Situata në Kakavijë minutë pas minute: 200 efektivë të FA në terren për të ndihmuar qytetarët

15 Gusht 2020, 12:46Sociale TEMA
Situata në Kakavijë minutë pas minute: 200 efektivë të

Institucionet shtetërore janë angazhuar për lehtësimin e situatës së krijuar në pikën e kalimit kufitar me Greqinë, në Kakavijë.

Rreth 200 efektivë të Forcave të Armatosura u kanë shërbyer gjatë gjithë natës dhe orëve të para të së shtunës qytetarëve që ndodhen të bllokuar atje.

Ata kanë shpërndarë dhe vazhdojnë të furnizojnë qytetarët me ujë, ushqime dhe të ndihmojnë për higjienën sanitare në terren. Në këtë emergjencë civile janë përfshirë Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake të Gjirokastrës, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës e Përmetit.

Po ashtu Drejtori I Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ndodhet në Kakavijë për të monitoruar nga afër situatën e krijuar.

Ndërsa qeveria shqiptare ëhstë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grekë që hyjnë në një kufi.

1 komente në “Situata në Kakavijë minutë pas minute: 200 efektivë të FA në terren për të ndihmuar qytetarët”

  1. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

    GEZUAR Shen Maria-n adherfia orthodhoxoi alvanoi kai Hronia pola!
    sa per tourkalvanoi-te ,lerini te luftojne gia to psomi tous…………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje