INVESTIGIMI: Ylli Ndroqi dhe lidhjet me elementët terroristë ndërkombëtarë

12 Gusht 2020, 12:10Politika TEMA

Trafiku i drogës në Turqi dhe influenca e Ndroqit tek ortakët e vjetër. Çfarë paralajmëruan gazetarët Artan Hoxha dhe Klodiana Lala para një viti për biznesmenin me dy emra

Investigimi i viteve më parë lidhur me të shkuarën e Ylli Ndroqit, teksa SPAK i sekuestronte 26 pasuri, nxori në pah lidhjet e tij të errëta me botën e krimit.

Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) arriti të depërtonte në tregun shqiptar si një biznesmen i mbrojtur falë mbështetjes së fortë politike dhe hapjes së një televizioni që e përdori si mburojë për vite me radhë.

Në fakt, hetimi disa-mujor i SPAK provoi atë që denoncohej për Ndroqin, ku pasuritë e tij u vunë me para të pista, nga trafiku drogës.

Drogë dhe terroristë

Disa emra shfaqen si bashkëpunëtorë trafikantë në vitin e largët 1998. Mes ish-trafikantëve, Ismail Cira, Musa Kazim AY, Fatmir Sofia, Hekuran Hoxha, Cevdet Sahin Balcilar, Abdulselam Turgut (Yunus) që u kapën në Turqi me 30.5 kg heroinë, bashkë me Ylli Ndroqin, Abduselam Turgut mbeti mik për kokë me presidentin e “Ora News”.

Abdulselam Turgut

Kjo pasi influenca e Ndoqit ishte e jashtëzakonshme edhe në vitin 2011 kur turku, i cili kërkohej me ngulm nga Gjermania u la për 40 ditë në arrest shtëpiak nga Gjykata shqiptare me një vendim të dyshimtë të Gjin Gjonit, vendim i cili më pas i dha lirinë.

Por, nëse Ndroqi arrinte të kamuflohej me sukses me mënyrat dhe manitë e tij për të marrë tituj konsujsh në familje e për t’iu shmangur kontrolleve policore, ishte sërish jo më trafikanti, por terroristi Turgut, që doli në publik sërish.

Ishte vetë turku i cili u zbulua në një komplot me celula terroriste iraniane për të kryer sulme terroriste në Shqipëri në ditën e Sulltan Nevruzit.

Ylli Ndroqi dhe Abdulselam Turgut (Yunus) janë arrestuar bashkë në trafikun e drogës prej më shumë se dy dekadave më parë, ndërsa ranë në rrjetën e drejtësisë turke. Pavarësisht arrestimit dhe dënimit, Ylli Ndroqi nuk i është ndarë trafikut të drogës. Në njoftimin e SPAK të 3 gushtit 2020, thuhet se “Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol ka përcjellë të dhëna për aktivitetin kriminal të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), të siguruara nga Interpol Roma/Itali.

Autoritetet italiane kanë konfirmuar se në vitin 2004 shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaciu), është referuar tek Autoritetet Gjyqësore në përfundim të operacionit ″BAKLLAVA″, si organizator i trafikut të drogës për llogari të një grupi kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë”.

Kujtojmë se edhe gazetarët Klodiana Lala e Artan Hoxha, ishin ata që  hodhën në publik faktet e para.

Klodiana Lala gati një vit më parë shkruante për një biznesmen me dy emra që kishte ndërhyrë në këtë vendim.

“Adbulselam Turgut u lirua vite më parë nga Gjykata e Apelit me masën e arrestit shtëpiak, në një kohë që në Shqipëri nuk kishte adresë. Lirinë ja mundësuan miqtë e tij shqiptarë që paguan miliona. Dosja e tij në Policinë e Shtetit u rihap dy vite më parë dhe një portal shkroi për disa detaje. Për këtë shkak u pezullua nga puna edhe një oficere, me dyshimin se zbuloi të dhëna sekrete. Në fakt, nuk ishte ajo që e nxori sekretin. Atë gjë e bëri dikush tjetër. Zhurma u shua shpejt, sepse mesa kuptova sërish ai bosi me dy emra veproi në mënyrën e tij. Tani ky trafikanti na rezulton i përfshirë me rrjet terrori. Te Krimet e Rënda ka një dosje të hershme për këtë. Pyetja është: A po hetohet biznesmeni dhe lidhjet e tij me politikën?”, citonte gazetarja Klodiana Lala.

Ndërsa Artan Hoxha, teksa jepte të dhëna për Turgut zbulonte ndër tjera si nisi hetimi për celulën e drogës në vitin 1998, përmes gjurmimit të një futbollisti me origjinë shqiptare, lajm të cilin e ka pasqyruar edhe gazeta turke Hurriet, ndërsa i ka kushtuar në emisionin Xhungël dikur edhe një investigim ku prek anën tjetër kriminale, atë të terrorizmit islamik:

“Abdulselam Turgut ka qenë nën hetim për trafik droge për qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë. Historia nis që në vitin 1998. Gjatë një operacioni të policisë turke u godit një grup shqiptarësh që merreshin me biznes. U ra në gjurmët e tyre duke u ndjekur një futbollist me origjinë shqiptare, i ikur herët, që u kap me 30 kg heroinë. U arrit të kapet një episod nga policia turke me 190 kg heroinë që ishte porositur në Turqi dhe do vinte në Shqipëri në rrugë tokësore. Roni i Shijakut ka qenë i arrestuar në Shqipëri e Itali për trak heroine. Është i përfshirë në fushata elektorale të forcave politike në Shijak. Krimi nuk ka ngjyrë politike, ka marrë pjesë në fushata të ndryshme..”, deklaronte Hoxha.

Sot Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) edhe pse i zhveshur nga pushteti e pasuria, deklaron, madje dhe kërcënon se do shohim surpriza në vazhdim.

Por edhe pse kanë kaluar ditë nga nga vendimi i SPAK-ut, Ndroqi vetë dhe as mburoja e tij Ora News nuk po sqarojnë/rrëzojnë asnjë të dhënë për emrin Xhemail dhe miqësitë me trafikantët e terroristët. (CNA.al)

16 komente në “INVESTIGIMI: Ylli Ndroqi dhe lidhjet me elementët terroristë ndërkombëtarë”

  1. Kush jeni ju zoti pasmaciu says:

    Nuk ka shume faj xhebrail turkoshak pasmaciu,pir fajin me te madh e kane ata qe e kane fshehur dhe vazhdojne ta mbrojne edhe sot…
    Qe nga gjin gjonet tek saliu me liken e ministrat e drejtesis e deri te sonila buzfryra e mulla zheji e co,kane perfituar qe nga pare te thata e deri propoganda televizive,dhe kjo duhet zbuluar nga nderkombetaret se spak aspaku eshte edhe vet i zhytyr dhe i frikesuar.
    Klodian surrat patatatja si pusqolla e saliut nuk ndihet apo ka hall se mos zbulohet edhe kapter irfani me ato pasuri marramendese.

    1. !! says:

      Nuk po e marr vesh !! 8 vjet PS-ja ne pushtet e ty akoma te ka ngel ora tek Sali Berisha e Gjin Gjoni ?
      Shiko pak anash o plako, jo vetem drejte si kali .

  2. qirifiu says:

    si gjithmone karlliqe pa fund.. pa sens… pa fakte vetem me hamendesime.. tipik ballkanas aq me shume te gjyqeve popullore te enver qenit..
    deri tani skeni asnje fakt perta akuzuar… e dini qe ligji i dekriminalizmit eshte antikushtetues ne vetvete- shkel ne menyre primitive te drejtat dhe lirite e individit- dhe prape skeni asnje prove … shkrimet tuaja “investigative”, nga 1te 10, me zor marrin nje 1 per typing vetem.

    1. Kol says:

      Pse ram lakuriqi e nisi me kete se normal eshte tv kunder atij mbasi te fitoj prap ylli shko fiton gjyqin si beceli dhe populli paguan faturen

  3. ...dhe evgjitin e mban per ti qire gruan ... says:

    …..dhe ndonjehere bene ndonje gojore ……..yyyyyyyt fshatar i mutit.

  4. Aleksander says:

    Gjin Gjonit?
    Ky do perfaqesoje PD ne Lezhe?
    Turp per PD e turp per ata qe votojne PD.

  5. Beni says:

    Do mbetet pa pune dhe keto çupat e talentuara Roza Lati, Rudina Dembacaj, Aulona me Fatmen, Zogu Tiranes….

  6. Goni says:

    Imagjinoni nje vend qe as gazetaret e kronikes nuk guxojne ti permendin emrin bosit me dy emra. Tan hoxha dhe Klodjana Llalla jane langaraqe jo gazetare. Gazetaret e vertetet sjellin fakte dhe gozhdojne kriminele e politikane. Langaraqet tane bejne muhabete neper studio dhe vendi eshte mbushur me kriminele. Race e poshter

  7. Janaqis Karamanlliaqis says:

    PD-ja mor mik e ka ngrene turpin me buk qysh ne 1992. Vetem llumi i voton ata.

  8. Virusi says:

    Si shume kriminel e trafikante shqiptar. Apo i kemi qejf keto punet e pista? Kjo behet bindese kur kujton se mjaft qeveritare dhe politikane ushqehen nga leku piste. A do pastrohet ky vend?

  9. luli rruli says:

    Ne radhe te pare do mbeten pa pune Mulla Omar Arturbrahim Zheji, koke lopa Ju flet Moska Kastriot Myftari, konkubina e Bechetit dhe Ylli Ndroqit Sonja Mecja, etj.

  10. SULEJMANI says:

    Po nuk u shkulen ata para 8 vjetshit.qe shkatrruan.vodhen.dogjen.vrane shiten kete vend.ne nuk bejme hajer.prandaj te mbarohet pune me ata dhe me.te gjithe qe vijme pas tyre

  11. ?????? says:

    Qijani motren ka i mori leket ky moterqi

  12. Ladi says:

    Prandaj e mbron Meta dhe LSI si dhe Berisha sepse marrin pjesen e tyre nga ky mafioz. Po zonja Kim i di keto informacione. nese nuk i di, ju lutem tregojani se pastaj futen ne loje FBI dhe ata dine si i bejne punet me Pasmaqiun.

  13. Malo says:

    Jeni nje tufe me Turravraper mbas partive akoma..,
    Far bene per tete vite keta cfar?tani erdhi ora ti terheqim mendje ketyre budallenjeve me lajme vk se keto duan keta(Mileti)edhe harrojne qe skame Buke paguajne drita sa dy here komeshinjte tane ne ballkane,edhe juve shani njeritjetrin sa te mundeni edhe ja dolet hallit Oburraaa se ju iku,Xhemaili larte ne Kale ju i qani Hallin o derezinje shikoni a keni a skeni leke per Hallet qe keni.

  14. Andon L. says:

    Në botë ekzistojnë 3 lloje të njerëzve që kanë emër të dyfishtë 1) njerëz të shërbimit sekret për tu maskuar, 2) prostituta për tu mbrojtur në shoqëri, 3) terroristë dhe njerëz që merren me drogë. Njerëzit normalë bëjnë çmos për të mbajtur vetëm një emër dhe një emër të ruajtur mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje