Nga Adriatik Doci
Jo vetëm dega e Partisë Demokratike e Lezhës, por edhe strukturat drejtuese të Partisë Demokratike në Tiranë, ka hyrë në negociata dhe i kanë premtuar Gjin Gjonit se do ta kandidonin për deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021.
Ndonëse pas presionit të fortë publik dhe ndërkombëtar, Partia Demokratike tha se nuk do të kandidonte për deputetë atë që kanë dhënë dorëheqjen nga frika e Vetingut, Gjin Gjoni përgënjeshtron dhe rrëzon PD-në, duke konfirmuar bisedimet me përfaqësues të PD-së për të kandiduar për deputet.
Në një kërkesë të dytë të datës 23 korrik 2020, përmbajtja e të cilës është zbatuar nga Shqiptarja.com, Gjin Gjoni i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor që ta shqyrtonte sa më parë dorëheqjen e tij të datës 20 korrik, pasi ishte propozuar si kandiduar për deputet nga drejtuesit e PD-së në Tiranë.
Kërkesa e dytë e Gjin Gjonit është lexuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor nga anëtarja e këtij Këshilli, Marçela Shehu, në mbledhjen e datës 30 korrik 2020. “Pranë KLGJ, në datë 20.07.2019 është depozituar një kërkesë nga gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë z. Gjin Gjoni, nëpërmjet të cilës ai ka parashtruar dorëheqjen nga statusi i magjistratit.
Ndërkohë, më datë 23.07.2020, pranë Këshillit është depozituar një kërkesë tjetër nga Gjin Gjoni, nëpërmjet të cilës ai ka parashtruar se dorëheqja e tij nga statusi i magjistratit të shqyrtohet dhe të jepet me efektet e menjëhershme… Si motiv të dorëheqjes së tij, z, Gjin Gjoni ka parashtruar faktin se nga ana e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike Lezhë dhe njëkohësisht të Partisë Demokratike Tiranë, është propozuar për të qenë kandidat i mundshëm për zgjedhjet e ardhshme politike në Qarkun e Lezhës. Në këto kushte ai ka kërkuar shqyrtimin e kërkesës së dorëheqjes së parevokueshme me efekt të menjëhershëm”, është shprehur Marçela Shehu, duke iu referuar kërkesës së Gjin Gjonit.
Shqiptarja.com publikoi për herë të parë në 22 korrik 2020 lajmin rreth planeve të PD-së për të kandiduar Gjin Gjonin për deputet. Pas publikimit të lajmit, i cili tërhoqi vëmendjen e përfaqësisë diplomatike të Perëndimit në Tiranë, Partia Demokratike tha se Gjin Gjoni nuk do të pranohej si kandidat.
“Në metodologjinë e hartuar të seleksionimit të kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, është përcaktuar qartë si kriter përjashtues, që nuk mund të kandidohet nga PD “asnjë individ i cili është larguar nga detyra për shkak të vetingut apo që ka dhënë dorëheqjen nga funksioni në drejtësi pas hyrjes në fuqi të ligjit të vetingut”, thanë burimet zyrtare në PD për Report Tv.
Po atë ditë, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim u dha një mesazh të fortë partive kryesore politike. “Paralajmërim: Teksa partitë përgatiten për zgjedhje, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën siglën e tyre. Ju lutem, verifikoni kandidatët tuaj, mos i fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin”, shkroi ambasadorja në Tëitter.
Aktualisht Partia Demokratike ka ngritur një komision për vlerësimin kandidatëve për deputetë. Mbetet për t’u parë nëse ky komision do ta kualifikojë apo jo Gjin Gjonin si kandidat. Gjin Gjoni është njerëzit më të përfolur për pasuri paradoksale, vendime të skandaloze dhe shorte të dyshimta në drejtësinë shqiptare. Gjyqtari dha dorëheqjen nga drejtësia në prag të përballjes me Vetingun dhe në përfundim të lejes prindërore dyvjeçare.(Shqiptarja.com)
Po iku Gjini , Babalja , e ca babole te tjere ShQUP i ngeli pa lista , do bojkotoje zgjedhjet .
Gjina gjona,Gjeka Maka e maka Marku, lista e fitores së pd-së në zgjedhje,bravo lulush këta e luftojnë korrupsioin ,sidomos Gjina gjona që është babai i korrupsionit.
Aferim lulush përpara për fitorje të reja.
Or Mero, mos u merr me Gjin Gjonin sepse Gjin Gjoni me Elona Gjonin e kane siguruar jeten per 10 breza, plepisti i Golemit i merr vetem ambasades se Kuvajtit qirane mujore 25000 euro ne muaj, Elona Gjoni e mashtroi, e vodhi dhe e perzuni gjermanin dhe i morri miliona euro pasuri, Gjin Gjoni eshte nje lord qe edhe kancelarite perendimore u morren me kete figure te korruptuar te krimit per lirimin e turkut qe e kerkonte BND, e ka krypur djathin me kohe Gjin Gjoni,
DOMETHENE DJALI I XHELATIT DO TE KANDIDOJE ”””””””””””””””””””””””””””””””????????????????????????????????? hajde e thuaj pastaj se sistemi i demikarcise ne shqipri denoi KUMUNISTET .SI BERISHEN QE NDRYSHOI DATEN E LINDJES PER NDER TE PKSH DHE E BERI 8 NENTORE 1941,ASHTU EDHE KOMUNISTIN E NJOHUR KRISTAQIN. NE FUNDE TE FUNDIT JENI TE GJITHE JASHQITJA E ATIJE SHTETISPRESOJME QE TE SHEMBET AJO STALLE KUPLARAJE DHE TUZERE MBRENDA TE GJITHEVE.
Me këta hajdutë të korruptuar që mbledh PD,
Rama do qëndroi në pushtet me shekuj,fatkeqsisht.
Pd-ke pikerisht nga keta persona si Gjin Gjoni,Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj nuk ka per te fituar.Eshte fati i Edi Rames per nje mandat te trete.
A Besnik more Besnik! A i thuhet pronarit ik?!
Pyetja është: A duhet që Llulli Basha ta vëjë prapë Saliun në listë për deputet? Besnik Mustafaj, një nga shkrimtarët e PD, që deri dje kur nuk përfitonte asgjë, bënte opozitën e opozitës, kurse sot që është në komisionin e përzgjedhjes së kandidatëve thotë që Berisha duhet të jetë prapë deputet sepse gjatë këtyre viteve ai ka bërë opozitë, ka denoncuar drogën për shembull. E në fakt, kjo është një arsye e mjaftueshme, kuptohet për Besnikun se nuk mund të flasë më kundër pronarit de fakto të PD, se tani i është dhënë një detyrë shumë e rëndësishme, përzgjedhja e kandidatëve, pra aty ku dorovitjet janë të mëdha dhe kush hedh më shumë bëhet deputet. Dikur kur Mero ishte bythë e brekë me Saliun, listat i bënin të dy dhe nuk i dinte askush tjetër, tani duket sikur këtë vend e ka zënë Besniku. Cilësia e listave në zgjedhjet e fundit u kuptua qartë me fundin e listave që u futën në parlament pasi opozita dorëzoi mandatet. Tani në PD në këto 7 vite është dëgjuar vetëm E.Salianji dhe Çuni i babit të gazetës 55. PD është katandisur si parti mf dy partizanë “adoleshentë”! E kështu PD thotë se do hapet. E si? Do vijnë prapë të larguarit e pakënaqur që deri tani bënin opozitën e opozitës. Për çfarë do mund të rikthehen? Të shohim edhe njëherë vazhdimin e teatrit politik që la Saliu në 2013? Mbi të gjitha, nëse Saliu supozojmë se nuk është pronari i PD, pse duhet të rikandidojë për deputet? Se Llulli ka nevojë për një baba politik se përndryshe e merr për dore Sorosi dhe e çon nga të dojë? Për çfarë? Deri në 97 pamë shkëlqimin dhe rënien e piramidave financiare, një tragjedi kombëtare. Më pas, në mandatin tjetër 2005-2013 pamë piamidat bis, pra piramidat intelektuale të universiteteve private që shisnin diploma, madje me klering (duke çuar fasule për shembull. Një degradim dhe turp i madh, dhe një tallje e madhe me mundin dhe sakrificat e intekektualëve të vërtetë dhf familjeve të tyre. Ato piramida shkatërruan sistemin arsimor dhe atë të punësimit edhe për shumë vite në vazhdim. Pavarësisht se Berisha i propagandon si arritje të madhe piramidat universitare, ato në fakt u ngritën për të zhvatur edhe ato para që iu kishin ngelur shqiptarëve duke iu shitur një ëndërr të gënjeshtërt, duke i hequr nga ngrënia e farave të lule diellit rrugëve për t’i ngrënë në fakultet, dhe synimi tjetër kryesor ishte të nxirrnin miqtë e tyre injorantë (qoftë edhe të pasur) me shkollë të lartë që t’i punësonin në poste publike të rëndësishme, se me gomerë servilë punohet e vidhet më mirë. Këto piramida universitare do ishin një arsye tjetër e fortë për shpopullimin e Shqipërisë, largimin e trurit jashtë shtetit. Pra Saliu akuzon Ramën dhe Sorosin por vetë me dy piramidat që ngriti gjatë qeverisjes së tij shkaktoi shpopullim. Duke thënë të gjitha këto, dhe gjithashtu arsyen që gjatë qeverisjes 2005-2013 janë punësuar militantë, rryshfetxhinj dhe servilë, e pse jo edhe kurva, atëherë çfarë arsye ka rikandidimi i Saliut?
Edhe te kulluar ti kete PD kandidatet (cka nuk ndodh kurre sa te jete Berisha gjalle), Rama e ka te sigurte fitoren. Me Lylin fiton edhe Ver Llapa.
Gjin Gjoni i shkolluari gjashte mujori i Plepave te Sali Kermes eshte shume i pasur se ka vjedhur shume popullin shqiptar,por aman nuk ja kalon Like Floririt,Llull Bashes e Sypashkaqenit.Gjin Gjoni eshte personifikimi i SHQUPIT i races se ndyre bashke me Lubonjen,Andi Bejten ,Bushat Komunistin ,Fevzo Tullacin,Eni Vasiliqija,Zhej Zemerkatranidhe njefare “mendjendrituri”Cim Peka,te cilet ne kor brohorasin per Sali Kriminelin.Me keto “figura”perfundimisht PD-ja eshte dhe do te mbetet rrugeve si zagaret e rrugeve.Malsori Boston