Radhë kilometrike në Kakavijë, vargu i makinave arrin deri në Jorgucat. Bllokimi prej 25 kilometrash krijon kaos

14 Gusht 2020, 08:52Sociale TEMA

Një situatë e pazakontë siç nuk ka ndodhur kurrë më parë paraqitet në Kakavijë.

Rradha e makinave që presin për të kaluar pikën kufitare ka shkuar deri në kthesën e fshatit Jorguçat.

Ky varg i gjatë makinash që vijon prej orësh ka shkuar deri në 25 kilometra, ndërsa me kalimin e minutave situata bëhet edhe më kaotike.

E gjithë kjo situatë është krijuar prej tamponëve të Covid 19 që u bëhen qytetarëve në pikën e Kakavijës, para se të kalojnë në shtetin fqinj.

Nga pala greke puna ka vijuar me hope, pasi ata kanë pretendime për fluksin e lartë që është krijuar.

Situata eshte keqesuar jo vetem per shkak te procedures se tamponit, por edhe mbyllja e kësaj pike kufitare të palës greke gjatë natës, nga ora 22:00-06:00.

 

1 komente në “Radhë kilometrike në Kakavijë, vargu i makinave arrin deri në Jorgucat. Bllokimi prej 25 kilometrash krijon kaos”

  1. Flm says:

    Kjo radhe ka 4 dite resht qe vazhdon, qe kur u dha lajmi per karantin pas dates 17.8. 2020.
    ###
    E shikoni o Kara-mahmuta sa qindra mijera Shqipetar kane gjetur nje streh te sigurt ne Greqi (pa llogaritur dhe sa qindra mijera Shqipo nuk mundin te vinin) duke sakrifikuar e ardhur c’do feste dhe duke hedhur qindra miljona €uro nga Greqia c’do vit ne tregun Shqiptar.
    ###
    Kjo lidhje e forte midis dy popujve eshte ajo qe shqeteson Turqit dhe veglat e tyre Turk-Arnaute ne Shqiperi, dhe arsyeja qe vjellin perdite helm dhe armiqesi ndaj Greqis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje