Gruaja niset në këmbë drejt kufirit: Atje na thonë shqiptarë, këtej na thonë grekë!

15 Gusht 2020, 17:12Sociale TEMA

Thirrje të dëshpëruara e shpërthime jo pa shkak të qytetarëve që presin prej ditësh në Kakavijë për të kaluar drejt Greqisë.

Një qytetare e ka lënë pas bashkëshortin dhe ka nisur rrugën drejt pikës kufitare më këmbë.
Ajo thotë se është e vetmja që punon dhe i duhet të kthehet sepse nuk mund të rrijë në karantinë pasi humb punën.

Si shumë të tjerë dhe ajo tha se ka ardhur për tre ditë për të bërë pasaportën dhe pranon më mirë të vdesë.

“Nuk e di se sa kam ecur. Kam dy ditë që pres. Erdha këtu për pasaportën për tre ditë, e kam paguar ta marr sa më shpejt. Ai shtet andej nuk më do pa pasaport. 

Si të veprojmë? Kemi shtet apo jo. E lashë burrin tim atje poshtë dhe po eci. Nuk e di ça jemi shqiptarë apo grekë. Andej na shfrytëzojnë si shqiptarë, këtu si grekë. 

Jemi të papunë, nuk kemi lekë të paguajmë vaksinën dhe andej dhe këtej. Na pyesin a të ka dhënë ndihmë shteti, një shishe ujë është ndihma e shtetit?

 Unë jam grua ku do vete të urinoj? Jam me perioda ku do shkoj të ndërrohem këtë thuaji shtetit. Është bërë rruga hale. Kemi shumë frikë po çfarë do bëjmë. Largojmë frikën për arsye se nuk kemi. Se duhet të na mbajë shteti këtej për të bërë vaksinat. 

Do vazhdoj rrugën, do pranoj të vdes çfarë do bëj. Më mirë të vdes se sa të jetoj. Andej nuk jetoj dot, këtu jo, kërkoj vdekjen e jetës sime. Vetëm unë punoj, burrin e kam pa punë, jam e detyruar të kaloj sepse do më ndjekin nga puna, do më fusin në karantinë. 

Këtu nuk kam lekë të paguaj karantinën, si të veproj të më thotë shteti mua. A ka shtet apo jo? Vini na kërkoni vetëm vota, atëherë bëhet i mirë shteti. Njeriu kërkon vdekjen. Ndodhi aksidenti për hiçgjë. Do mendojnë që e kishte të shkruar, jo. 

Ai fëmijë u gdhi këtu dy ditë rresht dhe erdhi puna donte të kalonte të urinonte andej, një pakujdesi e ambulancës i iku jeta fëmijës. Si vepron ai prind, ai shtet. Ka shtet apo jo? Për atë të dalë Rama këtu dhe jo të marrë lekët e njerëzve dhe të zbukurojë qytetin. Kjo është bukuria e qytetit, si jeton populli”, thotë gruaja.

5 komente në “Gruaja niset në këmbë drejt kufirit: Atje na thonë shqiptarë, këtej na thonë grekë!”

  1. Lala says:

    TI MUND TE KESH SHUM TEDREJT POR KUR VINI NE SHQIPERI FLISNI VETEM GREQISHT JU NE GREQI NUK I FLISNI FEMIJVE NE SHTEPI SHQIPEN DHE KJO QE THEM ESHTE E VERTETE

  2. Miku i mirë në ditë të vështira! says:

    Aleati strategjik të hapë urgjent amerikën për shqiptarët!

    Hape nëse na do vërtet! Tregoje që na do vërtet!

  3. Cami says:

    Kam qene 2 her ne greqi dhe shqiptaret nuk pranonin qe ishin shqiptar. Antishqiptar te terbuar

  4. Dauti says:

    Me plehra se ata shqipet e greqise, nuk me kane zene syte, vijene jetojne e punojne ne Suedi e prape flasin greqisht me njeri tjetrin. Jane edhe burra pleq o i fshifte kolera.

  5. palikari says:

    C’fare tu beje shteti juve kafsheve qe kur nuk u civilizuat!Andej u thoni “qirje” personelit te sherbimit e kendej kufirit u lehni si buçe!C’fare faji ka shteti qe ti e le per diten e fundit kur e gjithe bota eshte e izoluar me masa drastike ne kufinjt e ju i doni hapur ose minimumi qeveria(shqipetare) tu ngreje çadra ,tu jape ushqime,per idotesine tuaj sepse perendia ju ka marre mend!Kemi fatkeqesi ,humbje jetesh ne familje e nuk levizim dot e ju padyshim qe duhet te levizni edhe kure eshte izoluar gjithe bota!Keni gjetur nje fjale “shteti” dhe “shteti”!Shteti i çdo familje jeni ju me organizimin qe beni bredna vehtes!Sa per evrot “qirrje” mos beni sikur jini pa buke !
    Kur jini anej kufirit padyshim qe “grekerit “ju ofendojne “alvanos skata”,e edhe ne padyshim nuk ua kursejme shprehjen “stamata Elinas skata”!
    Sa per periodat besoj se sa te shkosh tek efendikoi do te kene ndaluar e burri lere te vije kurr te doje ose leru ndonje porosi atyre “qirieve”ne piken kufitare qe mos ta lene por te beje karantinen 14 ditore e zotrote vazhdo beje normen ne pune!Jasu qirja Eftimaqi” mou!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje