Harris, prokurorja që sulmoi Biden gjatë garës demokrate (por ky i fundit e kandidon si zv.presidente)

12 Gusht 2020, 22:25Bota TEMA

Kush është gruaja që mund të bëhet zëvendëspresidentja e parë më ngjyrë në Shtetet e Bashkuara?

E lindur në Oakland të Kalifornisë, Harris është bijë e dy emigrantëve nga India dhe Xhamajka. Ndoqi studimet për drejtësi para se të niste karrierën si prokurore e San Franciskos.

Pasi e mbajti për 7 vite këtë post u bë gruaja e parë që u zgjodh si Prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë. Karrierën politike e nisi në vitin 2016-të.

Gjatë përpjekjet së shkurtër për të siguruar kandidaturën demokratë në garën presidenciale, ajo u përplas shpesh me Biden, duke e kritikuar kryesisht për marrëdhëniet me ish-senatorët që kishin favorizuar ndarjen racore.

Harris thotë se është ndjerë gjithmonë rehat me identitetin e saj dhe e përshkruan veten, thjesht si amerikane. Në 2019 tha për “Washington Post” se politikanët nuk duhen vlerësuar për ngjyrën e lëkurës apo të kaluarën e tyre.

3 komente në “Harris, prokurorja që sulmoi Biden gjatë garës demokrate (por ky i fundit e kandidon si zv.presidente)”

  1. Illyrian says:

    Nëse, larg qoftë, fitojnë demokratët, kjo bëhet presidente 3-4 muaj pasi Biden të hyjë në shtëpinë e bardhë.
    Biden shpallet I paaftë për të shërbyer si president, dhe kjo hipokrite merr presidencën.

  2. Shqipja si gjuhë e dytë për shqiptarët says:

    “ky i fundit ” kur përemri bëhet fjali (the latter)
    “ky i pari” (the former)
    fjalia e bukur shqipe do te ishte :
    “Ky i fundit e bën këtë të parën ….. “

  3. Laku says:

    PUNE LEGENASH,DEGJOJNE VETEM BARRAKA OBAMEN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje