Policia e Fierit ka konfiskuar katër apartamente dhe 1 automjet me vlerë tregu 200 mijë euro pasi janë përfituar nga veprimtaria kriminale e tre shtetasve, në fushën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.
Sipas hetimeve, tre pronaret e apartamenteve akuzohen se e kanë vënë këtë pasuri nga veprimtaria kriminale, pasi kanë rrëmbyer një biznesmen grek me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro.
Deklarata e policisë:
Konfiskohen katër apartamente dhe 1 automjet me vlerë tregu 200 mijë euro, që janë përfituar nga veprimtaria kriminale e tre shtetasve, në fushën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.
Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vendosjen e konfiskimit të katër apartamenteve dhe 1 automjeti, konkretisht:
– një apartament në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit Ç. A., 37 vjeç, banues në Kraps, Fier.
– dy apartamente në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit K. L., 32 vjeç, banues në Banaj, Fier.
– një apartament në lagjen nr. 13, Durrës dhe automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. H., 29 vjeç, banues në Frakull, Fier.
Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këta shtetas, pasi janë subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.
Apartamentet e konfiskuara dyshohet se janë përftuar nga shtetasit e mësipërm nëpërmjet veprimtarisë kriminale në shtetin grek, ku këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në datën 02.05.2011, kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro.
Vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtyre shtetasve, familjarëve apo dhe të personave të tjerë të lidhur me ta. (TemA)
Keta nuk jan per gje te lindur kriminele …dhe na fusin dhe ne te tjerve ne nje thes pastaj keta racistet po te themi te verteten kan ber e bejn shqiptaret shum budallalliqe ketu.nejse burg te mir per kete soj
Keto krime dhe racizma ndaj Grekve jane si pasoj e armiqesis se krijuar ndaj Grekeve ne opinionin Shqiptar nga medjat.
###
Ky (1.2 miljard €) eshte vetem 1 rast i mijra rasteve te tjera vjedhjeje dhe grabitjeve Grekve dhe minoritarve si ne Shqiperi por edhe ne Greqi.
###
Keshtu u ndertua Shqiperia, me para Greke nga emigracioni i 1 miljon Shqiptarve, nga parat e droges, te grabitjeve, vjedhjeve, prostitucioni, kondraband armesh, bagetish …
###
Sa me shume para dhe ndihma nga Greqia, aq me shume armiqesi e financuar nga Turqia.
Nuk e di pse nuk i çohet letër Berishës,Metës,Bashës,Ramës etj që brënda 48 orëve të vertetojnë se i kanë ndërtuar me djersë?Ata dihen që janë kriminelë dhe ska asnjë vështirësi për tia konfiskuar ndërsa këta tanët me kollare duan të na mbushin mendjen se janë të ndershëm.Kështu vjen drejtësia e munguar prej 30 vjetësh.Ku i kanë paratë byroja politike që na çanë kokën gazetarët pas vite 1990?Asnjë vilë e para ja u morën të tjerëve po por nuk vodhën si këta që ja nxorën bojën demokracisë.Çfarë vështirësie ka që këta trima të deklarojnë vilat si i kanë ndërtuar nuk e di.
Kudo ka plera dhe cdo popull ka plerat e veta o emigrant, por plerat tona, kuterbojne dhe qelbin me shume..