Pas propozimeve të Moneyval, mekanizmit të Komisionit Europian që bën vlerësimin e riskut të pastrimit të parave) Shqipëria është futur dy vitet e fundit në një proces të vazhdueshëm të ndryshimeve ligjore.
Së fundmi Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka përshtatur disa prej këtyre ndryshimeve edhe në rregulloret e tij duke pasqyruar kështu ato ndryshime që janë bërë në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave.
Me vendimin e fundit të korrikut në rregulloren “Mbi masat e vigjilencës së duhur dhe të zgjeruar nga subjektet e ligjit mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, janë bërë disa shtesa dhe ndryshime.
Së pari në vigjilencën e zgjeruar janë shtuar edhe dy kategori të tjera subjektesh përveç atyre që ishin më herët. Këto dy kategori janë shoqëritë administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive dhe të fondeve të pensioneve, si dhe agjentët e tyre si dhe çdo person fizik ose juridik, i cili merret me ofrimin e shërbimeve të mjeteve virtuale. Më herët në vigjilencë të zgjeruar ishin bursat dhe kompanitë e sigurimit dhe risigurimit.
Janë jo pak por plot 82 vende të botës që informojnë Shqipërinë për llogaritë bankare të depozituara nga shqiptarë dhe të huaj. Dhe kjo nuk është vetëm çështjet e vullnetit të këtyre vendeve, por vjen si rezultat i ligjit për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare
Në zbatim të këtij ligji duhet që të gjitha bankat brenda datës 30 maj të çdo viti të raportojnë pranë tatimeve llogaritë bankare që kanë pranë tyre të gjithë shtetasit e huaj, që janë rezidentë në vendet që janë pjesëmarrës në këtë proces. Pas këtij hapi është Drejtoria e Tatimeve që këtë informacion e raporton automatikisht tek homologia e saj e vendit ku është rezident personi që ka llogarinë.
Konkretisht nëse një shtetas anglez ka një llogari bankare në vendin tonë, brenda datës 30 maj të çdo viti tatimet në vend e përcjellin këtë informacion tek organet tatimore në Angli. Dhe anasjelltas, nëse një shqiptar ka llogari në Angli, apo 82 vende të botës njoftohen autoritetet shqiptare.
Përgatitjen për implementimin e këtij ligji kanë filluar pasi bankat kanë dërguar një formular tek klient të tyre, ku duhet të shënohen të dhënat e vendbanimit dhe numri tatimor i secilit.
Të gjithë qytetarët shqiptarë, që kanë para nga burime të jashtëligjshme të mbyllura në bankat e këtyre 82 vendeve nuk mund t’i fshehin më, pasi do të ekspozohen tek organet tatimore të Shqipërisë. Kjo sepse nisma ligjore ka pikërisht këtë si synim “të verifikojë pagimin e taksave, fitimet nga shitjet e pronave, të ardhurat nga qiratë, apo krijimin e pasurive jashtë vendit”.
Ky ligj i hap rrugën shkëmbimit të informacioneve mbi llogaritë “off shore” duke përfshirë bilancet e llogarive dhe ato të pronësisë. Edhe pse ende nuk ka një analizë të saktë sipas ministrisë së Financave ky sistem i këmbimit automatik të informacionit do të rrisë të ardhurat, do të evitojë shmangien dhe evazionin fiskal, do të ofrojë kontroll më të mirë të marrëveshjeve të taksimit të dyfishtë, dhe verifikim të të ardhurave të tatimpaguesve. Qeveria shqiptare zbaton 41 marrëveshje të ratifikuara nga Kuvendi për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal.
Vetëm pak kohë më parë u miratua ligji që legalizon kriptomonedhat në vendin tonë duke e bërë Shqipërinë ndër të paktat vende që kanë marrë këtë iniciativë që konsiderohet me risk të lartë.
Ky vendim i qeverise shqiptare kontrllon te ardhurat e emigranteve duke mos lejuar fshehjen e tyre nga taksat, por nuk merr nen kontroll vjedhjet dhe fshehjet e pasurive te qeveritareve e mafies shqiptare ne parajsat fiskale offshore.
Natyrisht kjo klase politike nuk mund te miratoje nje ligj qe do ndeshkonte vete ate, dhe pervec perfitimit shteteror nga sekuestrimi i pasurive te paligjshme do te vendoste bazat e shtetit ligjor qe do te ishte perfitimi me i madh per prosperitetin e vendit.