“U kurua në Turqi?”, Veliaj ironi me Bashën: S’jam nga ata me shtëpi në Holandë e që kapin vila çdo katër muaj. Ishte goditje "nën brez"

13 Gusht 2020, 12:01Politika TEMA

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sqaruar se ai është kuruar në shtëpi, nuk është larguar në asnjë vend e aq më tepër në Turqi, siç u raportua në disa media.

Sipas tij, kjo është një “goditje nën brez” nga kundërshtarët e tij.

“Nuk kam shkuar as në Turqi, aq në Itali. E di që kundërshtarët po gjejnë dikë që të kapen, nuk jam kryetar bashkie që ka shtëpi në Hollandë, që çdo katër muaj kap një vilë.

I mëshiroj, i kam falur, apeli për këta kjo gjuhë e urrejtjes, dikë mund ta kesh inat, por munde me ide dhe me punë, por jo me goditje në brez dhe kulturën e përçarjes, duhet të bashkohemi, jo të jemi të përçarë.

Kjo gjuha e mllefit dhe urrejtjes duhet të venitet. Ndaj besoj që tipikisht sa herë që kundërshtari ka sulmuar ditë me gjuhën e urrejtje, ka humbur.

Nuk jam larguar asnjë ditë nga shtëpia, jo nga Shqipëria”, tha Veliaj.

4 komente në ““U kurua në Turqi?”, Veliaj ironi me Bashën: S’jam nga ata me shtëpi në Holandë e që kapin vila çdo katër muaj. Ishte goditje “nën brez””

  1. Edlira says:

    Ti ke kapur ndertimet ne qender te Tiranes…hallall!!!
    Je burre i ndershem!?

  2. abc says:

    Aman o Velo leri hipokrizit, kur ben dhe ti si i persekutuar qe ke shperndar mijera leje nderimi ne Tirane (dhe e njofin mire njerzit sa eshte tarifa e c’do lejeje).

  3. Deda says:

    Hidhe në gjygj për shpifje dhe mos bëj lloqe kavaje

  4. jari mustaqemuti says:

    Mos e ngateron me Bashen ?? Te paska mbetur pas jo ora , por koha , mos ke qene ne koma ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje