Koronavirusi i merr jetën biznesmenit shqiptar, drejtori i birrës 'Peja' nuk i mbijeton infeksionit

12 Gusht 2020, 08:50Sociale TEMA

Ndërron jetë biznesmeni i njohur nga Kosova dhe Ernest Jusufi.

Mediat në Kosovë raportojnë se Jusufi, i cili mbante edhe postin e drejtorit të Birrarisë “Peja”, ishte i infektuar me koronavirus. Ai ka ndërruar jetë në qytetin e Shkupit në Maqedoni.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar gazetari Adriatik Kelmendi, nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

“Ernest Jusufi, një afarist shembull dhe një shok i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve të shumtë!”, ka shkruar Kelmendi, i cili ka publikuar edhe një fotografi të të ndjerit.

Jusufi ishte angazhuar në industrinë e ushqimit që prej vitit 2005 dhe mbante postin e Shefit Ekzekutiv të “Devolli Distrubution”.

1 komente në “Koronavirusi i merr jetën biznesmenit shqiptar, drejtori i birrës ‘Peja’ nuk i mbijeton infeksionit”

  1. SHPRESA says:

    Ngushellime familjes. I qofte dheu i lehte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje