Në fushatën e vitit 2021 epiqendra do të jetë kryeqyteti, jo vetëm nga numri i lartë i deputetëve që nxjerr, 35 të tillë, por edhe për nga rëndësia, ku pritet të varen fatet politike të çdo kahu.
Partia Socialiste, konkretisht kryeministri Edi Rama, do të vërë në balancë premtimet dhe realizimet, ku bonusin në duar do ta ketë për punën e bërë në ndryshimin e Tiranës ku, pavarësisht kritikave, dëshirave apo gustove, Erion Veliaj ka lënë shenjën e tij.
Dy herë i zgjedhur kryebashkiak i Tiranës, ministër i Çështjeve Sociale dhe i Rinisë dhe deputet i zgjedhur në zgjedhjet e vitit 2013. Pushtetari më i targetuar nga kundërshtarët opozitarë. Aq shumë i mikluar nga media, po aq i sulmuar prej tyre. E, megjithatë, pavarësisht këtyre, zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 për Partinë Socialiste do të jenë në dorën e tij.
Ashtu si do të performojë politikisht në fushatë Tirana, ashtu do të jetë edhe fitorja ose humbja e Partisë Socialiste. Pikërisht duke i ditur këto, vetë Erion Veliaj, më 11 korrik tha publikisht i ftuar në një forum në fondacionin “Qemal Stafa”: “Vitin tjetër kemi zgjedhje dhe unë do të punoj 24/7, që Partia Socialiste dhe Edi Rama të fitojnë mandatin e tyre të tretë.
Mandati i tretë do të ishte historik, sepse në Shqipëri, në 30 vite pluralizëm, nuk ka ndodhur asnjëherë që një forcë politike të mandatohet tri herë radhazi. Unë besoj se i kemi të gjitha argumentet për ta kërkuar një mandat të tretë, jo pse opozita është e shpartalluar, por se në 8 vjet jemi partia numër një, e padiskutueshme, garën e kemi me veten.
Por, ca gjëra mund t’i bëjmë shumë më mirë”. I bindur që kush merr Tiranën, fiton edhe zgjedhjet, Veliaj kërkon t’i bëjë një shërbim më shumë Partisë Socialiste dhe në mënyë të veçantë kryetarit të saj, Edi Rama. Me një mandat të tretë në xhep, Rama dhe PS-ja do t’i thyenin të gjitha rregullat e këtyre 3 dekadave, ku asnjë forcë politike nuk ka fituar më shumë se dy mandate qeverisëse njëri pas tjetrit. Në dukje kjo është një fitore e madhe e Edi Ramës.
Në fakt, më shumë se e Ramës, ajo do të ishte një fitore e madhe e Erion Veliajt. Përse e Erion Veliajt? Nëse kjo ndodh, i bie që Edi Rama të jetë kryministër deri në vitin 2025, çka do të thotë se në fund të mandatit të tretë ai do jetë 61 vjeç. I ngopur me 27 vjet në politikë nga të cilat 26 në pushtet dhe vetëm 1 në opozitë, Edi Rama nuk mund të ketë më orekse. Rrjedhimisht dhe natyralisht, ai dikujt do t’ia lërë stafetën.
Këtë e ka konfirmuar me gojën e vet kur ka thënë se “kur të largohem nga detyra e kryeministrit nuk do marr asnjë detyrë tjetër shtetërore”. Mjafton kjo fjali për të kuptuar se Edi Rama do të dalë në pension politik pasi të largohet si kryeministër.
Dhe pasardhësi i tij i padiskutueshëm është Erion Veliaj. Është Rama që e afroi dhe e futi në politikë dhe në PS, kurse Erion Veliaj ia ka kthyer me besnikëri këtë afrim që ai i ka bërë.
Por edhe nëse PS-ja i humbet zgjedhjet e vitit 2021, përsëri Erion Veliaj pritet të jetë fituesi i kësaj humbjeje. Pak gjasa ka që Edi rama mund të ketë energjinë dhe oreksin për të riorganizuar PS-në në opozitë, me idenë që të qëndrojë 8 vite pa pushtet.
Kështu që Erion Veliaj është adapti që mund ta ringrejë dhe mbajë PS-në në opozitën e re. Por jo vetëm adapti. Erion Veliaj është siguria politike dhe i vetmi besnik real ndaj Edi Ramës. Një garanci për Edi Ramën dhe gjithçka që ai do të lërë pas. Të dyja variantet mund të ekzistojnë dhe të dyja mund të jenë reale. Dhe që të dy kanë një fitues: Erion Veliajn.
Lideri i ardhshëm i PS-së
Në PS pothuajse janë të bindur të gjithë se Erion Veliaj do të jetë pasardhësi i Edi Ramës. Edhe në PD janë të bindur për këtë. Kjo është arsyeja që opozita çdo ditë ngre furtuna sulmesh ndaj tij, që kuptohet janë sa si kryebashkiak kundërshtar politik, aq edhe ndaj një lideri të ardhshëm të PS-së. Ka një stradegji në PD që Erion Veliaj të goditet sa më shumë.
Madje dukshëm disa sulmojnë me lehtësinë më të madhe Veliajn dhe çuditërisht nuk sulmojnë fare kryeministrin Edi Rama. Dhe kjo nuk bëhet pa qëllim. Ka një stradegji dhe objektiv politik për këtë.
PD-ja e ndjek dhe e nuhat që Veliaj do të jetë pasardhësi i Edi Ramës dhe i intereson dobësimi sa më shumë i formatit të tij politik. Megjithatë, Veliaj me PD-në ka një bilanc që në fakt duhet të jetë i qetë.
Një fitore masive në zgjedhjet e vitit 2015 dhe një fitore me bojkot të PD-së në 2019 flasin se ai ka arsye të shfaqet me nota irrituese ndaj kundërshtarëve politikë.
Edhe ato media që e sulmojnë janë më shumë pjesë e propagandës së opozitës sesa bëjnë punë profesionale. Po të ishte ndryshe, do të bënin po aq, në mos më shumë kritika për Lulzim Bashën, kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Mes politikës dhe COVID-19, Erion Veliaj nga beteja në betejë
Kur më 2008 Erion Veliaj futi të dyja këmbët në politikë, duhet të ketë parashikuar se e prisnin shumë beteja. Beteja me opozitën, beteja më median, beteja me kundërshtarët brenda dhe jashtë Partisë Socialiste.
Rregulli e donte që asnjë politikan nuk është rritur pa bërë beteja. Fundja, edhe vetë ai u rrit duke bërë beteja. Betejë me Fatos Nanon. Betejë me Sali Berishën. Betejë me Lulzim Bashën. Betejë me Ilir Metën.
Betejë me Monika Kryemadhin, betejë me majtas dhe djathtas. Por kurrë nuk kishte menduar se një betejë shumë më delikate se këto do të ishte me virusin COVID-19. Prej dy javësh është bartës i virusit të tmerrshëm, por po e kalon atë me shumë forcë.
Sapo ka mësuar se testi i parë ka dalë negativ dhe është në pritje të të dytit, me gjasë që edhe ai të jetë negativ. Dhe kur një ditë të numërojë betejat që ka bërë në jetë, sigurisht këtë me COVID-19 do ta rendisë ndër të parat e rëndësishme. Fundja, është betejë me shëndetin, një betejë që po e fiton.
Veliaj, nga Mjafti në elitë-politikë!
Erion Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ai lindi në Tiranë, më 17 dhjetor 1979. Pas përfundimit të shkollës së mesme në gjimnazin “Sami Frashëri”, ai ndoqi studimet e larta në SHBA, ku është diplomuar për Shkenca politike në Grand Valley State University, Michigan.
Më pas, ai përfundoi studimet Master në Mbretërinë e Bashkuar, pranë University of Sussex, me fokus tek integrimi evropian. Përpara se të kthehej në Shqipëri, në vitin 2003, Erion Veliaj ka punuar në Amerikën e Veriut e të Jugut, Afrikën Lindore dhe në Kosovë.
Në vitin 2003, Veliaj themeloi lëvizjen MJAFT, një organizatë që unifikoi frymën aktiviste e protestuese të rinisë shqiptare, e që në vitin 2004 mori edhe çmimin e Kombeve të Bashkuara për shoqërinë civile.
Lëvizja MJAFT, përveç kreativitetit dhe energjisë, u bë e njohur edhe për mënyrën inovative të drejtimit, ku mbizotëronte puna e grupit. Në vend të qendërzimit të aktiviteteve nën drejtimin e liderit, lëvizja karakterizohej nga delegimi i punës tek të gjithë anëtarët e skuadrës – një element që vazhdon të mbetet thelbësor në mënyrën e drejtimit të Veliajt.
Erion Veliaj drejtoi lëvizjen MJAFT deri në nëntor të vitit 2007. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 ai ishte kandidat për Kuvendin e Shqipërisë përmes listës civile G99. Në periudhën 2007–2009, Veliaj iu bashkua Iniciativës për Stabilitetin Evropian, një organizëm kyç në promovimin e zgjerimit të BE-së drejt vendeve të Evropës Qendrore e Lindore.
Në vitin 2011 Veliaj iu bashkua Kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë si sekretar për Rininë dhe Emigracionin, ku u dallua për organizimin për herë të parë të stukturave të Partisë Socialiste në vendet ku punojnë e jetojnë shqiptarë, sidomos në Greqi dhe Itali.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 Veliaj ishte kandidat i Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës, nga ku u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Në shtator të vitit 2013, Veliaj u emërua ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Në krye të kësaj ministrie, ai u dallua për menaxhimin mjaft të suksesshëm të një institucioni, buxheti i të cilit përbën rreth 30% të buxhetit të shtetit. Në vetëm 1 vit e gjysmë, nën drejtimin e Veliajt, MMSR spikati në kabinetin qeveritar dhe në sferën e opinionit publik me hartimin dhe zbatimin me sukses të pesë reformave kryesore, të cilat kishin një rëndësi shumë të madhe për vendin, qoftë edhe për faktin se nuk ishin marrë asnjëherë në konsideratë në 24 vite demokraci:
1) Reforma në pensione – Një ndër reformat më të guximshme, por edhe më të domosdoshme për qytetarët ishte reforma e pensioneve, e cila duke rritur përfitimet për të gjitha pagat, riktheu besimin e qytetarëve në skemë, duke e rritur numrin e kontribuesve me 93392 persona në vetëm 1 vit.
2) Tregu i punës – Me hapjen e zyrave të reja e moderne të punës dhe ndryshimin e imazhit të shërbimeve të punësimit, reforma e tregut të punës dha rezultatet e para, duke rritur numrin e të punësuarve.
3) Pagesat sociale – Një sfidë me rëndësi ishte edhe situata me pagesat sociale për shtresat në nevojë, të cilat nuk i merrnin pagesat e muajve të fundit të vitit. Pastrimi i skemave nga abuziviteti, digjitalizimi dhe miradministrimi i financave bënë të mundur që ata t’i merrnin të gjitha pagesat në kohë, në vitin 2014.
4) Arsimi profesional – Një reformim të thellë pa edhe sistemi i arsimit profesional që u orientua drejt sistemit dual gjerman, duke i dhënë më shumë rëndësi praktikimit të aftësive teorike e duke i afruar aftësitë e nxënësve me kërkesat e tregut të punës.
5) Të përndjekurit politikë – Procesi për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe në reformimin e sistemit të dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë, duke dhënë 4 këste në vetëm 1 vit, ndërkohë që në 8 vjet ata ishin dëmshpërblyer vetëm me 1 këst.(Fjala.al)
Po ja la ketij ne dore, e ka ndare mendjen t’ja jap PD-se vitin tjeter Rama. Une jam te Eleonora 200 metra vije ajrore me Kodren e Diellit (ku banon Kryetari i Bashkise) nuk kemi rruge per te kaluar, rruge dhish. Nuk po them per uje sepse jemi akoma me uje pusi sepse Kodra e Diellit e do te gjithen per vete Ujin e Selites. Vetem me nje gje pajtohem legenin Arjan Çanin, ne nuk kemi gjerat bazike uje, rruge, drita dhe flasim per zgjedhjet si ti bejme me mire nga Norvegjia me laps.
Erjon Veliaj nuk merr asnje vote te lagjia ku banon.
Une te njohe ty beni, ti s’banon tek Kodra e Diellit, por tek kodra e saliut. Aty rri, merri ere si i ke marre deri tani.
Une qe nuk banoj as tek Kodra e Saliut dhe as tek e Mones them qe ka ca te drejte Beni. Artikull shume i sheqerosur per Erjonin. Nuk eshte aspak e vertete qe Veliaj eshte me i sulmuari nga nga mediat. E vertete eshte e kunderta. Mediat kryesore heshtin ne menyre te perseritur per zullumet qe behen ne Bashkine e Tiranes, sepse “Lali Eri” eshte ne te vertete “Lali qokaxhiu” qe ja mbyll gojen me llokume mediave. Diten qe PS do te humbi zgjedhjet dhe Rama do largohet nga politika, ne PS do te plasi lufta civile qe do te kete dy rezultate te mundshme: Ose fiton Veliaj dhe rri pa fund ne opozite, ose PS copetohet dhe ai qe behet kryetar i pjeses se ish-PS pa Veliajn ne pak vite behet lideri kryesor i opozites.
Veliaj Kryeminister eshte shume e veshtire te behet ndonjehere. Eshte kerpudha me e talentuar qe kemi pare, por nuk ka bythe per lider prej verteti. Varianti me elokuent i Lul Bashes.
Une banoj te Eleonora te Kristali e kemi uje. Mos ke ndertu pa leje te Lapidari lart mo shoku?
Bosoj që ti Beni, duhet të jesh ndonjë Socialist, por i zhgënjyer nga Erion Velia që po punon më shumë se të tjerët( edhe duke vjedhur ndoshta), do të votosh për sali kërmën që po vdes në vafëri në vilat pa fund dhe krimet që ka bërë.
Mos me trego mua zhgenjimin o tope, Sme ha karri fare as per PS as per PD, jam privat o Rrumpalla. Ai kurva qe mbron ti te bej ato qe ka premtuar.
Bravo i qofte Veliajt. Me te vertete nje CV e pasur ne shkollimin me nivel sı dhe ne punen e palodhur dhe kreative, duke siguruar nje vazhdimesi te pasur ne vazgden e puneve te mira qe la Rama.
Bravo i qofte Rames dhe tregon serioziteyın e Tij perzgjedhja e nje njeriu te sakte dhe te provuar tashme, siç eshte Veliaj. Rama i ve ne dispozicion PS nje lider te ri ne moshe, nje njeri qe Rama e PS i dhane besim dhe ai dijti t ua shperbleje socialisteve besimin.
Ndryshe eshte Basha i cili nga nje anonim pa diplome te shkolles se larte, i rekomanduar nga Argita Berisha e Serbi trafikant Fazllic, pa asmje merite dhe ne kundershtim me te gjitha normat elementsre demokratike i u falen tere ato poste e se fundı me manipulime me bekimin e familjes kapi kreun e PD dhe prek vitesh i humbi te gjitha betejat deri sa eshte kthyer ne nje njeri problematik per PD.
Prandaj Veliaj e meriton te evi e te marre pergjegjesi me te medha.
Ndersa ky dembeli tjeter te krijoje komisione qe ta mbajne akoma ne PD edhe pas humbjes se radhes.
Ec Rama me shoke se e keni hallall.
Thjesht ja ka shit shpritin shejtanit soros dhe kaq. Ky eshte zero me xhufke para Sajmir Tahirit dhe po te behet zgjedhje midis tyre ne ps, eshte totalisht i humbur! Fatkeqsi kombetare nose behet ky nsr, tamam sikur lyli ne krye te pd!
Është bërë një punë kolosale nga bashkia dhe sigurisht që dhe ndikimi do jet i madhë , sigurisht që puna e Erionit ndjehet dhe kjo sdo shumë mend për tu kuptuar sepse preket çdo ditë në çdo lagje dhe hera e parë në historin e 40 voteve tfundit që ka marrë fund zgjidhja e ujit tirana 24orë ! Këto janë disa punë që mendoj se e bëjnë që të jetë faktor për zgjedhjet qëndrore për ps
Erioni eshte faktor jo vetem per ps e tiranes po per gjith shqiperine sepse ka be gjera qe sishin be per 40 vite
Ka bêrë o vëlla ka bërë po kush ja di ! Sidomos ato tortuaret e qêndrês i qan fare ! Çdo gjashtê muaj i ndêrron ! Një herē tull, një herë beton, pastaj asfalt piçikletash…..pastaj ka dhe ca çuna me makina té taksave tona , pulica qé tê marrin 5000 lekshin pêr njê arkē fiq në tortuar…! I bêjê thirrje ps dhe edi ramês qê ta ndalojnê sa mê paré kêt kalama me bandên e rrugaçve sivllezêr të bandave tê saliut ! Kontrolloni erjonin se po bênē rrush e kumbulla taksat e qytetarve ! Po shkatérron imazhin e ps në tiranê !
E meriton te jet sepse ka punuar dhe ka treguar qe di te drejtoj . Kush tjeter me mire do beje?
E ka ne dore dhe do i japi drejtim sic i ka dhene qytetit gjithe keto vite qe ka qene ne bashki . Shembull suksesi
Nje neri qe ka treguar qe punone dhe punetoret gjithmone shperblehen me fitore ne fund … kshu qe te jete erioni qe te marri ps dhe nje mandat te trete sepse e ka ndryshuar faqen e qytetit hapsira parqe rruge shkolla cerdhe sheshe bulevardi uji 24ore gjera qe per vite ishin harruar
E meriton qe cke me te sepse ka punuar si kafsh gjithe keto kohe dhe ka lene pas gjera qe do mbesin gjate ne tirane dhe vazhdoft kshu me pune e perkushtim per ti bere gjerat
Ndikim ka dhe erioni sigurisht puna qe ka bere gjithe keto kohe perkthehet ne vot dhe sigurisht qe e bene te kete ne dore betejen dhe duhet drejtuar kshu qe jepi forza e tju prij e mbara
Qendrimet e keqija te njerzeve te pd-ke,shpifjet,nxirjet,baltosjet, nervozizmat,sajimet,videot “Babale”,dalja e presidentit ne mes te popullit duke thirrur poshte Edi Rama,bashkimi i tij me opoziten e soteme,shaerjet dhe ofendimet,ekzistenca e Sali Berishes kandidat per deputet dhe disave te tjere si Flamur Noka,Paloaqja,kerriçi i fahri Balliut,do t’i japin fitoren e sigurt Edi Rames per nje mandate te trete dhe kjo eshte e sigurt.Thene me shqip,Pd-ke dhe LSI nuk i do populi shqipetar.Kete gje opozita e soteme nuk e kupton.Ata, qe sot jane pergatitur te thon se votat na i vodhi Edi Rama apo Erion Veliaj.Edi Rama t’a gezoi vendin e kryeministrit dhe i urojm suksese.Pd-ke dhe LSI shyqyr qe na u shporren nga pushteti.Jane antishqipetar,jane jashtetoksor.
Puna qe ka bere gjat mandateve qe ka qene ne bashki eshte shume e mire kshu qe ka ndikim direkt ne zgjedhjet dhe eshte qene i punes me shume se kaq sdi ca tthem … vetem te beje te njejten gje qe ka bere me qytetin transformim per mire
Edhe kesaj rradhe esht edi rama ….pastaj te dal ndonje demokrat i ri te shkeputet nga e shkuara e zez e pd se…pastaj vjen erioni per na tet a me shum vjet te tjer….e pastaj kush te roje te gezoje..
Veliaj vetem bojra,pallate,zenie hspesirash pa fund . Nuk zgjidhi as transportin publik , Tirana qyteti vetem ne Europe pa tren, pa lulishte, uji me orar, ujrat e zeza ne lane….pra cfare gangrene zgjidhi….asnje….ti gezoni maskat ne publik sepse kta trima vete rrinene periferi me vila….
Edi dhe Erjoni e kthyen Tiranen ne qytet europian se Saliu me shoke e beri vucidol me kioska
Une qe nuk banoj as tek Kodra e Saliut dhe as tek e Mones them qe ka ca te drejte Beni. Artikull shume i sheqerosur per Erjonin. Nuk eshte aspak e vertete qe Veliaj eshte me i sulmuari nga nga mediat. E vertete eshte e kunderta. Mediat kryesore heshtin ne menyre te perseritur per zullumet qe behen ne Bashkine e Tiranes, sepse “Lali Eri” eshte ne te vertete “Lali qokaxhiu” qe ja mbyll gojen me llokume mediave. Diten qe PS do te humbi zgjedhjet dhe Rama do largohet nga politika, ne PS do te plasi lufta civile qe do te kete dy rezultate te mundshme: Ose fiton Veliaj dhe rri pa fund ne opozite, ose PS copetohet dhe ai qe behet kryetar i pjeses se ish-PS pa Veliajn ne pak vite behet lideri kryesor i opozites.
Veliaj Kryeminister eshte shume e veshtire te behet ndonjehere. Eshte kerpudha me e talentuar qe kemi pare, por nuk ka bythe per lider prej verteti. Varianti me elokuent i Lul Bashes
Kjo klase politike qe mbajne njeri tjetrin duhet te zhduket,dikush me siper flet per trotuaret e Tiranes i bejne çdo gjashte muaj per ti dhene pare klientelizmit te tyre,por ne VLORE eshte me keq thone qe tendat e diellit te qendres historike te Vlores e ka fituar nje inprenditor i njohur qe nga 40 mije lek eshte metri katror kerkon 80 mije,kjo me le te kuptoje qe kjo ndermarje ka dhene shume ryshfet per te mare apaltin do te ncjere parat e humbura.NE VLORE kemi te nderuarin LELI kolegun e VELIUT
Lali mamin ku ta kesh!
Ore ky Lali juaj ka ber pune picken e mamas, por kur e dini kaq shum dhe ju dashka kaq shum, thoni te sperkas ndonjeher rruget e tiranes, o ja qift kina nonen