Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me situatën kaotike në pikat kufitare me Greqinë ku radha në territorin shqiptar ka shkuar me kilometra.
Lleshaj deklaron se shkak për radhët e gjata janë procedurat e reja të testimit për Covid-19 dhe se policia është angazhuar maksimalisht.
Ndërkohë ai thekson se në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme po bëhen përpjekje për të kërkuar para autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi.
“Procedurat e reja të testimit për Covid-19 në kufirin shqiptaro-grek kanë krijuar radhë të gjata bashkë me problemet e pashmangshme shoqëruese.
Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar.
Në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme po bëhen përpjekje për të kërkuar para autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi.
Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre, me qëllim që të shmangen sa të jetë e mundur pritjet e gjata në kushtet e temperaturave të larta”, deklaron Lleshaj.
NE NJE REALITET TJETER KY QAMETI I KARIERES DO ISHTE ROJE OBJEKTI PARADITE “EURO GJICI SECURITY” TEK SPITALI I MIRDITES.
vonesat mirekuptohen. jam ne radhe ne kapshtice. ajo qe irriton njerezit jane policet qe lejojne miqte e tyre te kalojne pa radhe. kaq e thjeshte eshte poshtersia.