadrës, a kanë qenë pro djegies së mandateve dhe a kanë qenë pro bojkotimit të zgjedhjeve më 2019.

Pasi të kemi bërë një dosje të plotë me këto të dhëna do analizojmë aftësit e tyre intelektuale. Dhe kjo mund të hetohet përmes rrjeteve sociale. Sa like u kanë bërë statuseve të mija si president, dhe komenteve të mija, sa like i ka bërë statuseve të Doktorit dhe çfarë qëndrimi kanë mbajtur në debatet publike të këtyre viteve.

Pasi t’i kemi seleksionuar 140 kandidatët do t’ia kalojmë Kunatit. Ai pastaj e ka më të lehtë për të hequr atë pjesë që do ta marrin aleatët. Kjo është vendimmarrje personale e tij. E rëndësishme është që ne ja kemi lehtësuar punën dhe ai nuk do mbytet më në punë siç u mbyt më 2017 por do të jetë më i qetë, të marrë vendimet e veta. 

Nga ana tjetër ai ka të drejtë të propozojë rreth 40 kandidatë të vetët, por që mendojmë është punë e lehtë, pasi ai do ti zgjedhë vetë pa konkurs, jo si ne që do lexojmë çdo CV.

Në fund shpresoj të kemi një listë dinjitoze, besnike dhe të aftë për të fituar zgjedhjet. Kjo ma lehtëson peshën e mos qenies në Kuvend se jam i sigurt se nëse shkojnë në Kuvend ata që dua unë, do të jenë njësoj si unë”!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje