Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka deklaruar se Shqipëria përkrah SHBA-në në Nismën e Rrjetit të Pastër.
Me anë të një postimi në ‘Facebook’ ai shkruan se Nisma e Rrjetit të Pastër është një përpjekje gjithëpërfshirëse për të adresuar kërcënimin afatgjatë për privatësinë e të dhënave, sigurinë dhe të drejtat e njeriut të paraqitura në botën e lirë nga aktorë autoritarë keqdashës.
Më tej Balla shton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bashkuar në Rrjetin e Pastër nga më shumë se tridhjetë Vende të Pastra me orjentim të njëjtë dhe të cilët kanë kryer mbrojtjen e rrjeteve të tyre 5G nga shitësit e pabesueshëm dhe transportuesit e konunikimit digjital.
Postimi i plotë:
Shqipëria përkrah SHBA në Nismën e Rrjetit të Pastër
Nisma e Rrjetit të Pastër është një përpjekje gjithëpërfshirëse për të adresuar kërcënimin afatgjatë për privatësinë e të dhënave, sigurinë dhe të drejtat e njeriut të paraqitura në botën e lirë nga aktorë autoritarë keqdashës.
Rrjeti i Pastër është i rrënjosur në standardet e teknologjisë digjitale të besueshme, të pranuara ndërkombëtarisht dhe është një reflektim i angazhimit tonë për një internet global të hapur, ndërveprues dhe të sigurtë, bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Kjo përpjekje paraqet implementimin e një strategjie të qëndrueshme shumëvjeçare, gjithëpërfshirëse, të ndërtuar mbi një koalicion partnerësh të besuar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bashkuar në Rrjetin e Pastër nga më shumë se tridhjetë Vende të Pastra me orjentim të njëjtë dhe të cilët kanë kryer mbrojtjen e rrjeteve të tyre 5G nga shitësit e pabesueshëm dhe transportuesit e konunikimit digjital.
Ndaj këtij lami ka reaguar edhe ambadadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, e cila shprehet se është krenare që sheh që Shqipëria i bashkohet nismës së SHBA për Rrjetin e Pastër për tu mbrojur nga rrjetet 5G.
Ndër të tjera ajo shprehet ky vendim është një vendim I rëndësishëm strategjik për të mbrojtur infrastrukturën kritike.
“Krenar që shohim Shqipërinë dhe të tjerët të bashkohen nismës së SHBA në Rrjetin e Pastër për të mbrojtur rrjetet e tyre 5G nga shitësit e pabesueshëm.
Vendim i rëndësishëm strategjik për të mbrojtur infrastrukturën kritike,” shkruan Kim.