Kampi i Alvin Berishës: 8 fëmijë humbin jetën në Al-Hol, mbahet në kontroll nga organizata terroriste YPG/PKK

13 Gusht 2020, 13:04Bota TEMA

Në kampin Al-Hol që organizata terroriste YPG/PKK e mban nën kontrollin e saj në rajonin Al-Hasakah të Sirisë, në javën e fundit 8 fëmijë nën moshën 5 vjeçe kanë humbur jetën për arsye që burojnë nga uria (kequshqyerja) dhe humbja e lëngjeve (dehidratimi).

Drejtoresha ekzekutive e Fondit Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Henrietta Fore në një deklaratë me shkrim lidhur me çështjen tha se “UNICEF ka shqetësime të thella nga raportimet se në një periudhë më të shkurtër se një javë kanë humbur jetën 8 fëmijë nën moshën 5 vjeçe në kampin Al-Hol në verilindje të Sirisë”.

Ajo theksoi se vdekjet në kamp kanë ndodhur në datat 6-10 gusht, ku 4 prej këtyre lidhur me komplikime të lidhura me ushqyerje të pamjaftueshme ndërsa të tjerat nga diarreja, pamjaftueshmëri e zemrës, hemorragji e brendshme dhe hipolglicemi (niveli i ulët i sheqerit në gjak) të shkaktuara nga mungesa e lëngjeve.

“Vdekja e çdo fëmije është tragjike. Kjo është edhe më tragjike në vdekjet e parandalueshme”, tha Fore duke shtuar se në kampin Al-Hol vazhdojnë të dobësohen më shumë se 40 mijë fëmijë nga rreth 60 vende.

Fore tërhoqi vëmendjen se civilët në kamp krahas temperaturave të larta të verës janë të detyruar të luftojnë edhe me traumën e dhunës dhe shpërnguljes.

Më tej Fore njoftoi se kufizimet dhe masat e karantinës të vendosura në kamp për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) e bëjnë edhe më kritike situatën dhe se shërbimet shëndetësore në kamp duhet të rifillojnë përsëri.

Ajo informoi se pavarësisht të gjitha kufizimeve UNICEF dhe aleatët e tij do të vazhdojnë aktivitetet e ndihmës humanitare në kamp.

Ndërkohë ashtu sikurse edhe zyrtarët e tjerët të OKB-së, ka tërhequr vëmendjen se edhe drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Fore nuk ka bërë ndonjë thirrje ose nuk ka përmendur emrin e organizatës terroriste YPG/PKK e cila ka okupuar kampin.

– Kampi Al-Hol

YPG/PKK në kampin që ngriti në prill të vitit 2017 në komunën Hol, krahas civilëve që u larguan nga konfliktet me organizatën terroriste DEASH në Deri ez-Zor mban edhe disa prej anëtarëve të DEASH-it dhe familjarët e tyre që janë dorëzuar.

Në kampin nën kontrollin e organizatës civilët jetojnë në kushte çnjerëzore.

Lavamanët dhe kabinat e dushit jo higjienike, çadrat e grisura, ushqimet e skaduara, mos sigurimi i ilaçeve për të sëmurët me sëmundje kronike dhe mos mirëmbajtja e të sëmurëve janë ndër problemet më kryesore në kamp.

Al-Hol, i njohur ndryshe si “kampi i ferrit” u bë i njohur për publikun shqiptar pas historisë së vogëlushit Alvin Berisha. Historia e 11-vjeçarit, i cili qëndroi për plot 5 vite në Siri preku zemrat jo vetëm të shqiptarëve, por edhe më gjerë e sidomos në shtetin fqinj të Italisë.

Në moshën 6-vjeçare, saktësisht në dhjetor të 2014-ës, Alvin Berisha shkoi drejt Sirisë me të ëmën që zgjodhi t’i bashkohej ISIS-it. Nëna e tij, e lindur në Durrës në vitin 1982 kishte emigruar në Itali, ku edhe ra pre e propagandës fetare radikale islamike. Alvin, mbeti i plagosur gjatë një atentati me bombë në Siri, në të cilin humbi jetën nëna e tij.

3 komente në “Kampi i Alvin Berishës: 8 fëmijë humbin jetën në Al-Hol, mbahet në kontroll nga organizata terroriste YPG/PKK”

  1. Deda says:

    Kurva ikni vetë dhe shkërdheni si qentë dhe lërini fëmijët të qetë

  2. Moisi Golemi says:

    Qysh kur YPG/PKK janë organizatë terroriste, more gazetar turk b¥thëshpuar??? YPG janë si UÇK, more zagar!!! Ptuuuu, halldup i ndyrë!!!! Robt ku t’i kesh, ti dhe ata që t’i botojnë këto idiotësira.

  3. Free Kurdistan says:

    Kush na qenkan keto “organizata terroriste” YPG/PKK? Pse nuk na e sqaron gazetaruci ne fjale?
    Kampi eshte nje vendgrumbullim i personave terroriste islamike te ISIS dhe familjeve te tyre, qe edhe ata jane potencialisht terroriste te mundshem!
    Familjet e terroristeve po na ankohen se i kane keqtrajtuar “terroristet” e YPG/PKK? C’jane keto gjera ordinere qe thoni. Nje grua dhe nje femije i nje terroristi islamik jane “te pafajshem”. Vertet? Ik se tallesh. Ata jane po aq te fajshem sa vete terroristi, ndersa vete nje femije terroristi eshte me shume mundesi nje terrorist i ardhshem, sepse ai ashtu eshte rritur dhe edukuar si prinderit e tij. U zhdukshin te gjithe …
    Edhe e jema e Alvinit bashke me dashnorin e saj ishin TERRORISTE islamike, qenie te ndyra qe kthyen patkojte nga qielli! Edhe vete Alvini do jete gjithe jeten dyshueshmerisht dhe potencialisht nje terrorist islamik, pavaresisht nese e moren me dhune apo jo! Ai eshte edukuar si nje islamist i qelbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje