Një grup mjekësh gjermanë po studiojnë pasojat afatgjata tek pacientët me Covid-19. Sipas tyre edhe kur kalon lehtë, infektimi dëmton rëndë edhe tek të rinjtë disa organe që shkaktojnë probleme në të ardhmen.
Drejtuesi i grupit studimor, prof. dr. Stefan Schreiber, mendon se virusi SARS-CoV-2 mund të përshpejtojë procesin e plakjes tek personat e infektuar.
Në një intervistë për gazetën “Die Welt” ai tha se “përveç pasojave specifike të sëmundjes, virusi Corona përshpejton gjithashtu edhe proceset e plakjes së organeve të brendshme, por fillimisht pa u vënë re.
Kështu p.sh. një 30-vjeçar që infektohet tani me Covid-19 mund të ketë pas dy vjetësh mushkëritë ose zemrën e një 40-vjeçari, apo pas dhjetë vjetësh mushkëritë ose zemrën e një 60-vjeçari “.
Një nga fushat e studimeve të prof. dr. Stefan Schreiber dhe grupit të studimor në Qendrën Mjekësore Universitare Schleswig-Holstein në Kiel janë lidhjet mes infeksioneve kronike dhe procesit të plakjes.
Virusi Corona mund të shkaktojë dëmtim të rëndë të organeve
Edhe pse Covid-19 prek më shpesh rrugët e frymëmarrjes ose mushkëritë, ai në fazën akute mund të prekë shumë sisteme të organeve të tjera.
Sipas të dhënave aktuale të hulumtimeve mjekët supozojnë se prej Covid-19 mund të ndodhin edhe dëme afatgjata të organeve. Studime të ndryshme tregojnë gjithashtu se dëmtime të tilla të përhershme janë të mundura edhe nëse dikush e kalon sëmundjen lehtë.
Covid-19 është një e ashtuquajtur sëmundje endoteliale, shpjegoi Schreiber. “Endotele quhen qelizat që krijohen tek muret e enëve të gjakut.
Ato gjenden kudo ku në trupin tonë ka enë gjaku. I ashtuquajturi endotel është si të thuash organi ynë më i madh.
Dhe me sa duket endoteli është një nga pikat e preferuara të viruseve. Përmes infektimit të këtyre qelizave infeksioni përhapet më tej tek organet e tjera ” – tha ai.
Bobooo sa krllq te reja çdo dite bejne gare kush te thote krllk me te madhe vetem e vetem qe te trembin njerezit..
Mjeket gjermane, u nisen nga fakti i ndodhur, qe i shtyri ato te ften me ne brendesi te ceshtjes.
Ne mjaft paciente te semure me Kovid 19, rezultonte te kishin veshtiresi ndermjet te tjerash dhe ne qarkullimin e gjakut.
Kjo beri qe disa prej tyre te perfundonin dhe ne arrest cardiac (bllokim zemre).
Atehere me ane te analizave te ndryshme, nisur nga kjo pike, pane se virusi Kovid 19, sulmonte nje nder gjerat me negative te organizmit, shkonte dhe futej ne endotel, qe ka funksione jashtezakonisht delikate ne organizmin e njeriut.
Endoteli realizon keto funksione jashtezakinisht delikate ne organizem:
– ben reagullimin e shkalles se koagulimit te gjakut.
– percakton shkallen e nderveprimit endotelio – qeliza ematike.
– percakton shkallen e pershkueshmerise se eneve te gjakut ne organizem.
– percakton shkallen e fortesise se eneve te gjakut ne organizem.
– percakton dhe strukturen, menyren e ndertimit te eneve te gjakut ne organizem.
Pra ka funksione jashtezakonisht delikate dhe thelbesore per organizmin.
Futja e virusit Kovid 19 ne keto kanale jashtezakonisht delikate, sidomos ku qarkullon gjaku, krijon probleme ne qarkullimin e gjakut, je vetem ne trashjen e gjakut, plus dhe ne nderveprimet e tjera, ku ai vertitet.
E keshtu virusi vepron me dy menyra:
Me menyren e shpejte, qe ne nje kohe te shkurter e dergon ne aut (jash funksioni) sidomos sistemin e qarkullimit te gjakut , per pasoje dhe organet qe e kryejne kete funksion ne organizem.
Dhe me menyren e ngadalte (normale sipas virusit) qe duke e sulmuar ne vazhdimesi organizmin ku ka hyre, e nje nder ta eshte dhe mplakja para kohe, duke perfshire dhe probleme te vazhdueshme te zemres.
Ky eshte nje sinjal, qe njerzimi duhet te jete i azhornuar cdo dite me gjendjen e ketij virusi, deri kur te gjeje ilacin, qe i ben sulm te rrufeshem atij, para se te destabilizoi konsiderueshem endotelion.
Njezimi, sidomos rinia e sotme, duhet te informohen me teper, shume me teper, per pasojat e ketij virusi, qe cdo dite qe kalon, te behen me te ndergjegjshem per rrezikshmerine e tij, sidomos tani qe akoma nuk jemi te qarte se nje ilac efikas ekziston.
Une per vehte e kam gjetur nje menyre ( per te cilen me vjen per te qeshur mua dhe ju bashke), kam filluar te ha shume huthra kohet e fundit.
Ku i dihet, ndoshta me mbron nga virusi, e i behet si barriere, qe te mos e le te futet.
Ndoshta dhe e ka kryer funksinin e saj hudhra, pasi nje miku im pati probleme me kete virus, e meqenese une isha me te, ne ate periudhe qe ai e mori virusin, ndoshta mua me kane mbrfojtur hudhrat, ku i dihet?
Sot shkencetaret po thone gjithfarsoj gjerash, te them dhe une nje timen, jo si shkencetar, si popull.
Se dhe populli besoj e ka nje fare vlere.
Këta janë njerëz që e kanë të prenotuar ferrin.
Trembin njerëzit, që të bëjnë vaksinën.
Me robqira se keta mjeket e diteve te sotme as kemi pare as kemi degjuar.
Politikanët doktorët dhe të parët të bëjnë vaksinë të parët
Po Topuzin a e dobson me kete rast
Mos besoni e vazhdoni idiotsite e juaja se retordit e vdekje et do e keni si sukses, po edhe veshtiresi gjithe jeten per ato qe mbijetojne..