Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë punonjësit e transportit rrugor të cilët nuk kanë mundur të punojnë dot për shkak të pandemisë.
Përmes një statusi në Facebook, ai siguron se do të ketë paga lufte për secilin.
Ndër të tjera Rama shkruan:
?? Solidaritet për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor?
QEVERIA SHQIPTARE miraton:
✅ +5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!
✅ Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!
Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)?”, nënvizon Rama. (TemA)