Si ia doli Lulzim Basha ta shndërrojë opozitën reale, në virtuale!

13 Gusht 2020, 22:05Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Opozita shqiptare ka pësuar një metamorfozë të çuditshme në më pak se 18 muajt e fundit: Nga institucionet politike dhe demokratike të vendit, doli në rrugë. E pasi dështoi në strategjinë e saj të “rrugës së rrugës”, tani është rikthyer sërisht. Por, këtë radhë në pamundësi për të qenë brenda Parlamentit dhe pushtetit lokale, ka gjetur një strehë të re. E cila është rrjeti i gjerë global. Hapësira virtuale. Rrjetet sociale. Mediat e reja online. E gjithçka tjetër që ka lidhje vetëm me virtualitetin. Por, aspak me realitetin politik të vendit.

Si duhet kuptuar kjo?

Besoj se e keni ndjekur të gjithë këto ditë, një premtim bombastik të Lulzim Bashës për 30 korrikut, kur lançoi me bujë ngritjen e komisionit në PD për verifikimin e kandidaturave për deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Madje siç i ka hije një lideri të madh si ai, shkoi edhe i takoi anëtarët e komisionit, duke dhënë përveç të tjerash edhe mesazhin se:

“Me modelin më të mirë të përzgjedhjes së kandidaturave, më programin shpresdhënës dhe angazhimin tonë të plotë dhe serioz, motorrët e ndezur të fushatës sonë po çojnë përpara çdo ditë e më shumë, procesin e pashmangshëm të rrotacionit politik!”

Bukur. Shumë bukur madje që ta dëgjosh. Ta lexosh. Ta shohësh teksa i qershur e optimist, lideri i opozitës jep lajmin e madh për gjithë opozitarët e Shqipërisë se motorrët e fushatës elektorale jo vetëm qenkan ndezur, por se ato po bëkan namin vetëm e vetëm që ata të rikthehen në pushtet.

Por, nëse sheh postimet e këtij muaji, e kësaj jave dhe të sotmet në facebook-un zyrtar të Lulzim Bashës, do të kuptosh se fjalët e tij nuk kanë asgjë të përbashkët me veprat. Përveçse një postimi të këtu e tri ditëve më parë në Manëz, tek shtëpia e një banori të dëmtuar nga tërmeti, që ia tha në sy se është me vonesë, me shumë vonesë madje duke i qëndruar larg halleve të popullit, nuk ka asnjë aktivitet tjetër. Ndërsa postimi përpara kësaj, është i një jave më parë për turizmin, nga ato që Jozefina Topalli do ti quante: “Mka çu nana me la gojën!”

Tregues ky se:

E para, Lulzim Basha thjeshtë se kërkon që ti mbajë me të mirë mbështetësit dhe përkrahësit e vet, kur u thotë se motorrët e fushatës elektorale nga ana e PD dhe opozitës së rrugës janë ndezur.

E dyta, lideri i tyre nuk është fare i sinqertë me ta kur u premtoi pas 30 korrikut se i gjithë gushti do të jetë një periudhë e mbushur me punë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

E treta, komunikimet publike dhe postimet në rrjetet sociale të këtyre dy javëve të para të këtij muaji, të një a dy muajve më parë…, tregojnë atë tendencë që ishte vënë re edhe më parë, se Lulzim Basha i ka humbur përfundimisht lidhjet me bazën. Me qytetarët. Me strukturat drejtuese të PD dhe aleatët e saj.

E katërta, kjo tregon se opozita është shndërruar tashmë përfundimisht në një lëvizje politike virtuale, e cila është e pangjashme me asgjë parti, grupim politik apo aleancë.

Është fare e thjeshtë për ta verifikuar vërtetësinë e këtij zhvillimi të ri, mjafton që të shohësh sesi edhe gjithë drejtuesit e tjerë politikë të opozitës kanë shumë kohë që nuk zbresin në terren. Nuk mbledhin forumet. Nuk takohen me anëtarësinë. Me qytetarët… Ndaj i sheh gjithë ditën e ditës në një garë të çuditshme me njëri- tjetrin brenda llojit, se kush është më virtual se tjetri. Se kush e kush bën më shumë postime në rrjetet sociale, nëpër mediat opozitare online apo flet nga skype për mediat televizionet lokale a kombëtare!

Prova më e madhe për këtë, është fakti se PD e ka braktisur prej më shumë se 13 muajsh, armën e vet më të fortë të luftës së saj opozitare: Protestën! Bashkë me braktisjen e protestës, si formën kryesore të reagimit opozitar, PD tregon se ka ndryshuar tërësisht strategji. Pasi braktisi Parlamentin dhe pushtetin lokal, udhëhoqi opozitën shqiptare, në rrugë. Ndërsa tani, ka braktisur rrugën e rrugës dhe është futur në rrjetet sociale.

Pasi dështoi me 30 qershorin, brenda një viti Lulzim Basha ia doli me sukses, që ta shndërrojë opozitën shqiptare, nga reale, në virtuale!

7 komente në “Si ia doli Lulzim Basha ta shndërrojë opozitën reale, në virtuale!”

  1. Goni says:

    po pse vendos presje (,) në titull o shpellar
    nuk e marr vesh???!!
    vendos pikat (…) se me presje nuk ka as edhe një kuptim të vetëm!

    Si, ia doli, lulzi basha, ta shndër,rojë …
    nga kush pritet gjuha shqipe të shkruhet mirë – nga sirianët e ardhur këtu?!

  2. Gazetari pa shkolle says:

    Te lexosh shrime te tilla eshte per te vene duart ne koke. Jo vetem qe tipa te tille, analfabete funksionale dhe te vetequajtur gazetare, nuk u duhet qe te lihet hapesire publikimi, por duhen denuar sepse me shkrime te tilla demtojne qualitetin e gazetarise.

    Ne rradhe te pare pozite dhe opozite nuk ka patur dhe nuka ka ne Shqiperi. Jane grupime rrugacesh qe jane vetequajtur politikane dhe zihen si qente se kush te marre kocken me te madhe. Nuk eshte politike per Shqiperine kjo qe eshte bere dhe akoma behet, por eshte lufte e krijimit dhe mbajtjes se pasurive te ketyre bandave te rrugeve, qe kane vene emer partishe ketyre grupimeve.

    Ne rradhe te dyte, ky shkrim eshte aq i dobet sa nese do te bente nje hartim ne shkolle nuk do te merrte me shume se noten 5. Gjuha standarde shqipe nuk ndjehet e shkruajtur mire. Mendimet jane te kryqezuara qe tregon paqartesine e temes qe pershtjellohet. Te mos flasim per menyres e redaktimit te shkrimit qe eshte nje skandal me vete.

    Pika qe nuk ju bie juve qe shruani te tilla idiotesira dhe atyre qe ju publikojne.

    Shpellaret kane zaptuar gazetarine!

    1. rrk says:

      Cfare rrote kari qe qenke. E thua dhe vete: Pa shkolle.

    2. zysha nga fshati says:

      Hahahahah qenke zyshe nga fshati ti. Na perdhunove syte me kete qe ke shkruajtur
      Si shume ne hall me dukesh, gjynaf.

  3. bravo says:

    bravo fredi kësaj radhe e ke dhjerë!

  4. bravo says:

    bravo fredi kësaj radhe e ke dhjerë!
    urime

  5. Fate says:

    O Peza nuk e di Po ne nendorin e kaluar nuk e di diten qe ju ishit me nje kryeplaken merushe muhamet kosova mesutllari qe as tetevjecaren aka mbaruar M mashtrusen ,ju I kenaqur I dehur ne prime ca potash duke takuar njerez I shoqeruar nga Merushja kryeplaka ne qofte esht nje mashtruese me vjennn turp te neglect Partia socialists ne duart e mashtruese merr borxh komexhijes e hedh nga shkallet nuk I jep leket e marre, hajdute Genjen per termetin nuk ve emrin e vet vendors te burrit ylli mesutllari pseee foto e ka marr tek dikushiii edge mashtrusjaaa I merr leket bashkim mashtruasjaaaa o njerez ky njeri mashtronn duke u servilosur Pezes we pin e shume optimist me keteee figure gruaja vetem emer gruaaa nuk ka ,kujdesss nga mashtrusetttt we punojn gjoja per parting socialists ajo vjefh mashtron con emrin e burrit se gjoja ka shemb termeti dritaren e saj,jooo dritarja sent e dikushittt ..o Peza Cfar te lidh me kete njeri mashtrueseeee …nuk e do lagja ku ete mister pa shkoll…esther e te 10000 te zezaaa erjon vellaj e dii duhet he QE ur keta cops mashtruese qe te vij Peza te bej moral me njerez korrekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje