"40 vjet pa patriotin e madh Eqrem Çabej"

13 Gusht 2020, 18:22Kulturë TEMA

Ministrja Elva Margariti ka publikuar një mesazh përkujtimor me rastin e 40 vjetorit të vdekjes së intelektualit shqiptar Eqerem Çabej.

Përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, Margariti ndër të tjera shkruan:

“Plot 40 vjet më parë u shua një nga mendjet më të ndritura shqiptare, një intelektual i klasit të parë, një albanolog i shkëlqyer e patriot i madh, Eqrem Çabej.

I brumosur me një kulturë perëndimore, ndonëse me një të ardhme të sigurt përpara, në Vjenë, ai zgjodhi Shqipërinë dhe gjithë jetën ia dedikoi zbulimit të rrënjëve të shqipes e çështjeve të tjera që lidheshin me gjuhën, folklorin e letërsinë.

Edhe në ditët më të zymta të diktaturës, Çabeji ruajti të pacenuar dinjitetin e shkencëtarit, intelektualit dhe sharmin e një zotërie të vërtetë.

Një pikë referimi pa kohë, pa të cilën albanologjia shqiptare do të ishte e gjymtuar”, shkruan Margariti. (TemA)

3 komente në ““40 vjet pa patriotin e madh Eqrem Çabej””

  1. demokrati says:

    Pikerisht me Cabejn u gjumtua albanilogjia shqiptare. Nje i vogel para koloseve Dhimiter Pilika,Anastas Konda dhe Aristidh Kola. Nga Cabejn dhe dishepujt e tij shqiptaret e shekullit te 20 dhe 21 mesojne se gjuha e tyre eshte nje perzjerje latino slave. Vet Cabej nje pasardhesh kadinj i lindur ne Turqi nuk mund ta mesonte shqipen nga austriaket dhe kete tua shpjegonte shqiptareve.Jepini Cezarit ate qe i takon Cezarit. Grali i albanologjiise shqiptare eshte Jeronim De Rafa.Cabejn dhe Topallin Kolec le te studiohen per ate cfare mbolli barbaria per te shojtur shqipen magjiplote.

  2. Shqiptari says:

    Do te duhen ndoshta me shume se 100 vite që të lindë nje Eqerem Çabej tjetër.Si vend i vogel,kemi pak njerez te medhenj.Por Çabej,eshtë njeri i madh.Si rrallēkush tjetër i dha identitet,forcë,njohje dhe argumentim shkencor te padiskutueshem shqipes.E pastudiuar teresisht ne menyre shkencore,me pak njohje,e studiuar ngs albanologe dhe shpesh e studiuar ne menyre te percipte,shqipja mbetej gjuhe inferiore dhe e pa emancipuar,standartizuar,pasuruar dhe zhvilluar.As MajeriVaigandi,Hani,Bopi,Shuflai,Lamberci dhe shume te tjere,nuk arriten ta ngrene shqipen ne nivelin e gjuheve indoeuropiane te zhvilluara.Nese sot gjuha shqipe eshte nje gjuhe e kristalizuar,e standartizuar,e zhvilluar dhe e studiuar,ne krye te piramides te kontributoreve shkencor qendron Çabeu i madh.Ky patriot dhe atdhetar i madh,ky njeri euridit dhe shkencetar i niveleve boterore,u dha pergjigjje shume enigmave dhe nenvleresimeve qe i ishin bere shqipes nder shekuj.E pas tij plotesojne ansamblin e kesaj permendoreje madhedhtore.Profet e shquar.Demiraj,Domi,Lafe,Gjinari,Kostallari,Kastrati,Agalliu dhe disa dijetare dhe gjuhetare te nderuar,punetore edhe pse ne moshe te thyer qe vazhdojne te punojne ende.
    Do kaloje vite,dekada dhe shekuj,por emri i Çabeut te madh do ndriçoje,si babai i shqipes moderne.Nderim per te.

  3. Shqiptari says:

    Kane kaluar afer 5 dekada,kur pata fatin ta degjoja per here te fundit,te madhin dhe te diturin,Çabej.Ishim nje grup studentesh entuziaste,qe ishim ftuar te degjonim nje ligjerate qe do mbante profesori,rreth historise se shqipes dhe hapave te medhenj qe kishte bere ajo drejt kristalizimit dhe standartizimit.I shoqeruar nga miqte e tij te vjeter,gjuhetare te nderuar,ai hyri ne salle,ashtu i imet,i qete dhe me shikim te qeshur nga salla.Per te gjithe ne qe e kishim degjuar ne leksione,e kishim studiuar dhe komentura ishte tejet impresionuese dhe e mirepritur fjala e tij.Plot energji,me nje pasion te madh qe e karaktetizone,zhvilloi nje bisede tejet shkencore,te thjeshte dhe te kupturshme.
    Aftesia dhe pasuria e saj,format gramatikore dhe leksiku i pasur qe krijon mundesi shprehese te medha,ploteson ne menyre te perkryer nevojat e perdoruesve te shqipes.Pavaresisht dialekteve dhe te folmeve,ai argumentoi se isht nje nga arritjet me te medha ngritja ne nivelin e gjuhe moderne tr kodifikuar,me nje forme letrare,standart,me rregulla te percaktuara sakte.Ndonese ishte nga drejtuesit kryesor,nje nga organizatoret e krijimit te normes letrare kombetare,profesori me shume modesti ngriti lart punen e miqve te tij gjuhetar,te paraardhesve duke filluar nga Buzuku,Matrenga,Kavalioti,Mitko,Todhri,Kristiforidhi,Cipo,Xhuvani,Domi,Demiraj,Kostallari,Lafe,Gjinari,Ajeti,Mancaku,Çeliku,Kastrati dhe shume ghuhetare te rinje dhe premtues.Pa leter,i qarte,i sakte,shkencor dhe miqesor,plot pasion dhe dinamizem,e mbajti sallen te gozhduar dhe te interesuar.Po çudia me e madhe ishte se nuk tha asnje fjale per veten e tij,per kontributin,por foli per punen e gjuhetareve kompetent shqiptare,per punen e tyre shkencore me kompetence,qe e ngriten shqipen ne keto nivele.
    Vite me vone,kam lexuar me vemendje pothuaj tere vepren e tij.Nje thesar shkencor me vlere qe do i sherbej si udherrefyes te gjithe atyre qe do punojne per ta çuar me tej shkencen shqiptare.Duhet me shume vemandje dhe interesim per te vleresuar dhe perkujtuar njerez te tille te medhenj,shkencetare dhe patriote,qe bene kaq shume per gjene me te shenjte te shqiptareve,gjuhen shqipe.
    Nderimi per keta kolose duhet te jete i pafund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje