Vaksina ruse kundër COVID hyn në Kosovë, i pari që e provon është ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik. Ja rezultati

14 Gusht 2020, 11:50Sociale TEMA

Vaksina ruse kundër COVID 19 duket se ka hyrë në Kosovë.

Kjo të paktën kuptohet nga një postim i ish-ministrit të Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka i cili rrëfen se është vaksinuar bashkë me familjen.

“Unë dhe familja ime morëm vaksinën ruse për COVID19 dhe nëse keni frikë se nuk është testuar, e provova dhe jam i lumtur të raportoj se nuk ka asnjë efekt anësor”, shkruan ish-ministri.

Lajmi referuar presidentit Vladimir Putin se shkencëtarët rusë kanë zbuluar vaksinën e parë të sigurt dhe efektive në botë për koronavirusin ka shkaktuar mjaft debat në mbarë botën teksa Amerika nuk ka nguruar të shfaqë skepticizmin e saj.

Por pavarësisht të gjithave, vaksina duket se është shumë pranë edhe Shqipërisë, tani që po e testojnë edhe personazhe të rëndësishëm të jetës publike në Kosovë.

13 komente në “Vaksina ruse kundër COVID hyn në Kosovë, i pari që e provon është ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik. Ja rezultati”

  1. Tr says:

    Resultatin negativ ta jep me vone Vaksina.

  2. tropoja says:

    shqipot tamam kavie te sllavëve per eksperimente studime hulumtime,asnje organizem nderkombetar nuk e ka çertifikuar se duhet kohe per te pare efektet ky tipi ben vaksinen ruse,te ishte amerikane te pakten ben patriotin,po ishalla shpetoni

  3. Niku says:

    Doni spiunet Ruse? Ja ku e keni njerin. Perpose kesaj, qenka dhe budalla. Efektet anesore mund te mos jene te menjehershme, prandaj dhe bota i jep kohen e duhur testeve. Dhe shejtan dhe budalla. RIP.

    1. Bbb says:

      I ke thon te gjitha Nik…spo flas

  4. Rita says:

    ka shumë organizma ndërkombëtarë që nuk mund tu zësh besë
    nuk ia vlen ti numërosh

  5. Rita says:

    ka shumë organizma ndërkombëtarë që nuk mund tu zësh besë
    nuk ia vlen ti numërosh !!

  6. Fredi says:

    Amerikanet nuk pranojn vet te bejn vaksinen Amerikane , nuk i beson njeri atij mostres bill gejcit qe financon OBSHn , shteti Rus Esht me i besushem per vaksinen. E kemi inat ti japim hakun , jan shkencetar brilant nuk bejn cirk me jet njereish , e beri prov tek vajza e tij ne fillim PUTINI per kte meriton respekt dhe dashuri tek populli vet Rus , E ke inot jepi hakun , vaksinen Amerikane nuk e beson as vet TRAMPI. , po e nxori GJERMANIA aq me mir .

  7. Semi says:

    edhe në firmat piramidale – kush futi para në fillim doli i fituar

  8. Canella says:

    vaksina gjermane do të jetë njësoj si ajo ruse por do të ketë edhe “aloe vera”…

  9. Canella says:

    vaksina gjermane do të jetë njësoj si ajo ruse por do të ketë edhe “aloe vera”…
    ruani ministrin se mos e helmojnë dhe pastaj thonë e pati nga vaksina ruse

  10. Erdogan says:

    Pse e ke inat Rusine ty qe nuk ka marre Skllever nga Afrika dhe krijoi Qendren e pare Satelitore vete zoti me comentin Fredi?
    Pa pyet ata te quajture “Indiane” te Amerikes Veriore apo asaj Latine si i zhduken Evropianet Colonizatore duke u ndryshuar edhe kulturen,traditen,zakonet,identitetin Feja Katolike?
    Ku e gjejne kete te “drejte” te mallkuarit e Feve te bejne propagande ne “emer” te Zotit dhe tju ndryshojne traditat?
    Rusia dhe ruset jane krenare per Kombin e tyre,por Angloamerikanet kane percare gjithe boten duke mbeshtetur Turqine kunder Epirit,kunder Ilyrise,kunder Greqise.
    Mos te duket cudia ty Fredi pse Epiroti Jeorgios Kastriotis zgjodhi Kostandinopolin dhe flamurin e Tij Greke te Bizantit dhe jo te Papucit te Vatikanit?
    Mos te duket cudi qe Museumet e Evropes jane mbushur me Veprat tona te Lashta dhe nxjerrin Miliarda?
    Cfare kishin ata barbare te tregonin?
    Thika te skurjasura dhe asgje tjeter.
    Kane gjetur ju “Ilyret apo Pellazget” myslimane me ne krye Deputetin dhe Governatorin turk Ismail Bej Vloren,Frashellinjte,Hasanet e te tjera,ecetera dhe bejne cfare i do ka…….i.

  11. Todi says:

    Qirje Erdoganis në atë periudhē për të cilën flet zotria juaj nuk ka egzituar fjala Greqi dhe grek spse nu ka pasur në ato hapësira një vend të quajtur greqi dhe një populli të quajtur grek.

  12. Shefkiu says:

    Shihni tani kur ta “beje” vaksinen edhe Behgjet Pacolli !!! Kjo eshte vaksine per grupet mafioze qe drejtojne ne vendet e korruptuara, eshte prodhuar posacrisht per te vjedhur fondet publike ne ato shtete qe jane rrumpalle dhe bejne si duan vete udheheqesit shteteror. Vereni me kujdes vendet qe do te lidhin kontrate me Rusine per blerjen e vaksines dhe keni per te pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje