"Beteja" e dekreteve, 30 ligje të kthyera nga presidenti në Kuvend, vetëm një u pranua

13 Gusht 2020, 15:50Politika TEMA

Marrëdhëniet ndërmjet dy institucioneve kryesore në vend, Kuvendit dhe Presidencës mund të themi që s’kanë qenë ndonjë herë të shkëlqyera por asnjëherë te tensionuara si përgjatë 7 muajve të parë të këtij vit.

Krahas përplasjeve publike që kulmuan me protestën e 2 marsit, ndërmjet Kuvendit dhe Presidencës ka pasur edhe një “luftë” me letra.

Që nga djegia e mandateve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kuvendi për presidentin humbi legjitimitetin e tij duke u shprehur se ka vetëm 82 mandate të ligjshme nga 122 deputetë që janë në Parlament gjë që është reflektuar me dekrete.

Konkretisht në sesionin janar-korrik 2019 kur u dogjën mandatet dhe u zëvendësuan ato, kreu I shtetit ka kthyer për rishqyrtim 6 ligje ku edhe veprimtaria e Kuvendit nuk ishte e fokusuar në miratimin e ligjeve, por në artikulimin publik ndaj protestave të opozitës.

E njëjta situatë ishte dhe në sesionin shtator-dhjetor 2019, ku presidenti i ktheu Kuvendit 7 ligj për rishqyrtim dhe ku gjakrat ndërmjet institucioneve kishin filluar të gëlonin, sidomos përsa i takon mandatit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Viti 2020 solli disa precedentë politikë si protesta presidenciale, por edhe një fenomen që shqiptarët nuk e kishin përjetuar ndonjëherë, pandimë e coronavirusit ku Kuvendi mbylli dyert për një periudhë kohore e më pas vijoi me miratimin e ligjeve por përplasjet institucionale u rritën sërish.

Parlamenti dha dritën jeshile për 115 ligje ku presidenti ka kthyer për rishqyrtim 17 ligje ndërsa ndryshimet Kushtetuese i ka lënë të kalojnë në heshtje në pamundësi për t’i kthyer për rishqyrtim.

Parlamentarët nga ana e tyre nuk i kanë marrë në konsideratë qëndrimet e kreut të shtetit, ku nga 30 ligje të kthyer, një është pranuar, ai për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa dy dekrete presin ende vendimmarrje, ligji për AMA-n i etiketuar si ligji antishpifje, dhe ligji për pronat shtetërore të kthyera së fundmi për rishqyrtim.

2 komente në ““Beteja” e dekreteve, 30 ligje të kthyera nga presidenti në Kuvend, vetëm një u pranua”

  1. Luli says:

    Presidenti me i pa fytyr ne historin e Kombit Shqipetare
    Armik i Shqipetareve dhe i Shqiperise
    Por kush te ndigjoj ??? asnjeri as Qeveria dhe as te ashtuquajturat Partit Politike
    Shqiperi Hesapi, Si gjithmon ne historin e saj
    Kundra njeri tjetrit

  2. holta says:

    Mos u qaj o Edi se keshtu ndodh kur kryehajdutin e thesarit te shtetit ti e bere president, ky eshte turpi me i madh qe ke bere prandaj mbylle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje