Anëtari i kryesisë së PD: Vdekjet nga Covid 19 në Shqipëri më të larta se Italia e Spanja, po flitet për një mbyllje tjetër në shtator. Opozita nuk ndalet

14 Gusht 2020, 15:08Politika TEMA

Anëtari i kryesisë së PD-së, Enno Bozdo i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës 24 deklaroi se në 6 muajt e pandemisë së COVID 19, qeveria ka treguar se nuk ka asnjë strategji.

Ndërsa artikulohet për një mbyllje të dytë në muajin shtator, Bozdo tha se nuk dihet si do vetë situata me bizneset. Ai shtoi se Shqipëria është vendi i fundit në botë për ndihmën ndaj bizneseve. Bozdo tha se nuk dihet as si do të injektohet në ekonomi borxhi që qeveria ka marrë.

“Në kohën e karantinës PD kërkonte strategjinë për përballimin e virusit nga qeveria. Na u tha se ka strategji dhe skenarë por asgjë konkrete. Kur kanë kaluar 6 muaj shikojmë me trishtim që të infektuarit, por edhe humbjet e jetëve janë shtuar. Qeveria ka hequr dorë edhe nga menaxhimi. Vdekjet për milionë banorë më të larta se Spanja dhe Italia. Nuk dimë si do përballemi me vjeshtën, që shtohet edhe gripi i zakonshëm.

Para 5 ditësh qeveria pagoi 5 mln euro për inceneratorin e Tiranës që praktikisht nuk ekziston në vend që t’i çonte për Shëndetësisë. S’ka mbetur gjë tjetër veçse të ngremë duart lart. Qeveria e fundit në botë për ndihmën që ka dhënë për biznesin. Është diku te 110 mln euro, ndërkohë që vetëm borxh ka marrë 1,1 mld euro. Nuk dimë si do të injektohen dhe ku do të injektohen. Po artikulohet mundësia për një bllokim të dytë në shtator. Është gati ironike për tregon gjendjen e kësaj qeverie”,- tha Bozdo.

Sipas tij, “Ne do dalim nga kriza kur i gjithë rajoni të dalë nga kriza. Skenari duket se vendet e tjera do dalin para nesh nga kriza, do kapin edhe tregjat e lëna bosh prej nesh”.

Sa për situatën politike, Bozdo tha se opozita do vijojë aksionin e saj në shtator. Ai tha se ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës janë një ngjarje shumë e rëndë, por shtoi se pret zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

“Këshilli Politik mblidhet në javën e dytë të shtatorit. Ne do përballemi dhe do shikojmë vërtet ku ndodhemi. Ndryshimi njëanshëm i kushtetutës është një nga ngjarjet më të rënda në 30 vite. Shqipëria është bërë njësoj si Rusia që ndryshon kushtetutën në kohë pandemie. Ky është rekordi i zi i kësaj mazhorance. Marrëveshja e 5 qershorit detyron qeverinë që ndryshimet nëse do ketë të tilla të shkojnë me dakordësinë e të dyja palëve. Pritet të shohim tani çdo ndodh”,- tha ai.

7 komente në “Anëtari i kryesisë së PD: Vdekjet nga Covid 19 në Shqipëri më të larta se Italia e Spanja, po flitet për një mbyllje tjetër në shtator. Opozita nuk ndalet”

  1. Bozho says:

    U zgjua ky trapi. Po ik ore bole e bej ndonje pune shpie. Apo ka erdhur koha e listave dhe do e futesh edhe ti turirin gjekundi.

  2. labi says:

    O BOZO eja ne Pogradec mbush makinen me karburant tek ata qe marin kontrabande ne Maqedoni,kere ben ti.

  3. vdekja nje here vjen says:

    Po kush eshte pd qe kerkon strategji nga qeveria? pd eshte nje organizate mafioze qe s’ka asnje te drjet te kerkoje, mund te flase sa te doje por njeri nuk e degjon sepse nuk perfaqeson njeri ne oraganet e pushtetit shqiptar. Si qytetar mund te kerkoje lushdo por si parti eshte inegzistuese. Dhe kete e ka bere me dashje. Keshillat politik, konsensuset e pordhe me rigon, e kane prure Shqiperine ketu e 30 vjet ne kete gjendje. Ikem nga shiu dhe rame ne bresherin demokratik qe na kushtoi jeten e mijra njerzeve, na vodhi e perçundoi sa asnje pushteues me pare dhe shkaterroi perfundimisht shpresat dhe ndjenjat njerzore te bashkeshoqerise: njeriu per njeriu eshte ujk sort; vret djali nene, baben pa lere me tutje. kushe beri? PD-ja.

  4. klemi says:

    Jane te veshtira per ty keto gjera zoti ennnnno, ti nje cope endes pelhure je, e me kete zanat eshte veshtire ti kuptosh shume gjera.

  5. Ennno me tre N says:

    Kur u be dhe ky thap e thupja!
    Yp xhixhi!!!

  6. Tim says:

    As ata nuk e mbyllin dot,, e as ju nuk e hapni dot po qe se luan mendesh njeri dhe e mbyll o Eno. Ky eshte rrealiteti

  7. bujari says:

    O Eno mavrija di te besh llogari ti a pojo. Po ske faj se ndoshta ke bere shkollen e kristalt.Po ta spjegoje thjesht mbase e kupton.Italia me rreth 60 mlion banor ka 252.809 raste,d.m.th.4208 raste/1000000 banore
    Shqiperia me tre milion ka rreth 711o raste, d m.th 233 rast/1000000- a e kupton ndryshimin.
    Italia ka 35233 vdekje, dmth. 587 vdekje/1000000 banore
    Shqiperia ka rreth 218 vdekje. dmth.70 vdekje/1000000 banore. Pra a e kupton cfar ndryshimi ka si ne raste infeksion dhe raste vdekjeje? Keto jane te dhena statistikore deri diten e djeshme qe ju zotrote keni komentuar ne nje televizor. Mir ju qe flsni se ashtu i thote partija apo jeni analfabet po gazetarja si i prano te tilla brockulla!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje