180 mln euro nga BE, Balla: Solidariteti, guri i themelit të familjes së madhe europiane

12 Gusht 2020, 15:04Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas mbështetjes prej 180 mln që BE i akordoi Shqipërisë për të përballuar pandeminë e shkaktuar nga COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se BE dëshmon çdo moment se solidariteti është guri i themelit të familjes së madhe europiane.

Shqipëria mbetet e vendosur në realizimin e plotë të reformave që na bëjnë pjesë të kësaj familje

Sipas Ballës, beteja ndaj pandemisë nuk ka përfunduar, prandaj duhet të jemi sëbashku për të zbutur sadopak efektet ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga COVID-19.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

?????Mirënjohje Bashkimit Europian për mbështetjen e dhënë prej 180 milion €, në vijim të bashkëveprimit për të limituar pasojat social-ekonomike të pandemisë COVID-19.

Beteja ndaj pandemisë nuk ka përfunduar, prandaj duhet të jemi sëbashku për të zbutur sadopak efektet ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga COVID-19.

BE dëshmon çdo moment se solidariteti është guri i themelit të familjes së madhe europiane. Shqipëria mbetet e vendosur në realizimin e plotë të reformave që na bëjnë pjesë të kësaj familje?

#sëbashkuMËtëFORTË ?? ???

2 komente në “180 mln euro nga BE, Balla: Solidariteti, guri i themelit të familjes së madhe europiane”

  1. Kapterr Qinani says:

    Sa e dun qylin shqiptart.
    Dun t rrijn,t mos punojn,t llapin qenshe t bojn krime dhe t morin pare qyl.
    Edhe morracak edhe se lvizin sumen,edhe llapaqena,edhe pordhar,..
    Rrasini mer derrin ktyne pislliqeve ,çi jepni pare.
    Ku bohen njers kta

  2. Pedro i ri says:

    Po te m7ndoheni pak ju pushtetaret mund te mblidhni disa milion euro per pak minuta. Vetem nje perwindje e vogel e fitimeve tuaja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje