Shqiptarët e mbetur në radhën kilometrike në Kakavijë kanë pritur orën 06:00 të mëngjesit për të kaluar në anën tjetër të kufirit.
Në orën 22:00 pala greke ka ndërprerë punën, pavarësisht situatës kaotike të krijuar që prej disa ditësh.
Qytetarët në temperatura të larta janë të detyruar që të presin në radhë qe vazhdon per me shume se 20 km, ku disa prej tyre herë pas here shfaqin dhe probleme shëndetësore.
Për shkak të numrit të lartë ta makinave në këtë aks, është bllokuar trafiku në të dy anët e rrugës Jorgucat-Kakavijë.
Kjo situatë u krijuar për shkak se shumë qytetarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, u nisën drejt shtetit helen në kohën kur ky i fundit vendosi të caktojë karantinë të detyruar për ata që hyjnë në vend nga data 17 deri në 31 gusht.
Në orët e pasdites së djeshme pala greke vendosi të shtojnë numrin e tamponëve të kryera brenda një ore, ndërkohë që MEPJ ka njoftuar se po negociohet për vijuar punën edhe përtej orës 22:00.
Jemi në shekullin e XXI, dhe kemi mbi 30 vite demokraci, përsëri ka malok te ne që se din që Greqia është në luftë me Turqinë.
Mire tju behet. Popull idiot. Kjo nuk eshte hera e pare….! Hajdeni me avion. Apo doni te vini me makina te hapeni bythesh?! E kuptoj qe eshte me lire…! Por ne shqiperi cdo gje te del me shtrenjte! Nuk e mesuat?! Vuani athere! Tyryryryryryryry