Nga Frrok Çupi
Para se Maria Mercader, gazetare e CBS, të jepte shpirt nga koronavirusi, kishte mbajtur shënime si po i mbylleshin ditët e jetës. Dhe në fund tha: ‘Oh, sa shumë tesha ka kjo gardëroba ime… Ç’i dua të gjitha këto? Po pse kaq shumë rraqe mbledh njeriu?!’. Gazetarja jetëgjatë e CBS, e mbylli jetën e rrethuar nga simptomat dhe shumësia e gjërave të kota.
Ne kemi rrethe rrotull pikërisht ‘teshat e kota’ dhe simptomat e një epoke që po vdes, fatmirësisht. Po vdes epoka e këtyre që kanë grumbulluar gjithçka për vete, e kanë lënë popullin cullak pa mjete jetese dhe pa dinjitet, i kanë marrë pronën, i kanë cof të drejtën, i kanë vënë zjarrin dhe e kanë poshtëruar…, dhe tani ja ku janë në flluskën që quhet ‘epokë’ e tyre.
Simptomat nisin në krye të flluskës:
Njësoj si Maria, rrethuar nga tesha pa fund, kemi për shembull, presidentin e Republikës. Mblodhi, mblodhi, mblodhi…., para, toka, vila, flori, miniera, fabrika, pallate…, pa punuar kurrë dhe tani nuk ka as shansin më të vogël që ta mbledhë ‘gardërobën’ e kotësive. Në radhë të parë vetë presidenti i del tepër kombit. Një tepricë e asaj natyre që e nxjerrin jashtë kombet, qytetet, lumenjtë, dhe vetë organizmi i njeriut i nxjerr jashtë tepricat natyrshëm. Presidenti ka mbërritur në simptomën ‘as i gjallë as i vdekur’. Parlamenti që e ka zgjedhur, e ka nxjerrë jashtë si tepricë, por ai bën si trim që nga qymezi i presidencës. Parlamenti e ka shpallur Presidentin një dhunues të Kushtetutës, mijëra herë më rëndë se dhunuesi i gardianit ndaj të burgosurit. Kur dhunon kushtetutën e Republikës të pret ‘vdekja legale’. Prokuroria e Përgjithshme po vonohet që të marrë presidentin të pandehur për krimin e dhunës ndaj ligjit themeltar të shtetit të kombit. Epoka e keqe e një presidenti- tepricë, po vdes, fatmirësisht.
Ka kohë që ka vdekur ‘lloji i teshave të kota’, si te gardëroba e Maria Mercader. Kishte mbetur vetëm Meta, prej llojit të tij. Kam një tregim për miqtë, çfarë më ndodhi kur dikush më kishte hyrë në shtëpi e kishte vjedhur çfarë i nevojitej. Ndodhi para disa vjetësh. Kur e solli policia për të dëshmuar provat, vjedhësi ishte një djalë aq i ri sa mund ta quaje edhe fëmijë, diku te 13 vjeç, nga Babru e Tiranës. Këtë punë bënte ai, të atin që e kishte bërë këtë më parë, e kishin burgosur. Ngjitej nëpër pallate deri në katin e dhjetë, si një spiderman. Gazetarët e kronikës patën rastrin ta njohin e intervistojnë… Mirëpo ku është ai tani? Askund. Shpresoj që të jetë diku, por nuk është më ai ‘hajduti i famshëm’. Edhe djaloshi 13 vjeçar e la një ditë vjedhjen, sepse nuk mbahet jeta me vjedhje. Kjo është kategoria, pra, kategoria që tani nuk është. Kjo është edhe simptoma se epoka e Ilir Metës ka vdekur. Nuk shtyhet jeta me vjedhje, grabitje, vrasje, mashtrime, dhunime…
Kjo ‘epokë’ kishte vdekur me kohë, por se kush e mbajti gjallë si Makbethi. Makbethi vriste për fronin e mbretit, ndërsa këtu kanë mbajtur gjallë ‘epokën Meta&LSI’ për të mbajtur pushtetin. Por edhe kjo ka mbaruar. Nuk e bazoj këtë lajm të mirë vetëm në faktin se aleatët tanë Perëndimorë po ngrenë drejtësinë dhe po kositin barin e keq, por sepse vetë natyra njerëzore i nxjerr jashtë tepricat. Vite më parë, ish- presidenti Berisha kishte bërë parashikimin e papritur se ‘Ilir Meta do ta mbyllë jetën prapa hekurave të burgut’. Sikur Iliri, që atë ditë të kishte shkuar në punë të vet pasi u kap në vjedhje të mëdha publike, siç bëri edhe djaloshi nga Babru, atëherë sot do të ishte harruar bashkë me epokën.
Po në ç’planet mund të transferohen këta të kategorisë së ‘tepricës’. Ne jemi kombi i vetëm në botë që ende kemi në krye të shtetit njerëz që nuk kanë punuar kurrë më parë, dmth., para se të kapnin kreun. Kemi edhe njerëz të pasur pa fund teksa nuk kanë punuar asnjë ditë. Kush mund të thotë çfarë profesioni ka Ilir Meta? Nuk ka… Po Monika e tij? Nuk ka… Po Luli, ç’profesion ka, vallë?… Askush nuk i ka parë kurrë të ushtrojnë zanat a të bëjë një punë. Nuk ka komb në botë që vë në krye atë që më parë nuk e kanë thërritur ‘mjeshtër’, e jomë ta kenë gjetur në rrugë….Simptoma e vdekjes së epokës së tyre është e qartë.
Jemi të rrethuar më shumë me simptomat e ikjes së këtyre se sa me simptomat e gripit të tmerrshëm vdekjeprurës. Nuk i dalloni, vallë, kur simptomat janë të thjeshta, madje vetëm me një të teshtitur?! Po është shumë e thjeshtë: Pse po teshtin politika tani për televizionet? Arsyet të dërgojnë te vdekja e epokës: E para se vetë televizionet, duke shërbyer mafie e politikë, po vdesin. E dyta, se vetë epoka në ikje po kapet me thonj pas mjeteve publike. Ish presidenti i Republikës dhe njeriu që ka shënjuar jetën e njeriut të shkretë, Dr. Sali Berisha, është kapur pas drejtorit të Top Channel. Pse është tipik gërr- mërri i tij me Ben Blushin dhe jo me Sandrin? As me Benin, në fakt, por me vajzën e tij, ende të pa rritur. Media po shkruan se ish- presidenti po hakmerret ndaj Blushit sepse ky ka publikuar afera korruptive të të birit. Nuk e kam të qartë, por kjo mund të jetë arsyeja. Ndërsa në sensin e ‘vdekjes’ së një epoke, e shikoj tjetërkund simptomën: E shikoj te fakti që një brez i ikur gjuan nga frëngjitë e brezit në të ardhur. Çfarë është kjo, veçse konfirmim se ‘epoka vdiq’, tjetra nis të vijë?!
Aq më shumë që simptoma e luftës personale që nga kreu i shtetit paska qenë këtu mes nesh si virusi korona, dhe paskemi jetuar në flluskën e vdekur.
Unë po e provoj me veten time, po e provoj si herën e parë kur vdiq një epokë tjetër. Kjo ishte në vitin 1997 kur e mësuam të vërtetën se shteti ishte një mafioz i gjallë që desh të bluante qytetarët e vet. Shteti ngriti piramidat financiare, grumbulloi në duar të veta gjithçka kishte njeriu këtu, lau edhe paratë e veta të kontrabandës, dhe hapi depot e armëve. Thashë se do të them një gjë nga vetja ime: Edhe atëherë, si sot, presidenti i vendit më akuzoi si ‘poliagjent’. Njësoj si presidenti i sotëm që më quan ‘agjent’. Domethënë u ka ardhur ngordhja përsëri, njësoj si u erdhi në vitin 1997…
Po atëherë epoka e tyre vdiq në sytë e popullit, por u ringjall në kulisat e politikës. Kush i mbajti në fuqi ata që dogjën vendin atëherë? Kjo është pyetja që shtrohet edhe sot: Mos vallë këta po mbajnë njëri tjetrin edhe kësaj here, edhe pse kundër ligjësive të vdekjes?!
Nuk më duket se mund ta bëjnë. Jo pse ne jemi të fortë përballë rrezikut tonë, por sepse ata janë dekompozuar shumë. Vdes edhe epoka, siç vdes qyteti, vdesin autorët, vdes Roma, vdes lumi- nuk mund të ndodhë ndryshe. Kështu ndodh me gardërobën e kotësive.
Bravo Z.Cupi,
Analiza Juaj eshte shume e sakt
Fundi i epokes se garderopes se kotesive apo SPAK te presim per fundin e ketyre mostrave politike
Jo vetem qe do te marre fund epoka e hajdutave qe nuk kane asnje profesion tjeter vecc hajdutllekut, por kjo do te ndodhe afer dhe ne do te kenaqemi kur ti shohim si ajo dhelpra qe del.nga koteci me bishtin nder shale . Mezi epres diten kur keta hajdute qe hiqen here si patriote, here si intelektuale , here si burra te mencur te pergundojne ne koshin e plehrave te historise.
Frroku eshte i palexueshem apo sdi nga te mbaje anen,bjeri drejte o Frrok bjeri se Edhe kazani do mbaroje…
FRROK ÇUPI èshtè MBRETI i GAZETARISÈ dhe e ka PENÈN prej ARI 24 KARAT !! E ke QARÈ i DASHUR FRROK dhe TÉ LUTEM , MOS U NDAL sè SHKRUAJTURI , sepse NUK ke RIVAL nè SHKRIME dhe ANALIZAT e tua BRILANTE !! RROFTÈ FRROK ?? ÇUPI ATDHETAR ??????⚖??????⚖??????⚖??????
Nuk shpeton dot asnje kete here Cupi ata i ka mbajtur Moska por tani vendi ka hyr ne sferen amerikane jane te gjithe ne burg eshte Per tu ardhur keq qe te gjithe keta palaco majtas dhe djathtas jane antiamerikan dhe po Mos te ishin SHBA-te ata do mbreteronin ne kete vend ku nuk pati asnje levizje qytetare kunder korrupsionit nje popull normal duhet ta digjte presidencen me molotov kur kllouni qe eshte brenda flet si anetaret e byrose politike kunder amerikaneve
Frrok Cupi me zgjuaresin qe ka e mertiton te jete president i shqiperise.
Shkrimi eshte ne rregull,por mua me duket(qofsha i gabuar) se ky spaku dale-ngadal do tretet ne uje,se jane te njejtet jurist,kaluan vetingun,nuk kaluan vetingun,nuk eshte se kane ndryshim thelbesor,te gjithe e kane shkelur,kush me shume dhe kush me pak.
Zbor po u beni z. Çupi! Cirk!
Atëhere shkurt fare….i kam lexuar me vëmëndje shkrimet e FRROKUT TE MADH….më hapur nuk ka!!!Ketë shkrim dhe mënyra e të shprehurit të mendimit për fenomenet negative të poltikes duhet ta kuptojne te gjithë….Frroku nuk shkruan për vehte….duhet ta kuptojne te rinjte,populli qe punon,duhet ta kuptojnë HAJDUTET E POLITIKES,…..FRROK MALESORI PO I SHERBEN POPULLIT TE TIJ….shumë falemnderit Frrok
Je shume i sakte z. Cupi analize e perkryer. Ju po na mbani me garjet sa te filloje punen SPAKU rrofsh or FRROK CUPI miku mire ne dite te veshtire.
Teorikisht kështu duhet të ndodhë,por praktikisht…..kam dyshime se jo!
Sepse ne jemi Shqipëria Frok!
Ne jemi ata që rrëmbyem armët për të rrëzuar një gangëster nga pushteti në v.97 si Sali Berisha dhe e rikthyem me votë K/ministër më 2005!
A mundet të flitet për ligjësi më në Shqipëri?!
Turpet e shqiptarëve,përmbysin ligjisësitë tek ne.
Roza, monstrave vajzë, dmth përbindshave, jo mostrave, që ëshë një copë apo pjesë për të treguar gjithë sendin. Gjithsesi lapsuse bëjmë të gjithë, n.se dhe ky yti është lapsus.
Ok, shkrim i bukur. Vdiq kjo epoke ne te cilen ke perfshire Presidentin dhe ish Presidentin por, ne nuk pame asnje arkmort !!
Gjithsesi, e zeme se vdiq ajo epoke, po epoka e qeverisjes se sotme, kur do vdese ?
Mos jane keta te sotmit ma pak pergjegjes se ate te epokes se ” vdekur ” ?!!
Roza, monstrave vajzë, dmth përbindshave, jo mostrave, që ëshë një copë apo pjesë për të treguar gjithë sendin. Gjithsesi lapsuse bëjmë të gjithë, nëse edhe ky yti është një lapsus.
Se cburre i felliqur eshte Cupi, mjaft libri qe ka shkruar per Trump. Kam bredhe boten dhe nuk kam degjuar intelektual te mos percmoje padijen, pangopesine, panderserine e paburrerine e Trumpit. Nje kelysh komunist, nje sherbetor i Hoxhes si Cupi e ben se eshte lake e cdo gjeje qe perfaqeson pushtet. Te njoh nga Zeri i Popullit kur spiunoje koleget e zvarriteshe ne karriere me format me te ndyra qe nje joburre si ty perdor.
Nuk e njofke aq mire?
Ke vrejtje per ato qe thot?Ka thene dicka qe nuk ekziston?Apo te dhimbsen ata qe ai analizon?
E paske qare o Çupi! Nuk ka me drejt e bukur! Te lumte!
Ekselent. Analize perfekte e fundit dhe e funderinave qe tentojne te mbysin ambjentin tone por me kot.Kjo eshte nje autopsi dhe kadaver e vemjeve te shoqerise qe si aktapodhi duan te mbysin kete popull.Fundi i tyre eshte i destinuar te ndodhi shume shpejt. Karnavalet boll e argetuan dhe asfiksuan kete vend!
“E keni gabim” Zoti Frrok! Fola me zotin. Dhe me tha qe e ka gabim Frroku se vilat do ti sjellin me vete ne boten tjeter. Po ashtu do jene presidenta kryeministra ministra rektorë etj etj ne boten tjeter”
Doli Frrok kurva?
Jane keta qe i premtuan popullit se bllokmenet jane e keqa e ketij populli…
Jane keta qe na premtuan pronen e shenjte or taaaj bertiste shpellari dhe ne shpresonim me te vertete se erdhi ora e popullit.
Bertisnin e ulurinin per cekun e bardhe dhe ne te shkretet e hengrem…
Shkruante ajo gazeta jote RD frrok se me mire lop ne svicer se sa njeri ne Shqiperi…
Dhe shume gjera na premtuan keta hajdure e kriminel,por edhe keta si bllokmenet na e kishin me hile se e ndane vendin si te ishte cifligu vet dhe sundojne familja meta berisha nga gjiri lalzit..
Edhe bllokmeni enver do ja kishte zili nxenesve te vet qe cdo prone te vjedhur e kane me tapi dhe pronaret e vertete sillin tash e 30 vjet neper zyra dhe nuk po hane as boronicat e pyllit se i mori sypeshkaqeni…
A ngopet peshkaqeni me boronica si a ngopet ujku me mushkonja.
Megjithate analiza eshte perfekte,por keta do vazhdojne te vegjetojne sa te mos kete burrrra drejtesija dhe kur trushplaret do vazhdojne te perkrahin padrinot e tyre
O Frook Cupi, e ke qare e ke madheshtuar veten me kete analize gjeniale!!! “Ilir jashteqita e kombit ” sa te bukur ia ke vene emrin kellires ,letyres .Ky bastard , emrin shqiptar nuk e meriton dhe me teper Skrapalli. Jam mbese Skrapari dhe fis me te paudhin “ILIR JASHTEQITJA E KOMBIT”. Eshte turpi i skraparit dhe fisit. Prej keti te paftyri , te pacipi ,te paudhi , hajduti e krimineli na mallkojne si fis. Dhemb dhemb shume o i mallkuari JASHTEQITJA E KOMBIT/
Ne jemi fis patriot e puntor besnike e nuk i hyjme ne hak njeriu. Bijte e fisit tim ne shqiperi ,americe,europe jane doktore , profesore, ekonomiste, drejtues te zote,businessman te sukseshem por jo hajdute e maskarenj si i mallkuari Ilir jashteqitja e kombit. .
Frok te lumte pena!
Shkrim interesant por deshte nje shtese te vogel ne fund sipas kesaj :
Ishte njehere nje hoxhe ne fshat. Edhe ai si pune e parise sone skishte kapur pune me dore, dhe jetonte ne luks. Pervec ketyre ngacmonte edhe grate e fshatit. Nje dite e moren vesh se hoxha kishte rene nga xhamija dhe kishte vdekur.
E gjeti nga perendija thane fshati.
Por nje i ri tha qe e gjeti nga perendija, por deshte njecike te shtyre nga duart e mija.
Keshtu duhet te ishte edhe fabula e shkrimit tuaj
Shkrimi synon të vejë në dukje dëmet e mëdha që ka shkaktua politika dhe politikanë të veçantë vendit të tyne . Dhe autori këtë gjë e realizon përmes një gjetjeje origjinale , duke vënë në epiqendër Marien me shumësinë e gjërave të kota . Afron pranë Maries edhe presidentin tonë . Dhe i quan këto si epoka të kaluara . Përse nuk jam deakord me emërtimin epokë , dhe si e mbaruar ? Sepse po këtë gjë që provoi Maria do ta provojë nesër edhe Dua Lipa apo Ledi Gaga . Pra , epokat Marie dhe president , vazhdon e do të jetë sa të jetë jeta . Po kështu Frroku e quan se edhe presidenti bëri një epokë duke grumbulluar një shumësi gjërash të kota . Po e garantoj Frrokun se këtë lloj epoke të pa lavdishme e kanë bërë edhe më parë dhe do ta bëjnë edhe pas presidentit . Sigurisht që formula që përdorë Frroku është therëse , ai e realizon synimin e tij politik , por mua më ngatërron me epokat . Po , është e vërtetë se epokat , kohërat , mbarojnë një ditë , siç mbaroi shkëlqimi i Greqisë apo i Romës së Qezarit , bile edhe ai i Shkodrës në përmasat e veta , por jo , as Maria , as presidenti ynë nuk përbëjnë epokë , e aq më pak të mbaruar . Epoka ëhtë e gjatë dhe me shumë zhvillime e shumë individë . Pastaj Frrok , duket sikur i thoni lexuesit se , “nuk kemi se ç’bëjmë , të presim sa të mbarojë epoka e shumësive të kota .
Po te kishe vazhduar keshtu siç e ke rinisur sot do ishe President I Republikes .
Se ca kohe nga 2000 deri 2019 sikur kishe gelltitur nje luge corbe te prishur dhe nuk po ndiheshe
Shkruaje kot se Koti
Megjithate me mire vone se kurre
Ti Çupi je pen e forte po te desh qefi
Dhe vetem ti mund tja zbathesh breket Like Hajdutit. Saliut Mones w Lulit
z.Frrok flete hapur dhe pa asnje Interes ne veteveten…por Si Gazetare flete hapur,qe kush Jane Kriminelet me kryesore ,,se te tjereve Ju vjen rradha keshtu e ashtu..
Fundi dihet,,keta plehra gezuan cfare gezuan,,sapo SPAK TI mare ne dore ,,keta Si te dhjere,,keni per tu kenaqur dukei pare ne Kafazin ne Rec te Shkodres .
Hamin Ho Zote ,,nje dite e me pare…Hamin Ho Zote tua letesoje jeten shume Pleqeve dhe Femijve ,,qe jeta Kriminela cilido TI beshtyje ne fytyre diten ne Banken e Drejtesise…
Miresi Amerikes dhe Evropes…
Flm..
Ohoo, sa shkrim brilant!
Çupi eshte ne Zenithin e tij!
Çlirohu z.Çupi, derdh ne shkrime gjithçka te zien e vlon perbrenda se vetem brilante do dalin!
Derdhi ne shkrime qe te mbeten pas teje per gjate!
Bravo!
Parlamenti po qe e ka ngrit komisionin o frrok kari po gjithe shqiptaret edhe vete KRYERILINDASI u detyrua ta terheqi me turp akuzen.
Tani Frroku i kerkon prokurorise te veproje kunder presidentit
Dita dites o frrok po bie poshte e me poshte.
Je bo si ata tifozet mendjelehte qe komentojne neper klube.
Po persa kohe qe ka llum ketu qe nen shume nickname te brohoret, mireseshkon ne klubin e llumizmit qe me aq mjeshteri po financon Rilindasi.
Bravo Frok.Je nje nder analistet me te mire,bashke me Mero Bazen.Kur shkruani juve, dhe zbuloni plaget e shoqerise tone,dhe me guzim tregoni me gisht se kush jane ata mafjoze qe i pine gjakun keti populli,si Berisha,Iliri me kompani,asnjerit sja mban tju kundervihet,se jeni me te verteten..Nuk e di, por meqe eshte momenti ,me ndryshimet kushtetuese i jepet e drejta popullit ,qe me vote te zgjedhe bijte e vete..duhet qe ndonje kryetar partie, sidomos ai i mazhorances,tju projektoje si debutet ne kuvendin popullor..Do ishte nje mbrekulli.Une do ta bej propozimin tim..Ty ,zoti frok te njoh nga afer..Ti bashke me Prec Zogen,pa me njohur fare,me keni ndihmuar per nje problem te nje djali qe studjonte ne Belgjike,ndersa Ilir Meta,per pake ma dogji..(pa koment..)
Jam i njemendje me ju.
Ti mor hajvan akoma mendon se shtetin e shqiptareve po e bejne te huajt dhe po te pastrojne edhe nevotoren tende pa dere ne fshat?. Akoma me mentalitetin BOTA QEVERIS,., NE E NDIHMOJME JE ? Cfare tha Maria MERCADER per nevojtoren tende 100 m larg shtepise para se te vdiste kur te pyeti perse nuk i ve dere nevojtores dhe ti i the :- Nuk i ve dere se nuk me kane vjedhur gje deri tani?
Pa fjale qe Frroku eshte pene e forte dhe ka te drejte ne ato qe shkruan! Por nuk duhet harruaa nje gje te dashur Shqiptare,qe ky njeri Frrok Cupi ka qene pjese e ketyre epokave qe vdiqen apo qe do te vdesin! Ka qene me Saliun atehere dhe kerkon te laje duart sot! E keqja shqiptare kjo me keta analiste lajmetare pjese e krimit te Saliut dhe te Likes!
Garderoba eshte pak me e madhe Z.Çupi.Nuk jane vetem keto politikane te 30 vjeteve qe e kane vjedhur dhe e kane vrare kete popull…..por jane dhe mbeshtetesit e bashkepunetoret e ture ne krim nga media.Populli i ka pare dhe ato si Qim Peka, Fahri Balliu, Enton Abilekaj,Arian Çani, Artur Zheji, Fatos Lubonja, Armand Shkullaku, Andi Bejtja Adi Krasta ,Bushati e Sonila Meço.Kam frike se edhe eta kane futur duart ne korrupsiòn apo jane paguar nen dore nga garderoba e pare.
Me ne fund nje gazetare i vertete.
Kjo eshte gazetaria ku njeriu gjen edhe rastin edhe aresyen si lajm te pare.
Faleminderit Frrok Cupi!
po mor FRROK, por ti ishe sherbetor i Berishes se bashku me Mero Bazen…ishe nje nga mbrojtesit ekstremist te tij…cfare ndodhi qe kalove ylberin tani? a thu vertete akoma sot eshte problem Berisha…ai me gjithe te keqiat e tija, liberalizoi vizat, rriti pagat dhe futi Shqiperine ne Nato pa permendur hapat progresiv te integrimit ne BE….
nese ka vjedhur duhet te hetohet dhe sendi i vjedhur t’i kthet te zotit (popullit)…por edhe ti je pjese e llumit mediatik…pse po te dhimbset vajza e BLUSHIT !? …po blushi me profesionin e shkrimtarit te leshit i beri gjithe ato pasuri…toka, aksione ne PPP, PALLATE, ndertesa dhurate per vajzen e tij…nese te intereson publiku shkruaj edhe per 20 milion euro 1km/rruge e cila ne fakt eshe e ndertuar apo per milionat euro te TIGRIT…THJESHT TI JE SI QENET QE LEHIN KUSH I HEDH KOCKEN
Ky eshte burre me kurve se ata qe i shan.
Pergezime Frrok, per shkrimin, por kerpudhat saprofite jane aty , ne mes te qytetit, brenda ne zyra e shtetit, ne presidence ne buze te Lanes, por edhe mes qytetareve qe nuk u bene nje here qytetare. Eshte sistemi, “shoqeria” qe i mban gjalle me lende organike te gateshme, se ato vete nuk kane asgje per tu ushqyer, nuk kane as diell as uje qe te procedojne ne fotosintezen per te formuar clorofilen, jane parazite ne kurriz te trungut te pemes madhe popull. Kur isha tridhjete vjeçar, jetoja jeten dhe enderrat, punoja, kendoja dhe qaja sipas rastiti; sot vetem ulurime, merzitje dhe frike per jeten! S’i dihet, neser dikush edhe mund te me vrase qofte dhe ashtu kot. Kur beja ndonje koment pyesja ashty si pyet dhe ti: çfare shkolle mbaroi Ilir Meta dhe sa dite punoi ne profesionin e tij?! Ti e di besoj historine e atij djalit qe i kishte falur shtepine babai. Kur e shiti e pyeten; vete e ke bere?! Tani te dalim nga romantika, ti Frok ke besim se SPAK do ti çoje ne vend drejtesite? Une jo, se po te ish me te drejten e perendise, ai duhet ta kishte filluar me kryekriminelin e Shqiperise qe dhe popullit ti ngjallte shprese e te thoshte: po ka filluar te ndryshoje drejtesia dhe kemi shprese se do behet. Vdiq nje brez njerezish, ata qe ishin 60 vjeç, ata qe ishin 30 vjeç jane 60 sot dhe ata qe linden kur lindi krimi korrupsioni, çthurja , tradhetia e hapet, sot jane 30 vjeç . Kryekrimineli Shqiperise ben ku-ku-ku çdo mengjez , pa lere pendet e tij qe jane shperndare si pendet e korbit. SPAK qe na u trumbetua aq shume, nje vrime ne uje. Degjo Frrok! Ne lexojme shume per trimerite e shqiptareve ne shekuj, per shqiptare te medhenj qe nuk e kursyen jeten per kete vend, ka ngele ndonje fare nga ajo?! Absolutisht, jo. Ata njerez te ndershem qe jane s’ndihen dot se ne demokraci (!) nuk lejohen armet kunder tradhetise, hajdutit apo kriminelit te rangjeve te larta. Vetem me llafe a mund ta fitojme te drejten? Pse nuk e fituan psh ata qe sot ne i kemi heronj te vertete? Prandaj, une jam i pa shprese, jo SPAK, por aspak s’do behet gje, jane te gjithe te qelbur dhe Tirana qe une kam 28 vjet qe ju largova eshte kthyer ne nje halé qe jo Lana qe s’e lane dot, por te biesh dhe Vjosen, Bunen apo Shkumbinin ti hypij siper dhe ti marre perpara me presidence e gjitheandej. Pavaresisht se i shkaterruar shpirterisht, pergezoj veten qe nuk ndodhem midis halese se do me shkurtoheshin me shume ditet. Po dhe keshtu, ç’i dua dhe ca dite me teper, per te shtuar akoma hidherimin?
Bravo Frrok mire je tue i mshue ketyre hajduteve por cuditem si ende dikush ju shkon pas ktyre ahmakeve ndoshta jan te paguar nga populli i vjedhun dhe fukarenj.
Je pene e mire dhe i nderton bukur fjalite dhe paragrafet.
Je po ashtu njeri i ceket, tip fuksi dhe interesaxhiu. Ke permendur Meten dhe Berishen qe e meritojne te legenosen, por nuk ndihesh kurre per ujkun qe e kemi ne pushtet per 7 vite dhe po e shperben kete vend te bukur.
Te shkruarit per bythelepirje nuk te rrit vlerat si pene e mire, thjesht te ule si njeri dhe te dobeson moralin dhe etiken, nese akoma te ka mbetur no nje cik.
Ata qe ti kritikon kane rene nga kali, sic thua dhe ti qe Presidenca eshte thjesht nje kotec. Po pagatori jot, Rama, cfare ka ber ne 7 vite per tju treguar vendin atyre. Politikisht ata i largoj vota e popullit, por Rama erdhi dhe po vjedh dhe zhgenjen kete popull. Dhe populli si i mencur qe duhet te jet, duhet ti tregoj vendin Rames. Dhe ti po ke sikur fare pak moral, duhet te shkruash per qeverisjen e Rames dhe fukarallekun e popullit dhe jo jotin.
24 ore pasi te thyhet trau qe mban Saliun, askush nuk do ta rruaj me as per te, as per kockat e tij, as per fundin e Shkerdhenit dhe Shkerdhites, as per kullat e tyre nga Vicidoli ne Lalez e Qipro!
Pas pak Berishajve do tja shohim flaken, Metes se braktisur dhe te izoluar prangat dhe Luli, o do ngordhi para ketyre dy bajgave ose do vazhdoje te bej idjotin e domosdoshem ne krye te opozites, por kesaj rradhe per llogari te nje padroni tjeter, duke bere sikur nuk ja sheh flaken familjes se babait shpirteror dhe duke mbeshtetur drejtesine me Meten apo me mire duke bere duvane e amerikanit, xhepit dhe lekures se tij. Pasi trim nuk eshte, por si lavire shkelqen.
Mero,ju dergova nje koment,gjithemon mi kini botuar,se jane komente tr drejta..
Ma botoni te lutem,.
Lab je ti ik ore q…lab jam vet ….nje BRAVO te madhe per zoterin frok cupi …shum i madh je frok…shkruaj sa me shum qe te ven mend dhe ky labi nga lushnja dhe nje grusht te tjere te mbetur me ata te dhjere….
Koha ecen dhe disa cikle mbyllen edhe natyrshem. Ok, dihet se Meta perfundon ne Rec. Po demi qe i kane bere vendt politikanet eshte i paimagjinueshem dhe i pariparueshem. Mendesia dhe praktika qe ata ushqyen do dekada te shmanget. Njerezit e tyre i ke ne politike e administrate me skalione. Pastaj pronat, pyjet, ndertimet jane nje tmerr me vete. Jetojme ne qytete pa rruge e pa diell, pa ajrin dhe ujin qe duhet. Ndertimet e 30 viteve jane te pabanushme. Ato duhen prishur. Ne shikojme ne siperfaqe po nuk dime c’behet nen toke. Minierat dhe pasurite minerare jane nje tjeter tmerr.
Kola I dritave Analize super e sakte. Por do uroj a te ishte e fundit jo per zotin Cupi por per hajdutet qe permenden aty qe athere te vijme tek vendi i shqiponjave jo te shpella e hajduteve
O z. Frrok Çupi dhe ju komentues , Une jam kundra Frrokut dhe kundra jush qe po e lavdroni shume shkrimin e Frrokut . Eshte e vertete qe Frroku kohet e fundit eshte me i ekujlibruar . Mirepo jane po keto gazetare dhe medjat qe gjate ketyre 30 vjeteve e kan çorodit popullin sepse keto medja flasin sipas interesit tyre ekonomik kush i paguan me shume . A nuk eshte vete z. Frrok qe deri vone ka lene koken per Berishen duke folur per ” sukseset ” e Berishes duke thene qe shume kohe qe Berisha ka qene drejtues i suksesshem etj . Po keshtu edhe z. Mero Baze nuk ka pas lajm a artikull ne gazeten e tij ne fillim dhe kur ishte ne zerin e Amerikes qe vetem lavdrata i thurte Berishes . Prandaj jane medjat qe na i kan mbajt keto plehra ne pushtet , popullin kush e pyet po zanin dhe gojen medjat e kane . Ja shikoni medjan Klan a ka ma medja kriminale qe vetem kriminelat mbron dhe atyre luftojne per tua zgjatur jeten duke i thene popullit x drejtues eshte burre shteti ai ne fakt eshte mafjoz , kriminel . Pra mendimi im eshte qe S.P.A.K.U , duhet te veproje ne nje kohe sa ma te shpejte me medjat kryesisht me KLANIN nga Frangaj dhe Fevziu si dhe Arjan Cani . Keto tre persona mendoj te arrestohen sa ma shpejt mbasi gjate gjithe ketyre viteve kan punu kundra funksionit qe kane , kundra popullit dhe interesave te vendit ne sherbim te te huajve . Ja vrjufikoni pasurine dhe do kuptohet .
Analizë e shkëlqyer. BRAVO Frok.
Të lumtë pena pushkë Frrok Cupi.Të kam përshëndetur para ca ditësh tek liqeni artificial në mëngjes , për shkrimin ndaj lajmëtarit Sonila.Tung.
Nuk shpeton dot asnje kete here Cupi ata i ka mbajtur Moska por tani vendi ka hyr ne sferen amerikane jane te gjithe ne burg eshte Per tu ardhur keq qe te gjithe keta palaco majtas dhe djathtas jane antiamerikan dhe po Mos te ishin SHBA-te ata do mbreteronin ne kete vend ku nuk pati asnje levizje qytetare kunder korrupsionit nje popull normal duhet ta digjte presidencen me molotov kur kllouni qe eshte brenda flet si anetaret e byrose politike kunder amerikaneve
Super dhe Respekte. Keto lloje shkrimesh duhen me shkronja te medha Dite e Nate te shfaqen ne hapsira publike ku ka shume grumbullime njerezish qe kushe eshte i trashe dhe qorre ta kuptoi cfar i kane bere dhe po i beine Shqiperise keta rq. Turpe eshte qe pa punuar asnje dite te jetoine mes luksit , por eshte shume turpe dhe krime qe pa punuar asnje dite te jetoine mes luksit e te drejtoine nje Shtete dhe masakroine nje popull.
I ke thene te Gjitha me nje Faqe Shkrim.Po presim me Padurim Kosen e Drejtesise qe po vonon ,po Shpresojme te Mos harroje !!!!Shkrimet e Frokut jane kthyer ne Identitetin e viteve te para te Rrezimit te Pushtetit Punist .me Keqardhje e them se keto 30 vjet kane qene shume me te Zeza se sa Komunizmi .Eshte Vjedhur ,grabitur ,Vrare Pa Hesap dhe Fajtoret jane Perballe Popullit duke u Gajasur me Pushtetin dhe Parane qe kane.FLM Z:Frok.
O iksi
Menjehere SPAKU do ti arrestoje ata , por do marri edhe listen e Frrokut e ti beje bashke.
Hajde mendje hajde.
Llumit i duhet hequr e drejta e votes.
Pena e Frrok Cupit ka spikatur qysh ne fillimet e “Demokracise” shqiptare,pavaresisht se freret e kesaj demokracie shkuan me porosi te Rajersonit ne Viciodol dhe rezultatet dihen tashme.Megjithate,si nje intelektuar i spikatur dhe me sens pozitiv ne gjykimin e gjerave edhe Frrokut i kane ardhur shkotat ne gryke duke pare jo vetem zjarrvenesin e shqiperise nga Vicidoli qe deri tani mban veglat me dore dhe tallet me shqiptaret e me shtetin e tyre qe nuk arriti ta coj eperpara drejtesise megjithese e ka bere kodin penal shoshe…,por dhe me betejat “e fituara” nga me demek presidenti yne aktual,qe megjithese i diskredituar publikisht per sa ka vjedhur,korruptuar,etj etj arriti deri sa e detyroi krie-ministrin tone te shquar te beje prapaktheu,duke u justifikuar me “opinionin e Venecies”,sikur nuk ishte Venecia qe per 30 qershorin shkruajti e zeza ne te bardhe se LIKE FLORIRI KA TEJKALUAR=KA SHKELUR KUSHTETUTEN.Tani e ka shkelur shume apo pak kete e di GJykata Kushtetuese,por Rama nuk priti te flase ajo,sepse mjeshtri i makinacioneve e “Detyroi” ta mbylle komisionin e tij perpara kohe….Eshte e vertete se cdo popull e meriton udheheqjen e saj.Edhe ne e meritojme qofte Ramen,por me shume akoma Ilir Floririn,pavaresisht se eshte pa profesion.sepse nuk ka punuar as nje dite,si ai ashtu dhe e shoqja.Po ashtu edhe kandidati per krie-minister…(do behet ai krieminister kur te behem une president?!).Edhe ky te vetmen pune qe ka bere eshte kamarier ne aeroport part-time.Ne fakt thone se ka bere dhe nje pune tjeter ne Kosove si…Spiun i UDB-se,…Thone gjithashtu se ka dhe diplome juristi,diplome te cilen nuk e kane pare as ata qe supozohet se ia kane dhene.E mban fshehur,sic mban veglat nen pantallona!Keshtu pra,ne i meritojme si Saliun,Liken,LuliBashen dhe oborrtaret e tyre,sepse ata i kane marre masat qe te mos i gjeje gje.A nuk e mbushi Saliu sistemin e drejtesise me plepista e te korruptuar loj lloj marke? Edhe Likja po e kthen permbys qe te vere nen hyqmin e tij KLGJ,GJL,GJK KED e te tjera institucione te pavarura (por tejene te varura nga Floriri Like) ne menyre qe te mos merren me te,por me peshq te vegjel,sepse per peshkaqener te tipit “President te kapur me presh ne dore,hajdute me cizme etj etj”nuk ka rrjeta ne shqiperi,vetem…po solli zonja Kim rrjeta speciale nga amerika.Sa per komentues te tipit si ai qe shkruan me emrin “Te njoh Frrok” (qe nuk eshte cudi te jete dora vete-Likja ose Mona) mos u shqeteso zoti Frrok,se ke nje popull te tere me vete.Edhe zonja “Diana” s’ka pse merzitet me cibanin Like qe eshte nga fisi i saj,sepse po afron dita qe populli shqiptar ta coje pas hekurave kete ciban kanceroz dhe per kete do perkujdeset ne menyre te vecante zonja Kim dhe SPAK-BKH-ja.Sa per zotin Olsian Cela,si kryeprokuror i pergjithshem,me duket se dhe ai si puna e Llalle Harapashit fjalet i ka te medha,por nga veprat me duket se nuk ja mban te ndermarre ndonje inisiative per shkeljet kushtetuese te vampirit te presidences.Eshte shume larg,per mendimin tim,nga performanca e zonjes se nderuar Arta Marku.Ajo,do kishte vepruar deri tani e nuk do priste fundin e muajit te mirrte rrogen si puna e Olsian Celes.qe sic duket dridhet perpara mafjozeve te tipit Meta,Berisha,Luli,Monika etj etj.Te shpresojme se BKH-ja do e coje perpara hekurave kete Jashteqitje kombetare te quajtur Metaj Ilir,i cili si nostalgjik i Fshizmit na pershendet dhe ala Duce!
O zot sa i madh je zoti Cupi. Nderime per kontributin tend.
ky mbetet byrre motermadh edhe kur flet drejt
Shkruan shume sakte. Te admirij per penen dhe mende si shkruan. Bravo!
Bukur shume Frrok! Po Edi Ramen nuk do takapi kjo simptome,pse nuk e permend. Megjithate ti ngjash shprese. Kur po rrezohej komunizmi ti shkrove shkrimin “Pse nuk cahet blloku”,ku pas saj qarkulloi edhe barcoleta “Thote blloku,na rroft lesht Frroku” Megjithate blloku u shmb. Ndoshta te del fjala edhe kete here dhe shembet ky bllok nje mije fish me i keq se blloku qe ngriti Enveri.
Z.Çupi, perveç shkrimit satirik dhe te vertete dhe shum brilant, ju i keni bere ate qe populli plasi duke ja bere ate qe quhet gjyq publik. Jeni vertet njeri me vlera , ku meritoni respektin e gjithkujt qe don drejtesi ne kete vend. Por shum miqesisht ju them se; sot ne kete pushtet e me kete qeveri, mundet gjithkush te thote ate qe ndjen dhe denoncon haptazi per korrupsion, shantazh dhe krime, se ne kohen e berishes, te digjej studio, ose nuk te gjendej varri. Gjithesesi, berisha dhe meta na duhen dhe pak, sepse duhet te tregojne varret e atyre qe njerezit e tyre kane vite qe i kerkojne. Bashkohemi me ju z. Çupi, per nje qellim, ku shkrimi juaj, eshte kembane per drejtesine, ku popullit i thuhet zgjohu, boll me me politikane qe politiken e shohin si te sigurosh katrafisin me pasuri prrallore, nderkohe qe qan monika per femijet dhe te rijte, ku tallja tyre eshte neveri per ne.
Me shume se e vertete! Nje gazetar, qe ia vlen te lexohet. Ka pershkrim real te situatave, qe po kalon shoqeria dhe vendi yne.
Te pangopur me rraqe dhe me politike, me vjedhje e me dredhi, pa deshmuar profesion, zanat, zotesi krijuese apo prodhuese, i shikon ne majat me te larta te administrates shteterore here si ”babaxhane” e here si ”rrebele te çartur”, here si keshilltare e here si njerez,qe do te bejne ”gjemen”, veçse ”u mungojne nja 1.000 burra”! Te gjithe keta karaktere jane mbledhur dhe s’kane lene më vend te lire, s’kane lene raft, sirtar e garderobe, ku ”shtrihen” dhe jane bere ”kaq shume rraqe”, qe te marrin frymen… Eshte fakti, qe kaq shume rraqe kane dale te teperta, te panevojshme, te pavlefshme, ndaj ka vetem nje zgjidhej: keto rraqe nxirren prane kazaneve te pleherave, hidhen poshte. Eshte koha e hedhjeve te mbeturinave ne kazanin e pleherave.
Faleminderit, z. Frrok Cupi!
Frrok Cupi me zgjuaresin qe ka e mertiton te jete president i shqiperise.
SHUME I NDERUAR FRROK. TE UROJ SHENET E JET TE GJATE SE JE VERTET MALESOR ME VLERA QE I DUHESH POPULLIT E SHQIPERIS. ME KOLEGET E PATRIOTAT E TJERE MOS E NDALNI ZJARRIN E PUSHKES- PENE DERI SA TE NGORDHIN GJITH ARMIQT E CDO LLOJI TE POPULLIT.
ETe lumtë ajo mëndje .Je i madh Frrok Çupi .
Sa ka mendje,,,,,pjesijn,,,,,gomari ?
aq ka tru Osman Shalari
Diskuton ne komentime
per nje Frok,per nje qime
Qe na shan opingarin
dhe te ndyrin kampion shpellarin
C me kujtove Tuto Shalarin
o hajvani Osman k,,,,,,,,,i
Pena e Frok Çupit është e fuqishme,largpamëse, prentuese,dhe optimiste. .! Gazetaria shqiptare,ka se ç’ të mësojë nga kjo penë frutdhënëse,nga kjo penë-tokë piellore.Ata që do të mësojnë ,do të kenë preokopi,ata që nuk e vlerësojnë do të mbeten shterpë dhe nuk do të përcillen nga mësuesi i madh dhe i papranueshëm popull…Pershëndetje dhe përqafime i nderuari Frrok Çupi …gazetari më në zë i kohës sonë shumë të turbullt dhe patadokse…Caush Carkanji…Athinë…