Vaksina "ruse" kundër koronavirusit shkakton alarm mes ekspertëve botërorë

11 Gusht 2020, 20:26Politika TEMA

Njoftimi i Moskës të martën se Rusia do të miratojë një vaksinë kundër koronavirusit pas më pak se dy muaj testimesh tek njerëzit, ka shkaktuar alarm mes ekspertëve të shëndetësisë në botë, të cilët thonë se pa të dhëna të plota për provat, është vështirë t’i besosh vaksinës.

Me synimin për të qenë e para në garën globale për prodhimin e një vaksine kundër COVID-19s, Rusia ende nuk ka kryer prova në shkallë të gjerë, nga të cilat do të nxirreshin të dhëna për të treguar nëse ajo funksionon. Ekspertët e sëmundjeve ngjitëse thonë se në këto kushte, njoftimi i Rusisë është ndoshta një hap i papërgjegjshëm.

“Rusia në thelb po kryen një eksperiment me një pjesë të madhe të popullatës,” thotë Ayfer Ali, specialiste e hulumtimeve për ilaçet pranë shkollës Warwick të Biznesit në Britani.

Ajo tha se një miratim i tillë super i shpejtë mund të bëjë që efektet e mundshme negative të vaksinës të mos merren në shqyrtim. Këto efekte, megjithëse të rralla, mund të jenë serioze, paralajmëroi ajo.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se vaksina, e zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës, është e sigurtë, duke shtuar se njëra prej vajzave të tij ishte e kishte bërë vaksinën.

“Unë e di që funksionon mjaft mirë, krijon imunitet të fortë dhe po e përsëris, i ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme,” tha Presidenti Putin në televizionin shtetëror.

Francois Balloux, ekspert në Institutin e Gjenetikës pranë University College të Londrës tha se ky ishte një vendim “i pamatur dhe marrëzi”.

“Vaksinimi masiv me një vaksinë të testuar jo në mënyrën e duhur është diçka joetike,” tha ai. “Çdo problem që mund të lindë në fushatën ruse të vaksinimit, do të ishte katastrofik, qoftë për nga efektet negative mbi shëndetin, por edhe sepse do të ndikonte që popullata të mos i pranojë vaksinat.”

Ndërkohë që Rusia shpalli fitoren, më shumë se gjashtë kompani farmaceutike në të gjithë botën janë në proces të kryerjes të provave të avancuara në shkallë të gjerë tek njerëzit me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra vullnetarëve.

Disa nga këto kompani, si Moderna, Pfizer dhe AstraZeneca, thonë se shpresojnë që, nga fundi i këtij viti, ta dinë nëse vaksinat e tyre funksionojnë dhe janë të sigurta.

Të gjitha këto kompani pritet të publikojnë rezultatet e provave dhe të dhënat për sigurinë e vaksinave, të cilat do t’u dorëzohen enteve rregullatore në Shtetet e Bashkuara, Evropë apo vende të tjera për shqyrtim përpara se të mund të marrin lejen.

Miratimi i vaksinës ruse nga Ministria e Shëndetësisë vjen përpara testimeve që normalisht duhet të përfshinin mijëra pjesëmarrës, të njohura zakonisht si faza 3 e testimeve.

Prova të tilla zakonisht konsiderohen si fazë thelbësore që një vaksinë të marrë miratimin nga enti rregullator.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump do të informohej mbi përpjekjet që po bëhen në SHBA për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway tha se priste që presidenti Trump të informonte publikun në një konferencë për shtyp mbi atë që është arritur deri tani.

14 komente në “Vaksina “ruse” kundër koronavirusit shkakton alarm mes ekspertëve botërorë”

  1. Pela Haxhise Na zdarovje! says:

    Bravo Russia fillo shitjen, shkerdheju planet Killgaysave.Kompanite “serioze” gilead ,moderna ,pfizer astra lrshi i kane preh dhambet per miliarda ato presin gjoja me vaksinen ne fund te vitit Kujtohuni pak kur kucedrat miliardere thojne dhe kembengulin numri i infektuarve doti kaloje 30 milione atehere fitimi eshte i garantuar. Por ruset ja plasen ne dore njisoj si me bomben atomike kujtoj perendimi se tash po i shkerdhej nanen botes ,kur padashje ja plasi rusi.

    1. Suljoti says:

      Avash merre shtruar or sllav. Po keshtu e ka shkenca ka llogjike dhe jo propagande. Ruset gjithmone kane nxituar por me oas jane zbythur. Prit edhe pak. Bejne ruset shkence por rezultate i kane kase si nendetsja kursk apo Cernobyl.

  2. Ceni says:

    Keta vetem per kallashnikovin mbahen mend. Per te tjerst te rtujne bythen.

    1. Doktor Zhivago says:

      Hahahah!
      E paske shumë haberin mbi Rusinë, Daj Ceni!
      Lexo më shumë, se nga niveli qënke ku thërret kiameti!
      Të të them se Rusët ishin TË PARËT E NJERËZIMIT QË DOLËN NË KOZMOS, ti me siguri nuk e di çfarë është Kozmosi.
      Të të them se njeriu i parë që doli në Orbitë ishte RUSI JURI GAGARIN, ti as që e ke haberin për këtë.
      Të të them se Gruaja e Parë në Botë që doli në Orbitë ishte RUSJA VALENTINA TERESHKOVA, ti do habitesh si gomari kur shikon abetaren
      Të të them se rusët LUANIN BALET, kur të tjerët nuk e dinin ç’ishte baleti, ti me siguri nuk e di ç’është Baleti.
      Të të them se rusët BËNIN PATINAZH ARTISTIK NË AKULL kur të tjerët nuk e dinin ç’ishte patinazhi, me siguri as ti nuk e ke haberin se ç’është patinazhi dhe mund të mendosh se është ndonjë lloj perimeje.
      Të të përmend kolosët e letërsisë ruse të cilët janë edhe kolosë të letërsisë botërore, PUSHKIN, TOLSTOI, DOSTOJEVSKI, SHOLLOHOV, PASTERNAK, SOLLZENICIN etj. etj. etj. ti nuk ua ke dëgjuar emrat këtyre, jo t’ua kesh lexuar veprat.

      Ti o Daj Ceni njeh vetëm “Kallashnikovin” që nga koha kur bëje zbor.
      E meqë ra fjala për “Kallashnikovin”: po të ishte se TË TJERËT IA RRUAJNË BYTHËN RUSISË!!!
      Së fundi:
      JA KU RUSIA DOLI PËRSËRI E PARA NË BOTË EDHE NË VAKSINËN E KOVIDIT!

      PËRPARA RUSI!
      PJERJOD ROSSIJA!
      E ardhmja është e jotja!

      1. Suljoti says:

        Shkoni mor mos lini nam. Eshte turp te ngazellehesh per Ruset. As na njohin dhe as na duan. Bejne gjithshka qe te na shtypin serbet. Ah medet.

  3. Laberia ime says:

    Ua futi sa krahu Rusia..haaaaa hani mut tani. Nqs e ka vaksinen ajo funksionon qe çke me te . E dashka popullin rus jevgu i afrikes me shume se Putin!! Ikni se ua morì ne kthes Rusia..

  4. a says:

    jua prishi tregun rusi. tani i vini bishta. rusi per mua eshte jashte kesaj loje te piset me virusin sepse atje vete shteti eshte ne fuqi dhe nuk ka interesa private. i vetmi interes i tyre eshte zhdukja e virusit.

  5. jani says:

    Bravo Rusi , keta europianet dhe amerikanet jane plera , keta duan te fitojne miliarda edhe pse po vdesin njerez. Ndersa OBSh eshte thjesht nje organizate kriminale.

  6. Mandravellua says:

    Une kete e quaj lajm te shkelqyer. Pse duhen alarmuar ekspertet boterore ??? Ata duhet te duartrokasin !!!
    Kjo sikur na ben te dyshojme se virusi qenka shprendare me komande dhe duhet te mbahet ne jete po me komande nga `dikush`…?
    Mos po u iken nga duart kontrolli atyre qe gatuan gjithe kete situate ?
    Biliona dollare kane planifikuar te fitojne kompanite farmaceutine nga parate e taksapaguesve dhe lufta eshte e shume e eger.
    Me sa duket, nuk behet me fjale per te shpetuar njerzimin, po per te perfituar nga vuajtjet e njerzve.
    Sa per mjekesi, doktoret ruse jane ajka e mjekesise boterore.
    Nje histori e vertete :
    Vite me pare, NASA shpenzonte miliona dollare per te shpikur nje stilolaps qe te shkruante ne hapsire , ne kushtet e mungeses se gravitetit. Pasi nuk arriten te gjejne dot zgjidhje , kerkuan nga sherbimet e inteligjences (CIA) te zbulonte se si ja benin kozmonautet ruse. Dhe pergjigja erdhi shpejt: – Ata perdosin lapsin. Shkencetaret e NASA-s pane njeri tjetrin ne sy … Sa e thjeshte ishte zgjidhja dhe atyre nuk u ra nder mend…

  7. Frani says:

    Rasija v’period davajtje brate

  8. Tutu says:

    Ua hoqi copen e bukes nga goja kampsnive farmaceutike..,nuk u del pazari ndaj kercejne perpjete mafia botrore e farmaceutikes…

  9. Ladi says:

    Sikunder pushteti diktatorial ne Rusi, si mund te pranoje bota nje vaksine nga Rusia ku transparence eshte me keq se ne kine. As Ruset vete nuk kane per te pranuar nje te tille, e jo me europa, SHBA, etj….. Fiasko e standartit rus.

  10. dyshuesi says:

    “Nuk eshte etike” thote nje tip nga universiteti i Londres . Ç’do te thote etike? S’ka lezet. Ishin pregatitur te fitinin nje dore te mire parash dhe rusi i prishi pazarin ? Kush i financon kerkimet per vaksinen ne Rusi? Po ne Angli Amerike ? Problemi pra qendron tek leket. Po i financoje shteti , pra publiku, populli, perfituesi eshte publiku . Po i financoje privati perfituesi eshte privati. Kjo eshte arsyeja qe disa vaksina jane ” etike ” dhe disa jo dhe nxjerrin llojloj bishtash keta privatet e Amerikes dhe Anglise.

  11. tregu says:

    njeriu nuk meriton vaksin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje