E gjithë atë çfarë ka ndodhur e po ndodh me PD-nën nën Lulzim Bashën, ngërthehet nga një fjali e artikuluar së fundi nga njeriu më i mirëartikuluar në zërat e opozitës shqiptarë, politike apo mediatike qoftë: Astrit Patozi.
“Partia Demokratike thjesht po kërkon rotacion politik pa ndryshim, kurse ne duam ndryshimin që do të sjellë më pas rotacionin politik”, ka deklaruar së fundi Patozi.
E thjeshtë por me forcë logjike, kjo është e gjithë ajo çfarë vuan sot PD, e cila, që nga themelimi, po përjeton kohërat më të errëta të politikëbërjes.
Plus treguesve katastrofikë elektoralë të viteve të fundit, PD e Lulzim Bashës vuan nga një primitivizëm i pashoq në ligjërim publik, e nga ana tjetër, nga një mungese elegance, strategjie e bindshmërie si kurrë në ekzistencën e saj. E kjo, bash nga ajo që thotë Patozi: mosndryshueshmëria.
PD nuk befason, nuk suprizon. Ajo është një recidiviste e kualitetit më të ulët politik, sidomos atij etik, të trashëguar nga Berisha, të cilin akoma e ka motor lëvizës, qoftë dhe në prapaskenë.
Dhe për këtë do mjaftonte vetëm ligjërimi i lidershipit të saj, duke nisur që nga Basha. Parazit, bajat, i rëndomtë, primitiv, fyes për çdo inteligjencë mesatare e mbimesdatare, ai është pasqyrimi më i mirë një moçalishteje politike ku llokoçitet lidershipi i saj. E bën më të qartë këtë pamje të trishtë vetë Patozi, i cili, vetëm me një fjali të vetme arrin të vizatojë e përçojë gjithë atë problem, atë ngërç, atë dramë të ish-partisë së tij, e cila, përkundër një truku psikologjik duke u vetëshpallur fituese e zgjedhjeve të ardhshme, realisht, është më larg pushtetit se kurrë më parë, duke bërë që për herë të parë në 30 vite pluralizëm, në horizont të shfaqet risia e një mandati të tretë radhazi nga një forcë, në rastin konkret PS.
Por ajo çfarë ka thënë Patozi pasqyron dhe një anën tjetër: paaftësinë e gjithë lidershipit të PD-së, përfshirë dhe Bashën, që s’arrijnë dot, të gjithë së bashku, nivelin e artikulimit të Patozit.
Ky i fundit, edhe pse me pak ose aspak të dhëna për të qenë një lider suprizues në aftësi politike, aq më pak qeverisëse nëse do i jepej pushtet, është padyshim i vetmi zë opozitar, edhe dje si ish-figurë e PD-së, me aftësi ligjërimore tërheqëse në artikulimin politik. Asnjë figurë në opozitë nuk e konkuron dot Patozin, edhe nëse vjen nga fusha e letrave (gazetari, publicistikë apo letërsi).
Dhe kur ke një aftësi të tillë, di të qëllosh dhe në shenjë (siç me plagën e PD-së: mosndryshimin), e kësisoj të jesh dhe bindës.
Nga ligjërimi i Bashës, ç’prej kur shfaq në politikë e gjer më sot, ende s’ka asnjë frazë për t’u nënvizuar, prej talentit artikulues, forcës së logjikës dhe aftësisë politike. E njëjta dramë që shfaqet dhe te Berisha, mentori i tij.
Dhe kur nuk ka ndryshuar Berisha, si do ndryshojë Basha? (tesheshi)
As me shum, e as me pak, Tapozi aprovon pikerisht ato qe prej kohesh komentusit i kane thene ! Nuk po na cudite me “Gjeniun” Basha.
Ky Keli qenka vertet bythqire. Ky patozi ja ka qire Mesilen ne vitin 2008, para se ajo te perfundonte tek duart e olldashit. Keli thote i artikuluar… hajde legen hajde
PeDe nuk ekziston! Akoma nuk e keni marre vesh?! Eshte nje amalgame me material te skaduar. Mos prisni se keta horra, karagjoza e shpifes do te vijne ndonjehere per te miren e Shqiperise! Keta duan te vijne vetem per te marre privilegjet, per te zhvatur e vjedhur dhe te gjithe do te pajisen me passaporta diplomatike per tu arratisur ne vendet me te largeta te Evropes, kur ta shikojne keq veten. Kur thoni ”pd”, keni thene ”banda ne opushtet”!