Sikur kandidatët e Partisë Demokratike tu përgjigjen me saktësi dhe pa gënjyer 42 pyetjeve të formularit të verifikimit të integritetit të tyre, atëherë më shumë gjasë ata që do të dalin “qelibar” nga ky proces do të jenë shumë më pak nga numri i propozimeve, që kanë ardhur nga baza, (mbi 2000) e aq më shumë nuk do të ishte një dhimbje koke edhe për anëtarët e Komisionit të Vlerësimit që kanë filluar punën konkrete prej dy ditësh.
Pse? Sepse në këtë formular që është një përzierje e formularit të deklarimit të pasurisë, dekriminalizimit dhe modelit konservator britanik ka shumëçka mbi jetën e kandidatit nga të dhënat personale, gjeneralitetet aktuale, ato të mëparshme, të dhënat mbi personat e rrethit shoqëror që ata njohin më mirë, me çfarë jetojnë, sa pasuri kanë vënë, sa fëmijë kanë, (duhet të japin të dhënat edhe për ta pavarësisht se në formular ka kuti vetëm për dy fëmijë, ndërkohe që mund të kenë më shumë), ku kanë punuar, si kanë punuar, kontaktet që ai personalisht apo bashkëshorti/ja; fëmijët apo prindërit, kanë pasur në mënyrë të vazhdueshme me një shtetas të huaj brenda 10 viteve të fundit, me të cilët kanë qenë në një lidhje shoqërore/miqësore, afeksioni, influence, interesi të përbashkët dhe/ose detyrimi;
Të listojnë tre persona më të cilët kanë ndjekur një nga ciklet e universitetit bashkë, në të njëjtin kurs dhe periudhë, e deri tek pyetje delikate për shëndetin psikologjik dhe emocional si psh; A jeni konsultuar ndonjëherë me një psikolog dhe/ose psikiatër në lidhje me gjendjen tuaj emocionale ose mendore? A keni qenë ndonjëherë i shtruar në institucionet shëndetësore për këtë arsye? Apo edhe pyetje për përdorimin e substancave të paligjshme narkotike deri edhe të tipit; A keni përdorur ndonjëherë drogë? A e keni përdorur kur keni qenë në marrëdhënie pune? A mendoni se mund ta përdorni në të ardhmen?
Pyetje të njëjta edhe për përdorimin e alkoolit deri diku edhe pa sens si psh; A mendoni se mund të përdorni alkool në të ardhmen?
Kandidatët duhet të përshkruajnë hollësisht edhe llojin, sipërfaqen, adresën e shtëpisë ku ndodhen, vitin e krijimit të banesës, vlerën në lekë apo në valutë, çmimin e blerjes, burimet e krijimit të çdo lloj pasurie të regjistruar ose jo në regjistrat publikë si dhe të gjitha pasuritë e akumuluara ndër vite.
Duhet të përgjigjen pastaj edhe nëse kanë një biznes privat me të dhënat të hollësishme apo edhe pyetje të tipit; A i keni fshehur ndonjëherë të ardhurat me qëllim mospagimin e detyrimeve tatimore? Apo edhe pyetje të natyrës; A keni pranuar ndonjëherë dhurata me vlerë mbi 10,000 lekë apo trajtime preferenciale të ofruara për shkak të ushtrimit të një funksioni publik?
Për të gjitha këto dhe një qerre pyetjesh të tjera, kandidatët e PD-së duhet të tregohen tësinqertë.
Se si do të vlerësohet e vërteta e përgjigjeve vetëm anëtarët e Komisionit të Vlerësimit e dinë.
Ajo që dihet është se në rast se në formularin e verifikimit të integritetit nuk jepen të dhënat e plota apo nuk plotësohen të gjithë pjesët e kërkuara, automatikisht ai kandidat do të skualifikohet
Edhe në rastet kur në vijim të karrierës së personit në fjalë do të konstatohet fshehje, shtrembërim apo falsifikim i informacionit të deklaruar, kjo do të çojë në përjashtimin permanent nga ushtrimi i funksioneve në Partinë Demokratike apo nga funksionet publike shtetërore që ai mund të ketë në të ardhmen.
Komisioni i Vlerësimit ka të drejtë të organizojë edhe intervista me kandidatët gjatë procesit të verifikimit, në ato raste kur ata gjykojnë se do të ketë nevojë për shpjegime plotësuese.
Mundësitë e çdo individi për riverifikim, pas këtij vendimi, rriten ndjeshëm në qoftë se ai i përgjigjet duke shkruar të vërtetën në pyetjet përkatëse të formularit. Pra, çdo individ do të ketë mundësinë të japë shpjegime rreth përgjigjeve të dhëna në formular.
Qartësimet e shpjegimet e dhëna me këtë rast edhe mund të mos ruhen zyrtarisht. Ndërkohë që të gjitha të dhënat e tjera do të ruhen në një database dhe nuk do të bëhen publike.
Formularin duhet ta plotësojnë të gjithë kandidatët.
Në disa pjesë të saj ka përjashtim për ish-deputetët dhe ata që kanë pasur apo apo punojnë aktualisht në administratë, për ato pyetje që përfshihen edhe në formularin e deklarimit të pasurisë dhe dekriminalizimit, dokumente që i kanë me detyrim t’i plotësojnë çdo vit.(SI)
Po per dashuriçkat qe behen ne parlament nga Duma dhe Salianji kane yetje? Ata do miratohen si deputet? Po per ata qe kane bere krime makabre si Sali Berisha a do behen deputet? PD-ke eshte e kredhur deri ne gryke me krime,mashtrime,vjedhje e tradheti ndaj atdheut si Basha qe i shiti Grekut 350 Km katror ne ujrat teritoriale te shqiperise. Mos e beft zoto kurre te vij pd-ke ne pushtet se pastaj e mori lumi dhe deti shqiperine.
Duhet te kuptojme listat e Rames ku nje ne dy veta i dolen burgaxhinj….po te shkoje ke drejtoret I dalin 60% se keshtu I duan… vete per leke
Fillo pune ne administrate ktu ne Gjermani e formulari ka mbi 130 pyetje….kto nuk diskutohet por dhe te tjera qe juve ju duken qesharake…sepse njeriu I mire e mban shtetin…
Pyetja duhet te ishte a perdorni droge e jo a “pini” droge more bibilushat e PD.
Kush ka shoqeri me Babalen , i preferuar i listaxhinjve !
Eshte dhe nje pyetje qe ju nuk e keni permendur:
– A keni qene funksionar ne organet e ndryshme para vitit 1990?
– A keni qene anetar i PPSH dhe funksionar ne organizatar e partise komuniste?
Kjo pyetje behet per te goditur Sali Berishen, Tritan Shehun, Genc Pollon, Kac Islamin dhe cunin e Fafriut…
A dini tr vidhni dhe ta ndani me Shefin.
Nje keshille per plotesimin e formularit ne fjale te PD-se.Nese ka ndonje qe nuk i perdor keto gjera le te pergjigjet pozitivisht,sepse po iu pergjigj “jo” eshte i djegur.Emrin ne liste do e kene ata qe jane me “popullore” ne kete sport ,duke ndjekur shembullin e kupoles se kesaj Bando-partie dhe qe i pershtaten me mire dyshes Berisho-Basha…,qe kane dhene prova besnikerie ndaj tyre si Paloka-ri,Salianhji,Balliu,Bardh-oshi e briugande te tjere te ketij lloji si per vjedhje,inskenime,vrasje si te prillit 1991 ne shkoder etj etj.
Keta jane bastarde…populli i ka provuar…keshtu qe kur ske pule …hani sorre…
Dhe pyetja e fundit duhet te jete;
ju qe doni te beheni deputet a pranoni me ju hipe fazlliq shkau !
Do te jeté shume intéresant ta shofim se si do votojne lazarati,kryeqendra e droges dhe republika e ré e mret sali berishe- bashes,kurse ai qe mendon se basha company ata qe deklarohen se “pijne” droge do ti largoj nga lista gabohen, qellimi i tij eshte ti zgjedhe vetem ata dhe mundesisht ata qe jane ne shkallen e fundit te drogave te forta sepse i mashtron me lehte,siq thot populli i ban lope dhe luan me ta si tja doje qefi.