Grida Duma: Pandemia nuk mund të falsifikohet dhe as të mbulohet me propagandë

12 Gusht 2020, 18:30Politika TEMA
Grida Duma: Pandemia nuk mund të falsifikohet dhe as të mbulohet me

Grida Duma i ka bërë thirrje qeverisë që të heqë dorë nga sukseset imagjinare, dhe të mos manipulojë shifrat e pandemisë, pasi pandemia nuk mund të falsifikohet dhe as të mbulohet me propagandë.

“Pandemia nuk mund të falsifikohet dhe as të mbulohet me propagandë.

Politizimi që i bën qeveria çdo thirrjeje për ndihmë nga qytetarët apo për përgjegjshmëri nga opozita, është vepër kriminale.

Kërkesat janë minimale për përgjegjshmëri dhe menaxhim për të shpëtuar jetë njerëzore, ndërsa qeveria harxhon gjithë mundin për të shpëtuar fytyrën e vet.

Në këtë fatkeqësi të gjithë janë të solidarizuar sepse janë të dëmtuar, të kërrusur nga pasojat e keqmenaxhimit të pandemisë, në jetë e në punë.

Duket qartë, që qeveria po përdor falsifikimin e të dhënave dhe mbulimin me propagandë; duke tejkaluar çdo imagjinatë deri në manipulim shifrash.

Duhet kujdes vetjak i secilit sepse shpresat tek detyrat që i takojnë qeverisë janë iluzione të kota.

Çdo qytetar tashmë e di që duhet të mbrohet e sigurojë gjithçka vetë; ashtu si duhet të dijë që duhet ta ndëshkojë këdo që e dëmton kaq rëndë”, shprehet ish-deputetja demokrate, Grida Duma.

3 komente në “Grida Duma: Pandemia nuk mund të falsifikohet dhe as të mbulohet me propagandë”

  1. Cuku says:

    Oj Grrifsha Duma
    Tu dogj “pjeshka”kot me PD.
    Ike per lesh me keq se Sonia (Sanie )Meço.

  2. Bepin Kcira says:

    Eshte e pa moralshme te behet propagante me pandemine zonja Griga….

  3. Ladi says:

    Ik moj gojore, si nuk te vjen turp, del e ben dhe komente. Lyli largoji keto plehra se nuk fiton me to.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje