PD “vajton” marrëveshjen e “detit” 2009 të nënshkruar nga Basha e Bakojani e të rrëzuar nga Kushtetuesja: Histeria e PS hodhi në erë paktin e Berishës. Të dërgohet në Hagë

13 Gusht 2020, 11:32Politika TEMA

Demokratët nuk heqin dorë nga “vajtimi” për marrëveshjen e “detit” mes Greqisë dhe Shqipërisë, të nënshkruar nga Basha dhe Bakojani në prezencë të kryeministrave te atehershem Berisha dhe Karmanlis në vitin 2009.

Ish ministri i Jashtëm demokrat Tritan Shehu akuzon socialistët dhe Ramën se hodhën në erë këtë marrëveshje për shkak të histerisë së tyre artificiale, pasojë e së cilës ishte rrëzimi nga Kushtetuesja me argumentin se cenonte Kushtetuten dheteresine territoriale te Shqipërisë.

Për këtë arsye zyrtari i lartë demokrat thotë se kjo qeveri nuk e ka tagrin ta realizojë një marrëveshje të tillë, duke pretenduar se do të jetë PD ajo që do të nënshkruajë paktin numër 2 me qeverinë greke për “Detin”!

Postimi i plotë i Shehut:

Rama nuk do ta realizoje Mareveshjen detare me Greqine!

Duke lexuar disa opinione desheroj te them se eshte nje iluzion te mendosh qe kjo Qeveri ka vullnet apo mund te relizoje ate mareveshje te domosdoshme:

— Ishte kjo Rilindje qe krijoi te gjithe ate histeri artificiale per te hedhur ne ere Mareveshjen racionale e plotesisht te pranueshme te realizuar nga Qeveria Berisha, jo vetem per nje “kapital” primitiv politik te saj, por dhe “nen presion”.

—Me tej ishte po kjo, qe e detyruar qofte nga domosdoshmeria e permiresimit te maredhenive me Greqine (te shkaterruara qellimisht prej saj), qofte per te korregjuar imazhin destruktiv te saj, apo si nje “gjethe fiku” per integrimin, luajti per disa vite me “kenge e valle” per te transmetuar perceptimin e rreme se po e realizonte ate Mareveshjen. Perfundimi asgje, asnje hap konkret nuk u publikua, dhe nuk mund te ishte ndryshe, sepse as nuk e desheronte kete dhe as nuk ishte a eshte lire ta realizoje.

—Vecanerisht kjo eshte e pamundur te realizohet tashme per aresyet e mesiperme qe qendrojne, por dhe per faktin se kjo Qeveri “ne ikje”, pa Ministri te Jashteme, pak muaj prane zgjedhjeve nuk mund, nuk ka as te drejten politike, legale a morale te avancoje ne ate drejtim.

Pra kjo ngel nje ceshtje per tu zgjidhur nga Qeveria e ardheshme demokratike, qe e bazuar ne parimet nderkombetare, procesin tone te integrimit, domosdoshmerine e definimit dhe te atij kufiri, jo vetem per maredheniet strategjike me Greqine, por dhe per stabilitetin e Rajonit, te angazhohet.

Sidoqofte per te qene transparent desheroj te theksoj, tashme kur veprimet e Rilindjes kane krijuar kaq hije e paragjykime absurde per kete mareveshje, duket se opsioni me real do te jete ai, qe Shqiperia e Greqia ne mirekuptim tja kalojne ceshtjen Gjykates perkatese te Hages per ta definuar ate kufi.

10 komente në “PD “vajton” marrëveshjen e “detit” 2009 të nënshkruar nga Basha e Bakojani e të rrëzuar nga Kushtetuesja: Histeria e PS hodhi në erë paktin e Berishës. Të dërgohet në Hagë”

  1. Theatre and Drama says:

    o Tritan prasi..e ka fajin Turqia hahaha

    1. abc says:

      Pakti nuk u rezua nga Kushtetuesja, por nga presioni Turk.
      Tradhetia me e madhe Kombetare (qe eshte anulimi i marveshjes se 2009-es) u “pagezua” si suksesi me i madhe.

      1. Bbb says:

        Edhe ti si si Tritani mjeshter i madh i prasit qeke plak

  2. Maksim says:

    Preshin aty ku e di vete..or legen I SHQUP-it. Akoma zagar i Asfalias greke ke mbetur.

  3. Zani Burimi says:

    Duam nje koment nga Koloneli i Detit!

  4. ppa says:

    O Mero, vertete shume punonjes jane me pushime; por duhet bere kujdes me drejteshkrimin, sepse jane per faqe te zeze.

  5. Alba.ny says:

    E kuptoni pse nuk vjen- dhe nuk duhet të vije- PD ne pushtet?
    Gjykata Kushtetuese vulosi tradhetine e Bashes dhe Berishes 9:0, jo se ishte nen preSion, por se TRADHETIA e ka emrin TRADHETI.
    Tritan Preshi akoma mbron të pambrojtshmen, dhe shqiptaret duhet të mbajne shenim.
    Kjo mareveshje është gur prove edhe për PS dhe personalisht për Edi Ramen.
    Nese ai do te behet shok i Luli Bashes, është OK, por edhe po e nenshkroi Marveshjen me ato kushte, do gjendet dikush që ta mbroje ne të gjitha shkallet e gjykatave.

  6. 17nentori says:

    Hileja byrazera fillon nga vete PD-ja. Per shembull po te ishte kaq e “mire” marreveshja perse i duhet marreveshje numer 2?
    Po te ishte e mire, e mbajme ashtu si eshte meqe e kemi dhe te nenshkruar tani!!!
    Po qe se s’eshte, cfare do ti ndryshoka Tritani Shehu qe ta beje numrin 2?

  7. Erdogan says:

    Per inat te sime vjehrre,do shkoj te flej me Millonane (Mullixhine).
    Per inat te Grekut ne jemi me Tur-qine,Italine,Ameriken!
    Zoti Shehi.
    Nuk eshte rastesi qe ke Mbiemer Turk,i thone 500 vjet,nuk ke faj.
    Lojen djallezore te Berishes kunder (contra) Greqise e la paguar dhe do ta paguaj shtrenjte Arnautistani,Alvanistani,Albanistani,Arberistani.
    Kjo duket edhe nga foto-grafia qe ne momentin e pershendetjes midis dy ministrave te jashtem,Berisha mendon Gjykaten Kushtetuese.
    Nuk e di cfare mori Arnautia Arvania per kete Marreveshje qe ishte e kalkuluar qe ne fillim nga interesat turke.
    Arnautia nuk mendon per vete,por per Tur-qine.
    Ironia dhe Ipo-Hrisia eshte se “vetequheni” Ilyre dhe Kostandino-poleosin ne Nder te Ilyrit Kostandin e quani ashtu sic jini turq,Stamboll!
    Kostandinopolis,Agia Sofia eshte e Jeorgios Kastriotis eshte e Jona qe nuk u tur-qizuam,nuk ndruam Bese,nuk ndruam Identitet.
    Jemi Krenare dhe eshte ne Nderin tone qe Vorio Epiri i Kastriotit egziston ne jete te jeteve.
    Eshte Krenari qe jemi viktimat tuaja,qe nuk kini kerkuar nje Falje te Madhe atyre qe nuk u tur-qizuan.
    Mundoheni ti beni si “Veten” Bregdetasit heronj qe mbajten Identitetin Greke pamvaresisht se ua mbyllet Skoliot Greke brezit e ri,por te vjeterit flasin akoma Gluhen e Nenes Greqi,Glosan Greke.
    Si mund ti quani si “veten” ju qe nuk mbaheshit ne kohen e turkut me poste,offiqe,pasuri dhe Bregdetasit mbanin dhe mbajne Emrat e Shenjta bile te lashta Greke duke dale kunder Kishes famekeqe te Krishtere,te Kryqezartave krimineke si Athina,Melpomeni,Kalopi,Aristidh,Aristotel,Eleni,Platon,Sokrat,Dhimiter,Vasil,Kozma,Kostandin,Pirro e te tjera,ecetera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje