Nga Andi Bushati
Lundrimi i një anijeje sismiologjike turke, Oruç Reis, e shoqëruar nga të tjera me qëllime shumë më pak shkencore, përgjatë ujrave të Mesdheut lindor, është rasti tipik i një përplasjeje globale, që shërben për të ndriçuar një histori lokale.
Ndërsa ajo ka ndezur sinjalin e alarmit në hierarkinë e NATO-s, ndërsa ka nxitur një mbledhje urgjente të ministrave të jashtëm të BE dhe ka tërhequr vëmendjen e sekretarit të jashtëm, Pompeo, ajo përbën shumë interes edhe për Shqipërinë.
Në epiqendër të kësaj rritjeje të re të tensionit mes Athinës dhe Ankarasë, është konfliktiti i përhershëm për ndarjen e ujrave detarë mes dy shteteve, dhe reflekseve që ky debat shkakton në shumë vende të tjera.
Kronika e shkurtër e asaj që nisi prej kësaj të hëne, ngjan katërcipërisht me debatin e zhvilluar në Tiranë një dekadë më parë.
Në fillim të javës, Erdogan urdhëroi lundrimin e Oruç Reis, në ujrat greke, diku pranë bregut turistik të Antalias dhe mes Kretës e Qipros. Shteti turk nuk ka pranuar ti’a njohë fqinjit të vet këtë teritor që gjendet 550 km larg Greqisë kontinentale.
Sfida bëhet edhe më grishëse po të mendohet se kjo zonë dyshohet si një hambar i konsiderueshëm gazi. Prandaj Ankaraja nuk pranon që zona detare greke të fillojë të matet nga skajet e ishujve të saj të shpërndarë në gjithë detin Egje.
Pikërisht për të imponuar kriteret e tyre për ndarjen e hapsirës ujore, edhe Ankaraja edhe Athina kanë nënshkruar marëveshje me Libinë dhe e dyta me Egjiptin. Kjo e fundit e, firmosur në 6 gusht, pa përfillur Turqinë, solli incidentin pranë ishullit Kastellórizo.
Pra debati ngjan si dy pika uji me atë të zhvilluar në Tiranë në vitet 2009- 2010, pasi Berisha dhe Micotakis nënshkruan në Tiranë marrëveshjen e detit mes dy vendeve. Pyetjet janë të njëjta: Si përcaktohet shelfi kontinental dhe zona ekonomike ekskluzive mes dy vendeve? Cili është roli i ishujve të vegjën në majtjen e largësive dhe deri në ç‘masë duhen përfillur ato? Sa komplikohet situata kur dyshohet se këto zona janë të pasura me hidrokarbure?
Në 2009, Berisha atë kohë kryeministër, krejtësisht i kompleksuar prej historisë së tij të shkuar me Greqinë dhe i frikësuar se mos Athina vinte veton për liberalizimin e vizave për shqiptarët, u tregua dorëlëshuar me kufijtë tanë detarë.
Që marëveshja ishte në favor të Athinës këtë e nxorën në pah kabllogramet amerikanë të zbardhur nga Wikiliksi, ku del qartë se negociatorët shqiptarë raportonin pranë diplomatëve të SHBA se ata po negocionin të pabindur në favor të palës helene.
Por, një vit më pas ndodhi një kthesë e fortë rokamboleske. Pas një debati të ashpër publik, ku mbajti një peshë të madhe kolonel Myslym Pashaj, partia socialiste e çoi në gjykatë Kushtetuese marëveshjen dhe gjyqtarët e saj në unanimitet të plotë e hodhën poshtë atë.
Pikërisht, këtu filluan dhe teoritë konspirative.
Gjithmon në qarqet greke dhe shqiptare ka ekzistuar pandehma se pas kësaj prapaskene qëndronte, Erdogani, i cili atë kohë ishte prishur përfundimisht me Berishën dhe po afrohej me Ramën. Ish kryeministri demokrat e ka lëshuar disa herë në publik këtë tezë, por ajo filloi të bëhej më e besueshme kur, admirali turk tashmë në pension, Cihat Yayci, pohoi se vendi i tij kishte ndërhyrë për anullimin e saj, madje i pati nisur qeverisë shqiptare të kohës edhe një material sekret ku e paralajmëronte se po mashtrohej nga grekët.
A e ndikoi ky material turk mbi kryeministrin e kohës, Sali Berisha, që të përdorte influencën e tij mbi Gjykatën Kushtetuese, për të prishur marëveshjen që firmosi vetë? A përdori Erdogan Edi Ramën në opozitë, për ta çuar këtë çështje para drejtësisë dhe a fillon këtu lidhja e tyre e ngushtë dhe e dyshimtë? A u ndikuan apo u joshën nga Turqia gjyqtarët shqiptarë, që e hodhën poshtë marëveshjen?
Ish- relatori i kësaj patateje të nxehtë në kushtetuese, Xhezair Zaganori, i ka hedhur poshtë këto hipoteza. Ai ka mbrojtur votën e tij dhe të kolegëve duke argumentuar se vendimi i tyre ka qenë i drejtë, sovran dhe i pa ndikuar.
Por ndoshta kjo nuk mjafton për të hequr çdo dyshim.
Ne vërtet nuk kemi prova të prekshme për ndikimin e drejtëpërdrejtë të Erdoganit në rrëzimin e marëveshjes së keqe shqiptaro-greke, por ngjarjet e fundit na tregojnë, se në asnjë rast Turqia nuk mund të ketë ndejtur indiferente. Dërgimi i anijes Oruç Reis, pranë ishullit Kastellórizo, në mesdheun lindor, direkt pasi Greqia dhe Egjipti nënshkruan një model të papranueshëm për Ankaranë për ndarjen e detit, këmbëngulja turke për të përdorur influencën në Libi për firmosjen e një versioni të ndryshëm, tregon se Erdogani është shumë i vëmendëshëm për percedentët që vendosen në rajon, për ndarjen e detit. E në këtë logjikë ai nuk kishte se si ta anashkalonte Shqipërinë dhe dhuratën që ajo po i bënte grekëve duke i konsideruar edhe ishujt e vegjël në ndarjen e hapsirave mes dy vendeve.
Pra, nëse kemi dyshime se cila ka qenë forca reale e Turqisë në përmbysjen e marëveshjes Berisha- Micotaqis të dhjetë viteve më parë, ngjarjet e fundit na bëjnë të sigurtë për një gjë: Erdogan atëhere nuk ka ndejtur as pa lëvizur dhe as pa vepruar.
po mor nipi i isniut. mendja jote si e gnishit mendon dhe qane per shqiperine. edhe gjish isniu si enveri e quqnin populli vella turk.
hanvan, moz analizo gjera qe si di
Nji llaf i urte o mulla thote: ruhu nga i joti
Turqit kan borxhe te vjetra gjaku po edhe ekonomike me ne…po pervec atyre xhamive pa karar te koheve te fundit neve te keqen dhe turpin na e kane bere vetem kusherinjte tane greke
Tani psh duan te na len edhe pa det fare mulla efendi
Nuk ka asnje dyshim se Shqiperia dhe Greqia kane nje kufi detar me karakteristika krejt te ndryshme nga ai i Turqise dhe Greqise (Greqia nuk ka ishuj 500 km larg tokes ne kufi me Shqiperine). Ka 3 forma si mund te ndahet kufiri. 1 – me vije te barazlarguar nga toka (metoda qe ndoqi Berisha) 2 – Pazari (une te leshoj ketu dhe ti me leshon aty, kete u perpoq te bente Rama) 3 – Gjykata Nderkombetare (e cila me sh gjasa ne rastin Shqiperi – Greqi do ndiqte metoden e pare). Varianti i dyte mund te kishte kuptim nese ka shqiptar qe mendon se mund t’ja hedhe grekeve ne pazar (une nuk hyj tek ata). Turqia nuk nderhyri se u cenuan interesat e Shqiperise (edhe pse ajo keto interesa i ka mbrojtur fort sic beri ne 97) por sepse varianti i pare i cili me sh gjasa do jete varianti final ne ndarjen e detit Shqiperi Greqi (edhe po u be pazar serisht ne finale rezultati do ndryshoje shume pak) cenon interesat e Turqise e cila nuk pranon qe per ndarjen e detit te zbatohet parimi i barazlargesise. Pavaresisht si shkon puna mes Turqise dhe Greqise nje gje eshte sigurte se Shqiperia nuk i imponohet dot Greqise si Turqia dhe as do mund te arrije permes presionit ate qe do arrije Turqia. Pervec kesaj eshte po ashtu e sigurte se pasi Turqia te kete zgjidhur problemin e saj me Greqine me dhune a me marreveshje, nuk do t’i bjere shume nder mend si do te ndahet kufiri mes Shqiperise dhe Greqise. Per keto aresye mendoj se Shqiperia nuk ka asnje motiv te mbaje ndezur nje konflikt me Greqine i cili ne fund do perfundoje njelloj. Ne nuk duhet te perdoremi nga askush por duhet te shohim interesat tona.
Oruç Reis e paska emrin kjo anija?Mendova mos e ka Reis Çiço ose Çiço Reis.
hahaha hahaha, nipi i Hysniut na qenka edhe analist ndërkombëtar tani… ?? Lëre pastaj kur përdor edhe fjalë italisht (rokambolesk) që të duket si i zgjuar.. Këlysh komunisti…
Verini mend ketij topologu, se nuk ha mut kot. Ky qekur Ylli Ndroqi i dha nje mesim te mire ate te xhehnetit, i ka ikur truri per lesh, sa donte te bente nje aleance si ajo e teatrit me Buzhalen e majmunit re fundit te kthyer ne njeri, per te rrezuar qeverine si shpetuesit e vendit. Çmereni me ket debil, ky vetem me lubonjen mund te dialogoje, ku i themi se dy koqe ku i perpoqe, studio me studio, mbeta koqe.
Edhe per ceshtjet detare na dole ekspert. Bravo o anal-ist i zoti. Po pse more doni të hapni helenë ( gojën) kur jeni injorantë.
Shiko se sa keq zbulon veten që është vetëm një krriç dhe jo analist ky z Bushati. .tani kanë kaluar mbi 11 vjet nga ajo marrëveshje. .ish ministrja e jashtme greke D.Bakojanis e pranoi që atëherë duke deklaruar në shtypin grek se ishte ndërhyrja e Tyrkie ajo që ndikoi në anullimin e marrëveshjes dhe jo PS apo Myslym Pashaj etj etj. .tani mbas 11 vjetësh na ngrihet ‘analisti’ Bushati dhe na jep versionet dhe hipotezat e tij. .nëse kjo nuk është ironi atëherë edhe unë mund të deklaroj se jam mbreti i shqiptarëve. .shqipëria nuk e fsheh dot injorancën në të gjitha drejtimet,do thoni ju ça lidhje ka shteti shqiptar me një gazetar të lirë? ka shumë lidhje sepse tregon rangun, intelektin dhe mungesën e profesionalizmit dhe mënyrën e perceptimit të ngjarjeve nga segmentet e atij shteti të kalbur dhe të tejmbushur me njërëz të paaftë që na përfaqësojnë nëpër botë pastaj na vjen hidhur kur shikojmë që bota tallet me ne..jam në mëdyshje. .janë vërtet idiotër këta gazetarët dhe analistët shqiptarë apo thjesht janë tradhëtarë dhe të shitur tek greku e sërbi sepse po ti kapësh një nga një e kupton se diçka nuk shkon mirë. ..muç nano ta bën skënderbeun sërb fatos lubonja po dihet me tezat e tij. .ky Bushati na del mbas 11 vjetësh për të na ‘ndriçuar’ situatën. .nuk di ç’të them. .politika e Tiranës është peng e agjenturave të huaja për këtë nuk kam as dyshimin më të vogël por për median apo këta analistët nuk di ç’të them megjithëse ish min i jashtëm grek Koxhias e pranoi që jepte fonde për politikën median dhe kishën ortodokse në shqipëri. .këta tipa duhen izoluar nga populli sepse shteti ka vite që nuk vë dorë. .gjithandej na përfaqësojnë idjotët të paaftët dhe të korruptuarit. .jemi komb i tradhëtuar deri në kockë. .dikush duhet të vëri dorë sepse gjërat janë shumë serioze. .nuk mund t’ia lëmë Greqisë të na përzgjedhi politikanët e së ardhmes. .lëri këta të sotmit të cilët asfalia greke i ka në xhep bëhet fjalë për brezat e ardhshëm të cilët ‘rastësisht’ dalin nga shkollat greke. ..politikanë karriere, diplomatë e gazetarë etj etj
Këtij loqes, Rama i vjen hakut duke e vënë në lojë për intelektin ~0 që ka.
Në kohën që Berisha vuri loqen e tij, Bashën, të firmosë paktin me Greqinë, ishte pikërisht Erdogan, nëpërmjet instancave përkatëse, që u shpjegoi atyre të dyve dhe të tjerëve, se pse ishin duke shkelur në dërrasë të kalbur, dhe se marrveshja ishte në dëm të Shqipërisë, qoftë për anën territoriale, qoftë për atë ekonomike.
Më vonë, vetë Berisha u shpreh se ishte për interesi të Erdogan, prishja e marrveshjes nga ana e qeverisë shqiptare.
E vërteta është se Berisha ishte gati të shiste territor dhe pasuri kombëtare tek grekët për të përfituar personalisht (jo vetëm politikisht, por sidomos ekonomikisht). Ai bëri sikur nuk i vuri re këshillat e Turqisë dhe nga ana tjetër, prapë për përfitim personal, i shiti ato këshilla realisht të vlefshme për ne, si ndërhyrje e Erdogan në punët tona dhe si servilizëm të Ramës ndaj turqve.
Ç’kërkon sot Erdogan, është ajo që ne duhet të kërkojmë nga Greqia dhe në se Erdogan ka të drejtë të.mbrojë interesat e Turqisë, indirekt mbron dhe interesat tona.
Personalisht nuk kam ndonje respekt per Andi Bushatin apo per idete e tija, qe ne te shumten e rasteve ndikohen nga inatet personale qe ka me Ramen, por duhet thene se kesaj rradhe, ato qe shkruan jane interesante dhe llogjika e thjeshte te ben te mendosh se jane shume afer te vertetes.
Ne paranteze dua te theksoj, per ata qe nuk kane njohuri te jurisprudences e te ligjit nderkombetar, se ne bote ka dy sisteme juridike; “Case law” dhe “Civil law”, qe ne shqip mund te perkthehen si “Ligji qe mbeshtetet mbi ceshtje te ngjashme te kaluara” dhe “Ligji apo kodi civil” qe kemi edhe ne Shqiperi. Ligji nderkombetar mbeshtetet ne “Case law” qe perdoret ne te thitha vendet anglisht folese si dhe ne shumicen e ish kolonive Britanike.
Ne se Parlamenti Shqiptar do te ratifikonte nje marrveshje midis Greqise dhe Shqiperise duke marre per baze te llogaritjeve nje shkemb, (Barketa) qe pretendohet si territor grek, ky do perbente nje precedent qe me siguri do perdorej nga pala greke ne nje gjykate nderkombetare ne rastin e nje ceshtje konflikti kufitar sic po ndodh tani me Turqine. Me shume gjasa, ajo gjykate, e ndodhur para nje fakti te fresket, do ta merrte ne kosiderate kete rast duke vene Turqine legalisht ne nje situate teper te veshtire. Kjo duhet te jete aresyeja se perse pala turke ka nxituar qe te insistoje ne mos ratifikimin e nje marrveshje qe ishte jo vetem kunder interesave tona kombetare, por edhe demtonte rende interesat turke ne Mesdheun lindor.
O karr me zile!! Po dhe per analizat nderkombetare te genjen mendja qe i di??? Mire me punet e politikes sone te brendeshme na kenaqe po tani po hedh shuren perpjet dhe me keto boterore!! E fute cik muabetin me saliun se mbarove fare. Yyyy te qifsha motren ku ta kesh
Martin-flas disa gjuhe te huaja, por fatkeqesisht per ty nuk e flas gjuhen e gomereve qe zotrote e fliske aq mire, prandaj nuk mund te tej debat me nje te nivelit tend.
Marreveshja e Berishes me Karamanlis dhe jo me Micotaqisin.
Jo vetem turqia terhoqi vemendjen se deti shqiptar po vidhe apo po shitej por edhe shtetet e bashkuara mendonin keshtu
Dhe greket kemngulen fort qe ne kete marrveshje te mos jene amerikanet
“…provokimi turk i Greqise”! Ka njeri qe e kupton kete titull?! Si spjegohet ky nivel mizerabel i stafit te “Temes”?! Apo i vete autorit te shkrimit?! Apo ky eshte stani, ky eshte bulmeti?!
Cfare problemi ke ti zar I Rames.me titullin?
Je teper i trashe per ta kuptuar??
Crendesi ka se nga vjen perkrahja Ajo gjithmone eshte e mirepritur dhe nuk gjykohet sic ben ky idioti i Veres dhe Mehdiut
Po te jete keshtu ,bravo Turku vetem per kete rast
Deshmia e hidhur, qe edhe kur je krejtesisht kafone, injorant dhe pa asnje lloj talenti, vazhdon te hash dhe te jesh ne krye te tallavase ne kete sistem, vetem pse je nipi i Hysniut te sistemit tjeter.
E habitshme është si dikush që ngre teori konspirative mund të hiqet për gazetar?
Analiza e Bushatit ketu eshte shume e sakte edhe pse shume pro Ramiste mund ta kene inat.
Nje gje mbetet faktike ama, qe sigurisht edhe per interesa te veta por Turqia ka qene nder shtetet dhe kombet me mike me Shqiptaret keto 30 vite.
Nuk ka pas rast ne situaten gjeopolitike qe Turqia te mos kete treguar mbeshtetje per Shqiperine, biles edhe nga ans ekonomike dhe ushtarake.
Ofroi ndihme ushtarake ne 1997 dhe 1999 dhe tani po ben 500 apartamente falas pas termetit.
Ajo cka ke vjen vertete keq mua eshte qe Shqiptaret qe kane udheheq dhe ndertu Perandori jane katandis qe te jene kaq te paafte ne politiken e jashtme dhe te japin territore pa te keq.
Malok me anti kombetar se Sala nuk ka.per te pas dhe te vjen keq se Tropoja ka prodhu vetem Trima dhe patriote.
BUSHATI KAQ E PATI….
Marreveshja Berisha- Karamanlis nuk ka Micotakis ne ate periudhe
Duhet te permendim nje gje ketu,ndryshe nga Turqia qe po i tregon forcen Greqise ne menyre pirate ,Greqia nuk na tregoi ne forcen duke nxjere anije luftarake ne detin Shqipetar.KETU qendron ndryshimi midis dy shteteve,mos genjehemi se po te kishim Turqine ne kufi dhe ta kundershtonim sic po e kundershton Greqia te njejten gje do vreponte dhe me ne.
Po ti mor zotni …. humor po bën? Greqia nuk ka arsye të na tregoj forcën duke na nxjerrë anijen luftarake. ..ajo dërgoi anijen eksploruese norvegjeze dhe i bëri kërkimet që deshi pa iu rruajtur dhe pa pyetur aspak shtetin shqiptar edhe pse akoma nuk ka marrëveshje për ndarjen e ujërave territoriale..Greqia i lëviz ‘ levat ‘ nga qëndra e Tiranës nuk ka nevojë të dali dhe të demonstrojë forcë. .na e ka marrë kalanë nga brënda fatkeqësisht. .
Historia per fat te keq apo te mire perseritet.
Arnautet Genicere te vetequajture “Shqipetare” jane pro turq si Ismail Bej Vlora,Frashellinjte,kurse Arvanitasit luftuan kunder turkut per te cliruar Kostandinopolin e Jeorgios Kastriotis.
Mos me thote ndonje turkoarnaut apo turkoalvano qe nuk e mori flamurin Greke te Bizantit nga Kostanfinopoli Epiroti Kastriotis,kurse turkoarnautet e quajne Stamboll!
Ju pelqen lo……ja e turkut,nuk hiqni dore kollaj.
Eshte shume e thjeshte, nese dikush do te hiqet si analist apo gazetar me pervoje, mundet te beje sa parallele te doje me Turqine apo Greqine dhe Shqiperine por ne fund kriteri eshte i thjeshte:
1) kishte te drejte Berisha qe e nenshkroi marreveshjen apo Rama qe e hodhi ne gjyq?
2) Ka te drejte Turqia apo Greqia ne kete konflikt?
Kur i vjen anes si i ditur dhe nuk thua as mish as peshk por vetem i mban ane paranojes dhe jo fakteve atehere je me te drejte kazan-kazan.
Halli I ketij lloj karabushi eshte nese ka ndikuar Turqia ne anullimin e marveshjes dhe jo nese nese ajo marveshje ishte kunder interesave te Shqiperise….çlloj shqiptari eshte ky?
Artikull isakte , mos e politizoni. Daljet shkembore
ne detin jone 5 m2 nuk duhet konsideruar si pika referimi. Nuk mund te konsiderohen te tilla , pasi ne perishable te caktuara te. Vitit ato mbulohen plotesisht nga uji.
Ne 97 forcat e armatosura greke kerkuan te futen ne jug te Shqiperis me pretendimin se do te mbronin minoritetin kush nuk i lejoi, rrugacet ,hajdutet,vrasesit me kallash apo forcat e armatosura shqipetare qe nuk ekzistonin me.Nje falenderim te madh Turqise qe u tha mos guxoni te futeni dhe kete te vertete mund ta deklaroj me te madhe edhe shteti shqiptar nje e vertete historike qe tregon me se miri se cfar shteti eshte Greqia ,i pabese a dhe nje gje, motrat te tere atyre korofillakeve qe ne gjuhen tone shajne e mallkojne shqiptaret dhe kjo e thene nga nje ortodoks shqiptar
Marëveshja nuk ishte me Miçotaqin por me Qeverine e Karamanlis
Duhet kuptuar qarte qe shellfi kontinental nuk eshte shellf ishullor. Ishulli nuk ka shellf njehere. Shellf ishullor nuk egziston fare ne si koncept ne te drejten detare nderkombemtare..Po te ishe ashtu sic do Geeqia,, atehere mjafton qe IItalia te pushtoje Sazanin, dhe na e caktonte neve kufirin nja gjysem metri nga bregu i Vloers.Po te jete ndryshe Geeqia e hedh menjehere ne gjykate nderkombetare
Ketij nipit te bllokut i bie hakut vetem Sali Berisha qe beri gabim dikur qe se plasi brenda.Sapo PD te kthehet ne pushtet do t’ja shtypi koken ketij vemje sepse eshte i pabese, ne momentin qe ti mendon qe eshte ne anen tende ai ta punon pas shpine.
Per hir te se vertetes,une nuk jam adhurues i Erdoganit,
pooooor nuk e kuptoj perse shqetesohet nipi i Hisniut,
sepse ngado qe ta kthesh ajo e ashtuquajtura nderhyrje e tije,
eshte ne interesin tone.
Bushua ja fut krejtesisht pordhes. Traktati I detit u be nga Karamanlis dhe Sali pisi. Micotaqi nuk ishte në tave politikisht. Traktatie e turpit e firmosi Luli Basha me Dora Bakojani…
Besoj se do behej shume e ndjeshme ndarja e kufirit detar midis greqise e shqiperise ne qofte se tuqit apo te tjeret e medhenje dine se ka apo nuk ka gaz te keto dete. Po te kete gaz mos ju rrej mendja se do rijne fuqite e medha indiferent.