Historike: Emiratet Arabe njohin Izraelin, Tel Avivi tërhiqet nga pjesë të Bregut Perëndimor (reagon dhe Rama)

13 Gusht 2020, 18:31Bota TEMA

Dita e sotme do të mbetet historike dhe shpresëdhënëse në ngjarjet shpesh herë dramatike për Lindjen e Mesme.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump përmes një postimi ka deklaruar se është arritur një marrëveshje midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për njohjen e Tel Avivit zyrtar.

Në këtë mënyre vendi arab shndërrohet në vendin e parë në atë zonë që njeh Izraelin, pas Egjiptit dhe Jordanisë. Një kthesë pothuajse e papritur kjo, edhe për rëndësinë që Emiratet kanë në gjithë botën arabe, që mund të çojë në njohje të tjera së shpejti.

Një marrëveshje e sponsorizuar me shumë ngulm nga presidenti Trump, i cili deklaroi edhe që si shenjë paqeje Izraeli do të tërhiqet nga disa pjesë të Bregut Përëndimor që janë faktikisht të okupuara nga forcat ushtarake izraelite si dhe nga kolonët.

Kryeministri izraelian Benjamin Netanyahu deklaroi që do të mbajë një konferencë për shtyp së shpejti për të shpjeguar situatën e re diplomatike.

Për lajmin ka reaguar edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, që thotë se uron që kjo marrëveshje të inspirojë edhe vendet e tjera.

“Kjo është me të vërtetë frymëzuese dhe uroj me gjithë zemër që të frymëzojë të tjerët në rajon të ndjekin me të njëjtin frymë dhe të punojnë së bashku për një të ardhme të madhe të përbashkët për të gjithë njerëzit e tyre. Urime për të tre miqtë e shkëlqyer të Shqipërisë (SHBA, Izraelin dhe Emiratet)”, shkruan Rama në Twitter.

Marrëveshja

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën, me ndërmjetësimin e presidentit Donald Trump, një marrëveshje historike paqeje që do të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve të Lindjes së Mesme.

Sipas marrëveshjes, Izraeli pranon të pezullojë zbatimin e sovranitetit në zonat e Bregut Perëndimor për të cilat kishte diskutuar aneksimin, thanë zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

Marrëveshja e paqes është produkt i diskutimeve të gjata midis Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat u përshpejtuan kohët e fundit, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

Marrëveshja u nënshkrua përmes një telefonate të enjten mes presidentit Trump, kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe sheikut Mohamed Bin Zayed, princi i kurorës së Abu Dhabit.

Zyrtarët thanë se marrëveshja është e para e këtij lloji që kur Izraeli dhe Jordania nënshkruan një traktat paqeje në vitin 1994. Ajo gjithashtu shënon për presidentin Trump një sukses në politikën e jashtme, ndërkohë që ai është në garë për t’u rizgjedhur më 3 nëntor.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se këshilltari i lartë i presidentit Trump, Jared Kushner, ambasadori amerikan në Izrael David Friedman dhe i dërguari në Lindjen e Mesme Avi Berkowitz u përfshinë ngushtësisht në negociatat për marrëveshjen, po ashtu edhe sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga të tre vendet thuhej se të tre udhëheqësit kishin “rënë dakord për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Ky hap diplomatik historik do të avancojë paqen në rajonin e Lindjes së Mesme“, thuhet në deklaratë.

Delegacionet nga Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të takohen në javët e ardhshme për të nënshkruar kontrata dypalëshe në lidhje me investimet, turizmin, fluturimet direkte, sigurinë, telekomunikacionin dhe çështje të tjera, thuhet në deklaratë.

Dy vendet pritet që së shpejti të shkëmbejnë ambasadorë e të kenë përfaqësi diplomatike.

16 komente në “Historike: Emiratet Arabe njohin Izraelin, Tel Avivi tërhiqet nga pjesë të Bregut Perëndimor (reagon dhe Rama)”

  1. Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit says:

    Reagon Rama …
    hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha

    1. aaaaa says:

      O Vito budallai qe nuk kupton fare nga politika…Rames nuk i rruhet fare per Izraelin dhe Arabin Saudite,por troket te pragu qe te degjoje dera,pra aludon per Serbine dhe Kosoven,qe duhet te bejne (Serbia) te njejten gje.

      1. Hoxh Armandi says:

        Falenderojme mikun tone Edi Rama per mbeshtjetjen dhe i lutemi te vazhdoje te na mbeshtese gjithmone.

        – Presidenti Trump, Ben Netaniahu dhe Sheiuku al hasan al hysen el muhamed i UAE

    2. Kalec Dega says:

      Lol, Reagon gjigandi i Albanistonit, lol

      e bukur fort kjo.

      =
      “terhiqet nga pjese”..shkrimtaret e Meros po e dhjesin shqipen, kjo eshte me me interes….

    3. Bureto says:

      Rama është kryesuesi i OSBE, ndaj është në rol, por edhe sikur të mos ishte, për një arritje në të mirë të paqes, mos vallë duhet kursyer edhe një urim?!?!

  2. Papi says:

    Shpresoj te kete reaguar per llogari te veten “arabet,izraeli miq te shqiptareve”? Qe kur qe diten qe nuk njohin pavarsine e kosoves sepse preferojne qe gjysma e shqiptareve te jete nen shkja?
    Mbaj mend qe ministrat e izraelit kane permendur shqiperine 2-3 here si vend islamik jane pergenjeshtruar nga qeveria me pas por kjo tregon qarte sesa e thelle eshte miqsia
    Spo permend qe i shiten milloshevicit gjate luftes pamje satelitare dhe kur ai si pagoi ata e hodhen ne gjyq dhe u be publike
    Izraelit nuk po i kerkojme borxhin por te pakten te mos na jete kunder
    Sa per arabet sja vlen me komentu
    Te vetmit miq te shkelqyer jane amerikanet me te tjeret mund te themi qe njihemi dhe mjaft

    1. ca po thua says:

      Izraeli eshte mik i Shqiperise o debil, po ti s’ja ke idene. Lobi hebre ka bere perpjekje te medha ne mbeshtetje te ceshtjes shqiptare. Edhe Ollbrajt (dhe jo vetem) eshte hebreje.
      O GOMAR!

  3. Mona pa breke says:

    O Rame mos u perzje atje ku nuk duhet. Kjo eshte thjesht propagande Trumpiane e mbeshtetur nga 2 lidere aleate te Trumpit ne lindjen e mesme qe e ndihmuan ne zgjedhjet e 2016 dhe po e ndihmojne te rizgjidhet ne 2020. Kjo eshte e verteta e kesaj marreveshje:

    https://threadreaderapp.com/thread/1293936166698389508.html

  4. ?????? says:

    Hahahahahahaaahha. Reagon Ram leshi. Hahahhhahahahah ik ore ram i pa afti legen i qelbur na majti menja ke ty se na shkaterroj sali hajduti edhe krimineli…por ti ishe faqja e zez legen komplet ti e ke shtuar korruptuarit ne shqiperi. ne kohen e sali rrumpalles te pakten pagushin rryshfet me pak. Kurse ti me qeverine e qelbur taten edhe me te korruptuar ne bote e ngrite pazarin shume i horlladise Shqiptaret ptu poshtersi njeri i degjeneruar

    1. uhahahaaaaaa says:

      Qenke rende nga trute o gishtuk ?

  5. Ed says:

    PO KUSH TE REAGOJE O IDIOT I BERISHES. BERISHA ME MUTEN TEND

  6. proantisemiti says:

    tani e gjeti masoni të flasë – krimet e izraelit nuk kanë të sosur
    edhe kosova që përjetoi si palestina nuk flet – si ka mundësi? ?
    për katalonjën pse nuk flet kosova dhe shqipëria apo … kur ta njohin emiratet arabe?!

  7. proantisemiti says:

    tani e gjeti masoni të flasë – krimet e izraelit nuk kanë të sosur
    edhe kosova që përjetoi si palestina nuk flet – si ka mundësi? ?
    për katalonjën pse nuk flet kosova dhe shqipëria apo … kur ta njohin emiratet arabe?!

  8. Laku says:

    ME NE FUND BOTA KA NJE LIDER ME SHTYLLE KURRIZORE.
    ZOTI E BEKOFTE TRUMPIN.

  9. degelisi says:

    aaaaa- ke te drejte me komentin

  10. Berti says:

    Marreveshje per tu pershendetur. Shembull se si mund te arrihet mirekuptim mes Kosoves dhe Serbise, qendrim qe Kryeministri Edi Rama e tha cope bash ne Beograd, perpara Presidentit Alesander Vucic. Deshirojme qe miku i madh i shqiptareve, SHBA, te ndermjetesoje edhe ne kete drejtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje