Kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi marrëveshjen e detit Shqipëri-Greqi të vitit 2009, arsye kryesore ishte mungesa e plotfuqisë nga Presidenti i Republikës. Bamir Topi, ishte presidenti i kohës, të cilit nuk iu kërkua plotfuqia nga qeveria Berisha, para se grupi negociator të hynte në bisedime me Greqinë. Ish-presidenti madje thotë se negociatat iu mbajtën të fshehta.
Sot, kur palët mund të riulen në bisedime me grupin negociator të formuar nga qeveria Rama, Topi mbështet mbajtjen e bisedimeve në krye të agjendës, por shoqëruar me veprime të matura.
“Ministria e Jashtme dhe grupi negociator, pavarësisht nga konjukturat që ndërtohen duhet ta ketë punë të natyrshme të veten. Kjo punë nuk mund të shkojnë pafundësisht. Duhet të merren, jo të dekurajohen. Sigurisht që kjo është një punë që do durim, do shpejtësi dhe do garantim të plotë sipas standardeve ndërkombëtare të detit”, thotë Topi në një intervistë për A2.
Në vlerësimin e ish-presidentit, i gjithë procesi i negocimeve duhet të përfshijë edhe komisionet parlamentare të linjës, për të shmangur gabime që mund të rëndojnë mbi shtetin shqiptar.
“Çdo etapë e punës së këtij grupi duhet të filtrohet patjetër në komisionin e politikës së jashtme, mund të përfshihen edhe komisionet e sigurisë e të ligjeve. Sa më shumë filtra, aq më shumë ka garanci që nuk do të bëjmë gagbime që mund të konsiderohen historike e të pariparueshme”.
Përveç mungesës së plotfuqisë nga presidenti, në vendimin e vitit 2010, Gjykata Kushtetuese renditi si argumente për rrëzim edhe mangësitë serioze në përmbajtjen e marrëveshjes; moszbatimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm dhe mos marrjen parasysh të ishujve si rrethana të veçanta në delimitimin e hapësirave detare.
Me vjen keq per kete djale tirone q flet gjithnje kur asnje se ndegjon!Ky vazhdon jep receta sikur te kete qene presidenti me i sukseshem i SHBA-se kur as nje mehalle nuk i thone miremngjs!
Presidenti qe u be kryetar partie pas mandatit presidencial,rast unikal!Ndaj or Bamke je me i respektuar kur nuk thu asnje gje ,se sa kur do te japesh receta!Koha jote ka shkuar me mandatitn Berishjan je “xhakete e kthyme”thoshte Lym Alla!
Kujt i kerkon te perfshje komisionet, a nuk ishe ti president kur u firmos marreveshja, perse e lejove, e tani ne shet pordhe, pleh.
I nderuar z.Tope,nuk me thua si ta kuptoj thenien tuaj qe kjo pune do “durim” dhe “shpejtesi”!Nuk qendrohet ne skenen politike ne kete fare feje ,me fjale boshe!Koha jote ka perenduar qe kur u bere president duke dale nga menget e Saliut ku po nga ajo menge doli edhe Bujar Nishani!
I kesaj kategorie je or Bamir Topja!Do te thuash diçka qe te qendrosh ne skene kur edhe pse u bere president je i harruaar !
“Sigurisht qe kjo pune do durim dhe shpejtesi”!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Shprehje e pathene ndokund !Maksimumi i kesaj deklarate eshte qe Basha te te fusi ne listen e tij sepse i pelqejne keto shprehjet e pakuptimta ose te beje aleance me partiçken tende qe ke nje kryetar,nje sekretar dhe nje antar qe je po vete!
OTopi. Sa ishe në majë, nuk të pyeti kush, tash që ke zbrit në kenete mes kallamave dhe zhukave mundihu ti shijosh ato. Mos umerr me gjëra të mëdha se nuk ti mban takati. Tung
drinziu
Shteti shqiptar duhet te angazhoje nje studio ligjore te specializuar mundesisht amerikane duke e paguar mire Mjaft me me miliona te paguara per lobime idiote fotosh apo interesa partiake Bile edhe biznesi i madh duhet te jape nje fond te rendesishem Paraja eshte e domosdoshme ne keto lloj bisedimesh dhe specialistet e afte kushtojne
Ok.Z.Topi,por ju si ish president kur e patë që qeveria Berisha,shkeli me të dyja këmbët kushtetutën,dhe me një të rënë të lapsit,nuk pyeti as për marrveshjen e Lozanës për delimitimin e kufive detarë,as për
president,as për parlament e komisine parlamentare sikurse shkruan zotrote,ti garanti i kushtetutës çfar bere ,apo ruaje lopët
Kësaj i thonë si kofini pas të vjelit,prandaj për këtë çështje ju zotri më mirë do ishtë të heshtnit,pasi kur ti duhet të flisje dhe të bëheshe barrikadë për mbrojtjen e kushtetutës dhe të sovranitetit territorial të vëndit ju heshtët për hir të karrikes presidenciale,apo ishe i zënë me marrjen e pronave,apo s’ta mbante nga Sala,se Sala kur e pa që po i dilje nga vatha të quajti horr bulevardi e të bëri lanet si shumë figura të tjera të pd-së.
Përfundimisht z.Topi ju me veprimet dhe mos veprimet tuaja në atë marrveshje Alla sali-lulush jeni pjesë në shkeljen e kushtetutës,dhe cënimin e integritetit territorial të R.Sh.